AKTUALITET

DOSJA/ ‘Do më vrasë’, si u kërcënua anëtari i rrjetit ‘Xuex’! Biseda me profesorin ‘Leo Smith’: Humbi 10 mijë $, m'i kërkon mua

Piranjat Përditësimi i fundit 17 Shtator 2025, 16:42

DOSJA/ ‘Do më vrasë’, si u kërcënua anëtari

Një person që investoi plot 10 mijë dollarë në skemën piramidale mashtruese XUEX, e goditur së fundmi nga autoritetet në disa qytete, sidomos në Lushnjë dhe Divjakë, kur pa në fund të gushtit se po përballej me humbjen e parave, pas zhurmës së krijuar në rrjet, nisi të kërcënonte agjentin që e kishte rekrutuar dhe bindur në investim.

Marius Kodra, 28 vjeç, nga Tirana, i arrestuar në operacion, e kishte bindur dhe i kishte dhënë siguri që do të kishte fitime. Kërcënimet me jetë ndaj të riut më 30 gusht, policia i zbuloi pasi iu sekuestrua celulari. Në një bisedë në aplikacionin “Telegram”, me personin “Leo Smith”, i cili sipas dosjes që Report Tv disponon, dyshohet se është nga Britania e Madhe, Marius Kodra i shpreh shqetësimin se po e kërcënonin me vdekje.

Marius Kodra: Mirëdita profesor! Kemi ndonjë lajm të ri për vonesat e tërheqjeve sepse po krijohet një kaos nëpër grupe. Profesor, më duhet ndihma jote. Një anëtar i ri iu shtua ekipit tim më së fundmi me 10 mijë dollarë. Ka bërë tërheqje dje dhe më kërcënon me jetën time nëse nuk i kalojnë lekët sepse unë i kam dhënë siguri në EG grup.

Leo Smith: Mos u shqetëso, e kemi deklaruar këtë çështje në grupin EG23 sot. A po i kushton vëmendje?

Marius Kodra: Po, po i kushtoj vëmendje gjatë gjithë kohës. Por ka njerëz si ky që e kthen në personale me mua, dhe mi kërkon mua lekët.

Leo Smith: Mos u shqetësoni për këtë problem, paratë e tyre nuk janë humbur ose zhdukur, ato janë ende në llogarinë e tyre, thjesht tërheqja nuk është marrë.
Biseda vijon mes të dyve me panikun që Kodra ka pasi personi që kishte shtuar në XUEX, e kërcënonte se do ta vriste. Ajo që bie në sy, është përpjekja e Leo Smith për ta qetësuar, shoqëruar me një gjuhë të ftohtë shqipe, e cila të lë të kuptosh se është e përkthyer përmes “Google Translate” apo “ChatGPT”.

Marius Kodra: Të kuptoj shumë qartë, por shumica janë frikësuar dhe po më kërcënojnë mua.

Leo Smith: Me çfarë po të kërcënojnë?

Marius Kodra: Po më kërcënon: Ose ti jap lekët, ose do të të vras!

Leo Smith: A është ky anëtar i grupit tuaj?

Marius Kodra: Po, është shumë i agravuar. Edhe pse ia kam sqaruar problemin për momentin, më kërkon lekët mua.

Leo Smith: Kërkoji të presë me durim, nuk janë paratë që humbasin, është vetëm vonesa në pagesë.

Marius Kodra: Ia kam shpjeguar këtë situatë, është i pabindur, po më shkakton probleme me familjen.

Leo Smith: Pra, çfarë mendon se duhet të bëjmë? E tëra çfarë mund të bëjmë tani është të presim, vëlla.

Marius Kodra: Shpresoj të rregullohet situata sa më parë profesor. Të tjerët janë në rregull, por ky ka futur një shumë prej 10 mijë dollarë dhe më kërcënon me jetën time, edhe pse po ia shpjegoj shumë herë këtë situatë.

Leo Smith: Në rregull, besoj se mund ta kalojmë këtë krizë pa probleme, mos u shqetësoni.

