I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...

PRIZEREN- Dy herë ishte planifikuar që drama "Gjashtë kundër Turqisë" të shfaqet në teatrin e qytetit të Prizrenit. Por të dyja shfaqjet janë anuluar. Autori Jeton Neziraj fajëson për këtë Turqinë.
Një teatër i rinovuar, por bosh
Teatri i qytetit "Bekim Fehmiu" në Prizren është rinovuar së fundmi dhe shkëlqen në pamjen e tij të re. Një rrugicë e shkurtër e lidh atë me urën e vjetër prej guri, një nga pamjet më të fotografuara të këtij qyteti piktoresk në jug të Kosovës.
Megjithatë 380 karriget e reja veshur me kadife të kuqe mbetën të papërdorura dy herë, një herë në dhjetor të vitit 2024 dhe herën e dytë në mars 2025. Në të dyja rastet ishte planifikuar të shfaqej drama "Gjashtë kundër Turqisë" e dramaturgut kosovar Jeton Neziraj.
"Që nga momenti kur teatri njoftoi për këtë shfaqje, ai u bë shënjestër e sulmeve, e kërcënimeve dhe e presionit nga persona të ndryshëm në rrjetet sociale", tregon Neziraj. Sipas tij, kërcënimet erdhën nga minoriteti turk në Prizren.
Një nga zërat kundër shfaqjes ishte Ertan Simitçi, anëtar i asamblesë komunale dhe kryetar i partisë së vogël turke "Levizja Novatore". Ai i ka dërguar një letër kryetarit të bashkisë së Prizrenit ku kërkon ndalimin e shfaqjes, me argumentin se ajo ishte kundër interesave të Turqisë.
Por presioni nuk erdhi vetëm nga komuniteti turk i Prizrenit. "Kryetari i Prizrenit u vizitua nga Konsullata Turke në Prizren dhe nga Ambasada Turke në Prishtinë", thotë Neziraj, duke shtuar se beson se ata i kërkuan atij ta ndalonte shfaqjen.
Një komunitet me lidhje të forta me Turqinë
Prizreni është qyteti i dytë më i madh i Kosovës, me rreth 90,000 banorë. 10% e popullsisë janë turq etnikë, të cilët kanë një histori 500-vjeçare në këtë qytet. Marrëdhëniet e tyre me Turqinë janë shumë të afërta – në vitin 2015, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u shpall "qytetar nderi" i Prizrenit.
Historia e gjashtë mësuesve turq
Drama e Jeton Nezirajt "Gjashtë kundër Turqisë" bazohet në një ngjarje të vërtetë që tronditi Kosovën në vitin 2018. Gjashtë mësues turq, të cilët jepnin mësim në një shkollë të financuar nga lëvizja e Fethullah Gülen, u arrestuan në Prishtinë dhe u dërguan në Turqi.
Turqia e fajëson Fethullah Gülenin për tentativën për grusht shteti në vitin 2016 dhe i ka përndjekur mbështetësit e tij. Dhjetëra-mijëra vetë janë burgosur dhe pasuritë e tyre janë konfiskuar.
Edhe gjashtë mësuesit e deportuar nga Kosova u burgosën në Turqi. Ngjarja shkaktoi zemërim ndërkombëtar, dhe OKB-ja kërkoi lirimin e tyre të menjëhershëm. Në Kosovë pas skandalit, ministri i Brendshëm dhe shefi i Shërbimit Sekret u detyruan të japin dorëheqjen.
Në dramën e tij Neziraj trajton këtë rast, por thekson se kritika e tij nuk kufizohet vetëm tek Turqia. Ai shprehet se e ka shkruar këtë vepër për të denoncuar "shtetet autoritare dhe qeveritë që shtypin qytetarët e tyre përmes dhunës dhe terrorit".
"Demokracia është si një tramvaj"
Pavarësisht mesazhit më të gjerë të dramës, lidhja me Turqinë është e qartë. Në vepër, një nga personazhet kryesore, i quajtur "Tayyip Efendi", thotë: "Demokracia është si një tramvaj – zbret kur arrin në destinacion."
Kjo është një deklaratë e vërtetë që Erdogan e ka bërë në vitin 1998, kur ishte kryebashkiak i Stambollit. Për këtë atë e dëbuan nga posti dhe e burgosën për 10 muaj. Sot Erdogani është në pushtet prej më shumë se 20 vjetësh dhe i godet kritikët e tij me dorë të fortë.
Aktorët u larguan nga frika e arrestimit
Neziraj kishte planifikuar që në shfaqje të merrnin pjesë edhe aktorë turq, por ata e braktisën projektin nga frika se mund të arrestoheshin në Turqi.
"Dy aktorë turq, një nga Stambolli dhe një nga Berlini, pasi lexuan skenarin e parë, vendosën të largohen nga projekti. Ata kishin frikë se do t'i burgosnin pas shfaqjes", tregon ai.
E suksesshme në Prishtinë, e ndaluar në Prizren
Drama është shfaqur me sukses dhe pa asnjë protestë në Prishtinë, në një teatër privat. Por në Prizren, gjithçka është ndryshe.
Komuna e Prizrenit mohon se ka ndërhyrë për ndalimin e shfaqjes. "Programimi i shfaqjeve dhe menaxhimi i aktiviteteve artistike janë përgjegjësi ekskluzive e teatrit", thuhet në deklaratën e komunës. Megjithatë Neziraj nuk ka shpresë se do të ketë një datë të re për shfaqjen. "Edhe nëse e planifikojmë përsëri, ata do të gjejnë gjithmonë një arsye për ta ndaluar", thotë ai. Tani ai është duke kërkuar një teatër alternativ në Prizren, ndaj të cilit kryetari i komunës dhe përfaqësuesit turq nuk kanë ndikim.
"Censura nuk ka vend në teatër"
Flamur Krasniqi, punonjës i teatrit të qytetit, është i zhgënjyer. "Mezi po e prisja këtë shfaqje, veçanërisht sepse kemi një komunitet të fortë turk në Prizren. Nuk besoj se të gjithë turqit e Prizrenit ndajnë të njëjtin mendim me Erdoganin ose politikanët e Turqisë."
"Teatri është vendi ku duhet të diskutohen ide të ndryshme, revolta dhe debate. Nëse ka censurë në teatër, atëherë pse ekziston si institucion?", thotë ai.
Edhe Mergim Çobanaj, i cili banon pranë teatrit, mendon se qeveria e Kosovës tregoi dobësi përballë presionit turk. "Turqia është mysafire në këtë vend, nuk ka të drejtë të ushtrojë presion. Kjo shfaqje duhet të jepet."/DW?
ITRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me arrestimin e ish-efektivit të RENEA Altin Morina i cili u arrestua mbrëmj...
Altin Morina TIRANË- Një ish-fektiv i RENEA-s është arrestuar mbrëmjeen e kaluar. Bëhet e ditur se Altin Morina ësh...
TIRANË- Ikona e kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa do të përcillet në banesën e fundit sot, pas homazheve që d...
KOSOVË- Shefja e diplomacisë e Bashkimit Evropian paralajmëroi shqyrtimin e mjeteve alternative ndaj dialogut, në mënyrë që...
TIRANA- Qeveria shqiptare po përflitet se po përdor një pajisje të quajtur Deep Packet Inspection (DPI) për të kontrol...
LEZHË- Një aksident rrugor ka ndodhur në kryqëzimin e Gjadrit. Mësohet se dy automjete që lëviznin në drejtimet Shkod&...
ITALI- Vrasja tragjike e 22vjeçaresh shqiptare Ilaria Sulës në Itali nga ish-i dashuri i saj filipinas ka shkaktuar hidhërim në Ita...
TIRANA- Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për ...
LIBRAZHD- Një ngjarja e pazakontë është regjistruar në fshatin Dragostunjë të bashkisë së Librazhdit kët&eum...
ITALI- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 22-vjeçares shqiptare, Ilaria Sula në Itali. Mësohet se një st...