EMRAT/ U qëlluan me armë zjarri, kush janë dy të plagosurit në Laprakë. Policia jep detaje
Dy persona janë plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Laprakës në Tiranë. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur ...
Dy persona janë plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Laprakës në Tiranë. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur ...
Me thirrjet 'polici këtu na ke, ti mbron krimin dhe jo ne' protestuesit po protestojnë para Drejtorisë së Policisë së Ti...
Ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës, pas protestës së zhvilluar para Kuvendit. Protestuesit janë nisur në...
Situata vijon të jetë e tensionuar në qendër të Tiranës, ku protestuesit janë përqendruar pranë ambienteve të ...
Që prej gushtit 2025, shteti shqiptar i ka paguar mesatarisht më shumë se tre milionë euro në muaj një kompanie që ...
Vetëm me votat e saj, mazhoranca miratoi programin dhe kalendarin e punimeve të sesionit të ri parlamentar, ndërsa opozita votoi kundër...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi thotë se deklaratat e bëra nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj n&eu...
Në Shqipëri, numri i nxënësve në arsimin fillor vijoi të bjerë edhe në vitin 2024. Nga 146 962 nxënës të...
Rritja e çmimeve është përshpejtuar në gusht, duke u rritur me 3.2%, nga 3.4% në korrik. Ky është muaji i tret...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ndaj ceremonisë me nderime shtetërore të organizuar në Serbi p&eu...
Forcat e armatosura të Shteteve të Bashkuara dhe ato të Ekuadorit kanë nisur operacione të përbashkëta kundër trafikut të drogës. Kjo është hera e parë që SHBA kryen një operacion ushtarak në terren në Amerikën Latine. Ndërkohë, Europol ka shkatërruar një rrjet të lidhur me kartelin Los Lobos dhe me lidhje me mafien shqiptare.
Nga Rafael Salido, EURONEWS
Ushtria amerikane ka nisur për herë të parë operacione ushtarake në Ekuador kundër organizatave të lidhura me trafikun e drogës, në një përpjekje të koordinuar me autoritetet lokale, si pjesë e një ofensive më të gjerë kundër asaj që Uashingtoni e quan “narko-terrorizëm” në Amerikën Latine.
Sipas Komandës Jugore të Shteteve të Bashkuara, operacionet nisën më 3 mars dhe synuan organizata kriminale, të cilat janë shpallur si terroriste. Komanda ushtarake amerikane nuk ka dhënë detaje operative, por ka theksuar natyrën e përbashkët të misionit.
“Ne i përgëzojmë burrat dhe gratë e Forcave të Armatosura të Ekuadorit për përkushtimin e tyre të palëkundur në këtë luftë, duke treguar guxim dhe vendosmëri përballë narkoterroristëve,” tha gjenerali i Marinës, Francis Donovan, komandant i SouthCom.
Operacioni zhvillohet në një kontekst të rënduar të sigurisë në Ekuador, i cili vitet e fundit është bërë një nyje kyçe për trafikimin e kokainës drejt Shteteve të Bashkuara dhe Evropës.
Që nga janari i vitit 2024, vendi po përjeton një konflikt të brendshëm me intensitet të ulët për shkak të ofensivës së shtetit kundër bandave kriminale, të cilat qeveria i ka shpallur armiq të brendshëm. Kjo është bërë pjesë e situatës së sigurisë që është përkeqësuar dukshëm në Ekuador, ku dhuna dhe trafiku i drogës janë rritur në mënyrë të ndjeshme. Presidenti Daniel Noboa njoftoi kohët e fundit se dëshiron të bashkëpunojë me Uashingtonin në luftën kundër karteleve të drogës.
Gjatë një vizite zyrtare në Ekuador në shtator, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, shpalli bandat Los Choneros dhe Los Lobos si “organizata terroriste”, një vendim që sipas Uashingtonit synon të forcojë kornizën ligjore për t’i luftuar këto grupe për rolin e tyre qendror në trafikun e drogës, dhunën e armatosur dhe destabilizimin e vendit.
Në të kaluarën, operacionet ushtarake amerikane kundër narkotikëve gjatë mandatit të dytë të Donald Trump ishin kryesisht në det — duke ndaluar anije të dyshuara — por nuk kishte pasur kurrë një njohje publike të veprimeve të tilla në terren deri tani.
Në të njëjtën kohë, Europoli mbështeti një operacion ndërkombëtar policor që përfshinte Ekuadorin, Belgjikën dhe Holandën, dhe çoi në shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të kokainës të lidhur me kartelin ekuadorian Los Lobos dhe me organizata kriminale me lidhje me mafien shqiptare në Evropë. Hetimi solli 16 arrestime, konfiskimin e më shumë se katër tonë kokainë, dhe shkatërrimin e një rrjeti komplekse për pastrim parash dhe korrupsion. Europol shërbeu si qendër për shkëmbimin e informacionit dhe koordinimin operacional.
Spanja luajti një rol të rëndësishëm përmes projektit Gdin, i udhëhequr nga Garda Civile, që dha alarmet për kontejnerë të dyshimtë dhe forcoi bashkëpunimin transatlantik kundër trafikut të drogës.
“Europol ka vepruar si një nyje kyçe informative për të siguruar shkëmbimin e shpejtë dhe të sigurt të të dhënave midis autoriteteve të përfshira,” tha agjencia.
Të dyja këto aksione — ai ushtarak amerikan dhe ai policor europian — reflektojnë një intensifikim pa precedent të bashkëpunimit ndërkombëtar ushtarak dhe të policisë në Ekuador, ku tani bashkohen strategjia e sigurisë së Shteteve të Bashkuara dhe ofensiva evropiane kundër rrjeteve kriminale që furnizojnë tregun e drogës në Bashkimin Evropian.
Euroja ka humbur pikë përballë monedhës sonë kombëtare dhe, sipas kursit zyrtar të Bankës Qendrore, këmbehet me 96....
Ka ndërruar jetë e moshuar e Azilit të Pleqve në Gjirokastër, pasi u rrëzua nga tarraca e këtij institucioni mesditën e ...
Policia holandeze ka arrestuar sot në Urmond një 28-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili udhëtonte me një automjet të vjedh...
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, në vijim të komunikimeve periodike, këshillon të gjithë shtetasit shqiptar&eu...
Policia gjeti mesazhe sinjalizuese për furnizimin me kokainë në një telefon celular - dhe një grumbull parash prej 220 paundësh - ...
Qeveria ka gjetur zgjidhjen për të vulosur përfundimisht aferën korruptive të inceneratorëve, e cila u kushtoi qytetarëve shq...
Një denoncim ka ardhur në redaksinë e Piranjat news nga bluzat e bardha, të cilat hedhin akuza për premtime të pambajtura dh...
Një qytetar ka denoncuar pranë redaksisë sonë një fenomen që, sipas tij, po kthehet në rrezik real për sigurinë rru...
Një raport i fundit i inteligjencës italiane është prezantuar në Parlamentin e Italisë lidhur rolin e krimit shqiptar n&...
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 6 vite burg Klodian Rrjepajn, ish-zëvendësministër i ministrisë së Shëndetësis&eum...