Marius Kodra: Unë kam pasur besim dhe vazhdoj të kem besim te ti. Jam i bindur që rruga jonë do të vazhdoj drejt një suksesi shumë të madh.
Marius Kodra u arrestua nga policia, edhe pse fillimisht nuk u gjet në banesë dhe u paraqit në mënyrë vullnetare në Policinë e Tiranës. Ai u dha detaje hetuesve të mënyrës së hyrjes në platformën XUEX, ndërsa investimin fillestar e bëri në Prizren në kriptomonedhën UTDT, pasi në Shqipëri transaksione të tilla s’lejohen.

“Jam njohur në Instagram në nëntor 2024, dhe në momentin që e kam klikuar më ka kaluar në aplikacionin Telegram, ku më është hapur një bisedë me një kontakt të quajtur "Leo Smith". Ai më ka shtuar në një grup po në Telegram me mbishkrimin "EG-Albania Team". Pasi kam komunikuar rreth një muaj, më ka treguar dokumente të ndryshme për të më vërtetuar se ishte i licencuar dhe i ligjshëm si platformë investimi. Kam shkuar në Prizren në një pikë këmbimi valutor dhe kam transferuar 400 dollarë, pasi në Shqipëri nuk lejohej, vlerë e cila kaloi në llogarinë time XUEX që e hapa me ndihmën e tij. Ai më instruktoi që sa herë që ai të më dërgonte sinjale, unë duhej që ta konfirmoja në llogarinë time”, ka dëshmuar ai.
Vlera që Kodra pretendonte të merrte në fund të vitit të parë të investimit prej vetëm 400 dollarë, duket të jetë qindra fish më e madhe.

“Vlera maksimale në llogarinë time në këtë platformë ka qenë rreth 8000 dollarë. Personi më pati thënë që investimi kishte prej një afat 1-vjeçar, ku unë në fund të këtij viti, pra rreth muajt tetor-nëntor të këtij viti, do të merrja 50 mijë dollarë. Vlera e investimit fillestar ka qenë 400 dollarë, dhe më pas nuk kam investuar vlera të tjera”, ka dëshmuar Kodra.
Një tjetër i arrestuar, Arbër Çela, pronari i lokalit “La Bonta”, ku policia kreu simulimin për hyrje në XUEX, u tha hetuesve se fitoi nga investimi fillestar që kishte bërë në pranverë të këtij viti. Edhe ai tërheqjen e parave e bëri në Prizren.

“Unë kam bërë 2300 dollarë investim në fillim rreth datës 10 ose 11 prill të këtij viti, dhe kam tërhequr rreth 8-9 mijë USD. Unë këto para i kam tërhequr në Prizren, Kosovë, sipas shqiptares. Kam shkuar vetëm një herë atje dhe ka qenë dje. Unë nuk kam ftuar njeri, por familjarët e mi kanë kërkuar vetë të hyjnë. Duke më parë mua, familjarët e mi, që isha pjesë në këto platforma, shprehën dëshirën dhe kërkuan që të futeshin edhe ata në këtë aplikacion me llogaritë e tyre personale”, ka dëshmuar ai.
Por, Arbër Çela mohoi që kishte dijeni për simulimin e policisë, apo se me çfarë merreshin kamerierët e tij, edhe pse këta të fundit iu referonin atij si profesori në bisedat me agjentët e policisë.

“Nuk kam asnjë dijeni për veprimet që bëjnë ata në telefonat e tyre, apo bisedat që bëjnë me klientë të ndryshëm që frekuentojnë lokalin tim, në këtë rast edhe me agjentët e policisë, sepse mendoj se ata bëjnë punën e tyre dhe shesin produktet e lokalit”, ka dëshmuar Çela.  
Edhe Çela deklaron se ishte “Leo Smith”, i cili e ndihmoi në krijimin e llogarisë në XUEX dhe vijimësinë për përdorimin e saj. Ndërkohë, një vajzë me emrin Joana, sipas tij, ishte ajo që e vuri në dijeni për herë të parë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan