Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
DURRËS- Në Gusht të vitit 2024, kompania koncesionare që operonte në Kalatën Lindore të Portit të Durrësit për ngarkim-shkarkimin e kontenierëve, shiti aksionet e saj tek shoqëria kroate, “SCHAPHA D.OO”. Ky transaksion përbënte epilogun e një përplasjeje të nisur më herët mes qeverisë shqiptare dhe “EMS”, e cila kishte operuar për 10 vjet në Portin e Durrësit.
Qeveria e Edi Ramës vendosi që të japë territorin e Portin të Durrësit për ndërtimin e projektit “Durrës Yacht Marina”. Për “EMS”-në, ky projekt cënonte aktivitetin e saj tregtar e, për këtë arsye iu drejtuar Arbitrazhit Ndërkombëtar, ku kërkonte 40 milione euro dëmshpërblim.
Por, “EMS” u tërhoq nga Arbitrazhi, kur ia shiti aksionet e saj kroatëve të “SCAPHA”. Marrëveshja mes dy shoqërive duket se ka ngritur shqetësime në qarqe të ndryshme ndërkombëtare.
Mediumi gjerman “Capital Beat” ka ngritur disa pikëpyetje për këtë zhvillim, përfshirë edhe ato që kanë të bëjnë me disa lidhje me Amerikën Latine të pronarit të ri fundor të kompanisë koncesionare, Filip Rogosić.
Më poshtë është teksti i plotë, i përkthyer nga “Boldnews.al”
Porti më i rëndësishëm i Shqipërisë, ai i Durrësit, është sërish në fokus dhe zhvillimet e fundit ngrenë pyetje që shkojnë shumë përtej kufijve të vendit. Edhe në politikën gjermane zhvillimi po shihet me shqetësim. Në fokus është: një ndryshim operatori, mosmarrëveshje ligjore dhe një skandal për eksportet e dyshimta. Ngjarjet ilustrojnë se sa urgjentisht Shqipëria ka nevojë për një strategji të qartë për të mbrojtur investitorët e huaj.
Një ndryshim i diskutueshëm i operatorit
Në vitin 2013, koncesioni për Kalatën Lindore të portit iu dha nga qeveria shqiptare, e drejtuar në atë kohë nga kryeministri Sali Berisha, kompanisë gjermane “EMS Shipping and Trading GmbH”, në një përpjekje për të rritur efikasitetin përmes menaxhimit (të veprimtarive portuale) me anë të sektorit privat. Por në vitin 2024, “EMS” u largua nga projekti dhe ia shiti koncesionin për 13 milionë euro kompanisë kroate SCAPHA D.O.O., e drejtuar nga Filip Rogosić.
Ajo që supozohej të ishte një dorëzim i qetë, u shndërrua shpejt në një problem shumë të madh. Menjëherë pas ndryshimit të pronësisë, u publikuan raporte për eksportimin nga ky port drejt Azisë të lëndëve potencialisht të dëmshme. Qeveria shqiptare fajësoi EMS-në. Ndërsa, EMS-ja nga ana e saj, u mbrojt duke thënë se ata nuk ishin përgjegjës për miratimin e ngarkesave të tilla.
Çështjet gjyqësore dhe presionet ekonomike
Problemet rreth EMS nuk mbarojnë këtu. Që në vitin 2022, kompania i kishte rezistuar planeve të qeverisë shqiptare (të drejtuar nga Edi Rama, shën.red) për zhvendosjen e operacioneve portuale në Porto Romano dhe për t’i lënë vend një projekti luksoz, “Marina e Durrësit”.

EMS paditi Shqipërinë në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit dhe kërkoi 40 milionë euro dëmshpërblim. Ky rast u zgjidh përfundimisht kur “EMS” ia shiti koncesionin kompanisë kroate “SCAPHA”. Pavarësisht marrëveshjes, mbeten sërish pikëpyetje thelbësore: Sa të sigurta janë investimet afatgjata në Shqipëri nëse planet e qeverisë ndryshojnë në mënyrë të paparashikueshme?
Angazhimi i Shqipërisë për transparencë
Situata në portin e Durrësit nxjerr në pah një dobësi kryesore: mungesën e transparencës dhe mbrojtjen e pamjaftueshme të investitorëve. EMS dhe SCAPHA D.O.O. janë shembuj të mbështetjes së Shqipërisë në kapitalin e huaj, por pasiguritë mund të pengojnë investitorët e tjerë potencialë.
Pikëpyetje ka edhe për rrjetet ndërkombëtare të operatorëve të rinj. Filip Rogosić, (bosi i “SCHAPHA”, shën.red) dhe lidhjet e tij me rrjetet tregtare ndërkombëtare në Evropë dhe Amerikën Latine ngrenë shqetësime për praktikat e biznesit dhe përgjegjësitë e aktorëve të ardhshëm.
Porti i Durrësit është një qendër ekonomike për Shqipërinë. Por për ta siguruar atë si një vend strategjik, vendi duhet të përcaktojë qartë rregullat e lojës për investitorët e huaj. Pa reforma dhe një angazhim për transparencë, Shqipëria rrezikon jo vetëm reputacionin e saj, por edhe të ardhmen e saj ekonomike.
Shitja tek “SCAPHA D.O.O.” mund të jetë një ndryshim i lojës – nëse mësohen leksionet e duhura. Porti përfaqëson lidhjen e Shqipërisë me botën. Tashmë i takon qeverisë ta mbrojë këtë lidhje./Boldnews
Air Albania TIRANË- Mbrëmjen e sotme do të zhvillohet përballja Shqipëri- Ukrainë. Ndeshja do të zhvillohet në stad...
gramoz nokshiqi TROPOJË- Pak ditë më parë, “Piranjat” trajtuan rastin e Gramoz Nokshiqit, 35 vjeçarit nga Tropoja, i...
spak TIRANË- Prokuoria e Posaçme po zhvillon një hetim ndaj Entit Kombëtar të Banesave. Sipas raportimeve janë caktuar 8 ma...
viktima dhe autori TIRANË- Janë publikuar foto të reja që autori Mario Prelleshaj kishte postuar menjëherë pasi ka goditur m...
Pamje nga vendngjarja TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me makinën e djegur të gjetur pranë liqenit n&...
Pamje nga vendngjarja TIRANË- Pas ekzekutimit të 28-vjeçarit, Klaudio Prendi është gjetur një mjet i djegur pranë liqe...
Viktima ITALI- Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e djeshme në Itali. Për shkak të aksidentit më...
makina TIRANË- Një 28-vjeçar ka mbetur i vdekur mbrëmjen e djeshme pas një atentati që iu bë në zonën e Xham...
Droga KORÇË- Dy persona janë vënë në pranga ditën e sotme në Korçë. Mësohet se të arrestuar...
Prind TIRANË- Pas vrasjes së 14-vjeçarit, Martin Cani dhimbja dhe frika ka "kapluar" prindërit dhe nxënësit e shkollës...