AKTUALITET

Dosja e policëve Orikum, qytetari: I dhashë 2.7 milionë Danjelit. Polici: I bie që na e ka fut ne Danjeli për atë

Nga Elton Qyno Përditësimi i fundit 30 Janar 2026, 13:57

Dosja e policëve Orikum, qytetari: I dhashë 2.7 milionë

Një sherr ordiner mes disa punëtorëve të një biznesi në “Palasë”, është bërë shkak për nisjes e një praktike hetimore në komisariatin e Orikumit.

Por shefat e këtij komisariati, Daniel Likskëndaj, Afrim Ferraj dhe Artur Jançaj, në vend të hetonin rrethanat e ngjarjes, hyjnë në afera korruptive me njërin nga personat e shoqëruar në komisarit, Everest Basho.

3 policë të Orikumit arrijnë ti marrin 2.7 milion lekë të vjetra Everest Bashos, në këmbim të mos arrestimit dhe mos regjistrimin e një dosje penale. Nga përgjimet kuptohet se njëri nga policët e Orikumit, Afrim Ferraj, i thotë Bashos:

“...Po jo se i bie që na e ka fut ne Danieli, për atë...

Everesti ia kthen: “...aaa... atë nuk e di unë si i ndatë, po puna është se në sistem jam në rregull e të më hanë k... marr një dëshmi penale në e - Albania... e jam në rregull...”.

Sipas dosjes hetimore rezulton se Basho, nga muaji Qershor 2025 deri me datë 8 Shtator 2025, ka punuar në rrethin e Vlorës, si elektricist në një biznes privat me pronar, Gentjan Kole, konkretisht në lokalin në pronësi të tij me emrin “Tiki Bar” në Palasë.

Njëkohësisht ky shtetas administron dhe një kompani të quajtur “Miku”, që merrej me mirëmbajtjen e vilave në “Green Coast”.

Gjatë periudhës që ka punuar pranë kësaj kompanie, është akomoduar në një vilë që ndodhet pas hotel “Katër Palmat” në Orikum.

Krahas punës si elektricist, bënte edhe punë të dytë e konkretisht punën e shoferit të furgonit, për të transportuar punonjësit e Kompanisë  “Miku” nga Palasa në Orikum dhe anasjelltas.

Me datë 8 Shtator,rreth orës 16:30, është nisur nga lokali “Tiki Bar” në Palasë me furgonin e kompanisë dhe ka marrë punëtorët për tí dërguar në Orikum. Njëri nga punëtorët ishte shqiptar nga Kosova me emrin “Vigan”, që punonte si kuzhinier në “Tiki-Bar”.

Rrugës, kuzhinieri e ofendoi dy herë duke e sharë nga familja. Ishte hera e tretë që ai e ofendonte. Në momentin që e ofendoi, ndaloi furgonin dhe zbriti nga makina për ti kërkuar sqarime. Por debati që nisi me fjalë degjeneroi në përplasje fizike dhe u goditën dhe me njeri- tjetrin. Është futur një nga punonjësit që ishte në furgon dhe i ndau.

Pasi u rregulluan me njeri-tjetrin, vazhduan rrugën për të shkuar në banesë, ku ishin të akomoduar, në Orikum. Nuk vonoi as një gjysmë orë dhe te banesa ku ishin akomoduar kishte ardhur pronari Gentjan Kole, i cili sapo e pa filloi ta godiste me pëllëmbë Everestin, pa i dhënë asnjë shpjegim.

Në këtë moment Everest Basho, ishte larguar nga banesa dhe shkoi në një lokal aty afër në Orikum. Sapo u ul në lokal, e merr një person në telefon dhe i thotë që është punonjës policie dhe se ndaj tij kishin bërë një kallëzim, prandaj duhet të paraqitej tek stacioni i policisë.

Pas këtij njoftimi, menjëherë është çuar nga lokali dhe është paraqitur te Stacionin e Policisë Orikum. Pasi priti rreth 2 orë, kishin ardhur dy punonjës policie.

Njëri  iu prezantua se ishte i SPZ i zonës e quhej Afrim  Ferraj, ndërsa tjetri ishte civil, rreth 30-35 vjeç, i gjatë  i cili  iu prezantua  si Shefi i Krimeve dhe që quhej Daniel Likskendaj. Sapo erdhën në Stacion, punonjësi i policisë me uniformë Afrim Ferraj,  e mori dhe e çoi tek zyra e Shefit të krimeve.

Në fillim, Daniel Liskëndaj, i ka thënë se kanë bërë kallëzim penal për të, për shkak se ka goditur shtetasin nga Kosova me emrin Vigan. Ai i ka thënë se e ka çështjen e rëndë, sepse akuzohet për pengmarrje, duke qenë se kishte ndaluar në rrugë.

Nga ana tjetër, Everesti e sqaroi se nuk ka asnjë problem me Viganin, se ishin pajtuar me njëri- tjetrin. Ndërsa, Danieli këmbëngulte, duke u thënë se pengmarrja është vepër e rëndë penale dhe dënohej shumë, nga 7(shtatë) deri në 10 (dhjetë) vjet.

Njëkohësisht e pyeti dhe se ç’punë bënin prindërit. Pastaj  i tha se: “...ti po e ha për inatin e shefave tuaj...” (fjala për pronarët), duke qenë se para një muaji ndodhi një vjedhje tek shtëpia ku rrinin kuzhinierët.

Çështja e tyre u mbyll, shefat e çuan çështjen në Vlorë dhe e mbyllën andej. Pasi Daniel  i tha  këtë fjalë, i plotfuqishmi i zonës Afrim Ferraj, e mori nga zyra dhe e  dërgoi tek zyra e tij, që ishte ngjitur.

Afrimi i tha: “...jepi shefit një kafe dhe mbylle këtë punë,” por nuk duhet të bisedosh jashtë me asnjë njeri, kur të dalësh që këtej. Duke parë presionin që po i bënin, i frikësuar dhe duke menduar se do e mbanin padrejtësisht ne burg, për një gjë që nuk e kishte bërë, shtetasi Everest Basho i ka thënë të plotfuqishmit, se sa duhet të ishte kafja që të mbyllej ky problem.

Afrimi, i tha që kafja që të mbyllej problemi, ishte 3 milion e gjysmë lekë (të vjetra). Everest, i ka thënë që kishte vetëm 2(dy) milion e shtatëqind mijë lekë (të vjetra) dhe se ishte gjithë shuma që kishte mbledhur nga rrogat që merrte dhe të cilat i kishte lënë në dhomën ku flinte.

Afrimi, doli nga zyra e tij dhe i tha të priste sa të bisedonte  me shefin. Pasi folën veçmas erdhi dhe i tha që “Ok”, do ta mbyllim me aq. Në këtë moment në prezencë të plotfuqishmit, Basho mori në telefon Klejvis Mino, në numrin e telefonit  068 25 XXX , sepse rrinin në një dhomë bashkë dhe i tha që të merrte paratë dhe tí sillte tek Rajoni i Policisë në Orikum.

Sipas Bashos, pas rreth 15 minutash Klevisi solli çantën me 2 milion e 700 mije lekë. Afrim Ferraj, e ka porositur që të mbështjellë lekët, ti futë në një fletë formati të bardhë dhe ti vendosi poshtë çantës së shefit Daniel Likskendaj.

Basho referon se Shefi i krimeve Daniel Likskendaj, kishte një çantë të zezë me rrip të zi që vendoset në krah. Sipas porosisë se Afrimit, mori paratë , i mbështolli me një fletë formati dhe i vendosi poshtë çantës së Danjelit (Shefit të kimeve) në prezencë të dy punonjësve te policisë.

Pasi iu dha paratë,  Shefi i krimeve, Daniel Likskendaj, mori të dy deklarimet dhe i grisi para tij dhe i hodhi në një kosh mbeturinash.

Në përfundim i tha se po e mbyllin këtu, meqë edhe ishin pajtuar dhe për të asgjë nuk do të regjistrohej në sistem. Gjithashtu Daniel Likskendaj i tha se, do ta merrte në telefon pas tre ditësh për të parë nëse ishte pajtuar me Viganin, por në fakt nuk e ka telefonuar.

Më 26 nëntor 2025 në ora 12.00, Everest Basho, ka telefonuar punonjësin e policisë Afrim Ferraj, me të cilin kanë lënë dhe vendin e takimit. Nga biseda që kanë bërë me njëri-tjetrin, rezulton që punonjësi i policisë fillimisht e ka ngatërruar me një person dhe një rast tjetër. Më pas ai është kujtuar për kallëzuesin dhe rastin me të.

Në mënyrë të përmbledhur, Everest Basho, i ka shpjeguar Afrimit se kur kishte tentuar të udhëtonte jasht Shqipërisë, nuk e kishin lënë, pasi rezultonte me problem në sistem. Ai i ka thënë Afrimit se problem tjetër përveç rastit me grindjen me shtetasin Kosovar, nuk kishte pasur rast tjetër, ndërkohë që ata e kishin siguruar ditën e ngjarjes, se nuk do ta hidhnin në sistem.

Afrim Ferraj, i kërkoi kallëzuesit kartën e identitetit dhe pasi ja dërgon me foto, Daniel Likskëndajt, i kërkon këtij të fundit të bëjë verifikimet në sistemin TIMS. Danieli ka kryer verifikimin dhe konfirmon që Everest Basho, nuk ka problem dhe është i pastër në sistemin TIMS.

Nga situata të përshkruar më lart, veçohet si me rëndësi transkripti i mëposhtëm:

Everesti- Unë erdha më shumë për merak, se atë ça kërkuat jua dhashë!  

Afrim-  O vlla, xero! (nënkuptohet i pastër ne sistem)

Everesti- Aq sa pata mundësi ju dhashë edhe...

Afrim-  I le ndonjë kafe atia se s’mbaj mend?

Everesti- Danielit? I dhashë... i dhashë kafe të madhe

Afrim-  Sa i dhe? Se se mbaj mend!

Afrim-  Dyqind e shtatëdhjetë?

Everesti-  Dy pikë shtatë, vajti dy milion e shtatëqind...se e mban mend, ç’donin të më bënin mua ata? Se harrova të të pyes, se- këtë se kam marrë vesh kurrë. Tani mua kush ma bëri denoncimin at’herë? Ai kosovari?  Ai...jo se me atë, unë u pajtova që në shpi unë, ai ose pronari një Mishel Petriti

Afrim-  Dëgjo- vëllain! Ti u zure me shokun apo jo? Këshu ishte?

Everesti-  Po... po me atë u pajtova që në shpi unë. U zura me atë unë?  E çova prapë në shpi unë, se ishte furgoni me puntorë.

Afrim-  Tani u kujtova unë. Vinit nga Palasa ju?

Everesti-  U zumë rrugës e çova në shpi e kur vij unë, pronari ...menaxherët, nami i zi...

Everesti-  Edhe më godet pronari... këtë se kam thënë

Afrim-  Ktu, ktu, rrija në Orikum unë...I thashë dhe Danielit atë ditë, ore ja u zumë, unë s’kam faj

Afrim-  Po pronari kush ishte? Ishte...

Everest-  Kot për muhabet...Tani dëgjo vllain: Ktu ça letrash mbajtën?Se mua m-i grisi letrat, edhe deklaratën time edhe të atij i grisi Danieli, prandaj erdha më shumë se thashë mos ma kanë bërë ata pronarët, se u zura me njërin keq...

Afrim- Tani kafen ja çove vetë Danielit ti?  

Everesti-  Siç më orientove ti... futja në fletë... ja lashë në fletë unë!

Everesti-  Dy pikë shtatë, që mi sollmën aty, mi sollen jashtë. Po Danielit ja dhashë kafen për ta pyetur mos ka dalë ndonjë nga ata

Afrim-  Se unë, mbaj mend që ke dhënë shtatëqind euro.

Everesti-  Jo unë dhashë dy pikë shtatë, jo shtatëqind, mban mënd që të thashë sa të jap? Ktu te pazari...se ike ti bleve cigare... unë kam dalë, në dy të natës, po vari lesht iku ajo… puna është...

Afrim-  Po jo se i bie që na e ka fut ne Danieli, për atë...

Everesti-   Aaa... atë nuk e di unë si i ndatë, po puna është se në sistem jam në rregull e të më hanë k... marr një dëshmi penale në i Albania... e jam në regull.

Everesti-  Prandaj them kush më denoncovi se unë aty isha ...Gjithsesi ti rrofsh.

Afrim-  Je shumë i pastër, por këtu nuk je qind për qind i pastër te lekët.

Everesti-  Unë lekët ati, aq i dhashë, po unë nuk e di si i keni bërë ju pazaret, i futa lekët ...na i thashë ika se kisha hallin e rrogës se e di sa lekë më kanë mbajtur? Gjysmën e rrogës, kisha për të marrë nja gjashtë milion lekë unë e kur filluan, jo nafta, jo k... në p... jo zënka e akoma si kam marrë ato lekë unë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan