I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një kallëzim i depozituar në prokurorinë e Durrësit nga 63-vjeçarja Lazime Hoxha alias Tota, si dhe 4 informacione të mara nga sistemi policor “Memex”, ka çuar në hapjen e një dosje penale për hetim pasuror ndaj Arban Lamkas. Për shkak të një të kaluare të errët përmes tregtisë së drogës dhe shfrytëzimit të prostitucionit”, Lamkas, dy ditë më parë ju sekuestruan nga gjykata e Durrësit plot 33 apartamente, 9 njësi tregtare, 4 dyqane dhe 4 garazhe në zonën e plazhit të Durrësit si dhe 15 automjete.
Vendimi për sekuestrimin e pasurive të mësipërm rezulton të jetë marrë nga gjyqtari Alban Veçani, qysh në 25 prill 2025, por njoftimi i prokurorisë së Durrësit për këtë vendimmarrje është ndarë pas 5 muaj, pikërisht në një kohë kur KLP-ja ka hapur garën për zgjedhjen e kryetarit të ri të prokurorisë, ku kandidojnë Suela Beluli dhe prokurori tjetër, Edmond Kaloshi.
Por ndryshe nga sa kanë raportuar mediat pak ditë më parë, kujtojmë se Arban Lamka nga Durrësi nuk ka asnjë lidhje me Arben Lamçen nga Elbasani të grupit “Çopja”, i cili është arrestuar nga SPAK për disa akuzat të rënda, përfshirë këtu dhe sigurimin e kushteve për të kryer vrasjen e Nuredin Dumanit.
Në dosjen hetimore të siguruar nga “Ora News”, konstatohet se bashkëshorti i Lazime Totës, Demir Tota, ka hyrë në një marrëdhënie tregtare huaje me Arban Lamkan dhe persona të tjerë si Skënder Buçeza, Asjan Buçeza, Raimond Matraxhi dhe Daik Mustafaraj. Këta persona u kanë dorëzuar shuma financiare Demir Totës që varionin nga 560.000 euro, 350.000 euro,77.000 euro, 200.000 euro.
Këto shuma janë dhënë në këmbim të apartamenteve në objektin e ndërtuar sipas Lejes së Ndërtimit me Vendimin nr.1, datë 12 mars 2008, në favor të Demir Tota, të cilët dyshohen se në bashkëpunim kryenin veprën penale të “Pastrimit të parave”.
Sipas dosjes hetimore për të njëjtin fakt, Lazime Tota, ka bërë kallëzim penal dhe në vitin 2017, ku nga ana e prokurorisë së Durrësit ishte regjistruar procedimi me Nr.268, por pa sjellë asnjë rezultat.
Tashmë me urdhër të drejtueses së prokurorisë së Durrësit, Suela Beluli, është rihapur duke marrë shkasë nga kallëzimi i dytë që ka kryer bashkëshortja e Demir Totës, shtetësja Lazime Tota. Bazuar në dokumentacionin e fashikullit penal dhe inspektimit në vend Arban Lamka posedon pasuri të paluajtshme në një objekt banimi pallat i përfunduar 70 për qind të tij 9 kat +1 kat nëntokë, nga të cilat referuar deklaratës noteriale të lidhur me 25 korrik 2008, midis Demir Tota dhe Alban Lamka, në rolin e investitorit. Arban Lamka posedon 33 apartamente, 4 njësi shërbimi, 4 garazhde dhe 1 tarracë në katin e fundit të pallatit me sipërfaqe 400 m2.
Vlera totale e pronave është 614 lekë të vjetra. Por kjo vlerë do të ishte vlera reale e përafërt e kostos së investimit për këtë objekt.
Ndodhur në kushtet ku në objekt ende nuk kanë përfunduar të gjitha punimet dhe përfundimi i punimeve të parealizuar llogaritet një kosto rreth 30 për qind e vlerës totale të llogaritur, themi se vlera reale e investimit të realizuar në objekt është mbi 430 milionë lekë të vjetra.
Përmes verifikimeve të kryera për pasuritë e Arban Lamka dhe personat e lidhur me të, rezulton se ky shtetas ka në pronësi pasuri të cilat dyshohet se nuk justifikohen nga pikëpamja ekonomike dhe dyshohet se lidhen-rrjedhin nga veprimtaria kriminale e tij.
Nga të dhënat e nxjerra përmes sistemit “Memex” ka rezultuar se në 2 shkurt 2021, Arban Lamka, është arrestuar si person i dyshuar në veprimtari kriminale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve” kryer në bashkëpunim, kryesisht të drogave të forta, heroinë dhe kokainë.
Në 10 Mars 2021 ai është ndaluar si i dyshuar sërish si tregtar i drogërave të forta kokainë dhe heroinë.
Në 17 qershor 2021 është arrestuar si person që është marrë me aktivitet kriminal të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike” dhe “Shfrytëzimit të prostitucionit”. Gjithashtu në 5 Tetor 2022 është ndaluar si person i akuzuar për “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”. Përmes verifikimeve të kryera ka rezultuar se në emër të Arban Lamka dhe familjarëve të tij (Nënës), janë të regjistruara dhjetëra pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme.
Gjithashtu Lamka gëzon dhe tre subjekte tregtare të regjistruara në QKB, ku njërën e ka hapur në 24 qershor 2006 me objekt aktiviteti transport mallrash me automjete si dhe punime në fushën e ndërtimit.
Kompania e dytë “Klejdi Invest”, është hapur në 14 Tetor 2008 me objekt në fushën e sipërmarrjes dhe ndërtimit, e cila aktualisht është me aktivitet të pezulluar. Ndërsa kompania e tretë është “SET 1,2,3” e cila tashmë ka status të pezulluar dhe me një detyrim financiar tek organet tatimore prej më shumë se 3 milion lekë.
Njëherësh policia dhe prokuroria e Durrësit, kanë kryer verifikime dhe për pronësinë e automjeteve, ku janë identifikuar 15 makina në emër të Arban Lamkas, të cilat tashmë janë vendosur nën sekuestro.
Nga ana tjetër avokatët e Lamkas pretendojnë se pasuria është tërësisht e justifikuar dhe nuk ka vend për hetim pasuror, pasi Lamka për vite me radhë ka ushtruar biznes privat dhe jo aktivitet kriminal.
Një 34-vjeçar përfundoi në prangat e policisë së Dibrës, pasi kryente manovra të rrezikshme me automjetin e tij në...
Një sasi prej 500 kg lëndë narkotike të llojit marijuanë është sekuestruar nga policia e Kosovës brenda një stalle ...
Shpejtësia e lartë bëri që një automjet të fluturojë në zonën e 21 Dhjetorit në Tiranë. Drejtuesi i mjet...
Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako vazhdon të jetë i shtruar në spitalin e qytetit prej ditës së djeshme, p&...
Me mendje të përhumbur nga kokaina, ai humbi kontrollin e makinës së tij, të cilën e drejtonte pavarësisht se kishte një...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka hapur sot zyrtarisht garën për kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme. N&...
Një 85-vjeçar ka denoncuar në policinë e Durrësit humbjen e kontakteve me të birin. “Në Komisariatin e Policisë...
Policia e Shtetit të Udines ka denoncuar dy shtetas shqiptarë, të moshës 35 dhe 24 vjeç, për ngjarjet që ndodhën mbr&e...
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka bërë sërish kërkesë në GJKKO për lirim nga qelia. Seanca pë...
Një 53-vjeçar përfundoi në prangat e policisë së Kukësit pasi u kap duke transportuar produkte ushqimore pa fatura nëp...