AKTUALITET

'Dukesha si i çmendur me fustan grash'/ Tafani zbërthen planin për atentatet dhe tritolin ndaj Noizyt

Piranjat Përditësimi i fundit 14 Maj 2026, 17:47
'Dukesha si i çmendur me fustan grash'/ Tafani zbërthen

I penduari i drejtësisë Artan Tafani ka vijuar dëshminë në GJKKO, duke zbuluar detaje të reja për ngjarjen me tritolin e vendosur ndaj lokalit të reperit Noizy.

Ai ka deklaruar se pas ngjarjes grupi është zhvendosur në Ksamil, ku sipas tij është pohuar se akti ishte kryer dhe janë diskutuar lëvizjet e mëtejshme, përfshirë kontakte të pretenduara me struktura policore dhe përgatitje të reja të maskimeve e armëve për veprimet e grupit.

“Pas disa kohësh ikëm në Ksamil. Aty ka folur Laerti me Kleviolin në telefon. Si ka treguar që ia ka vënë ai tritolin Noizyt. Unë isha në kërkim për çështjen e Peqinit. Laert Haxhiu kishte kontakte edhe me Suel Çelën. Ai çon fjalë, thotë që kam mik shefin e policisë së krimit në Elbasan dhe do ta mbyll unë çështjen e Peqinit. Kishin një kallashnikov të shkurtër, e mbanim në shtëpi. Laerti kishte maskë plastike, një paruke bjonde, e kishte gjetur e dashura e Laertit. Blemë edhe rroba, këmishë grash. Do vishesha unë si femër me fustan të gjatë. I blenë ato gocat rrobat.

Vendosa maskën dhe më lyeu e dashura e Laertit. Makina ishte në garazh te shtëpia e vjetër, ‘Benz’ i zi. Maskën, rrobat, armët, fishekët i fus në makinë. U nisa për në Çermë të Lushnjës, Laerti ishte nisur para në Çermë. Mora Fatjon Veliun në makinë. Fatjoni do të hipte në timon, unë mbrapa. Ai djali ruante Rexhep Ginën ndërkohë. “Nisuni”, thotë Laerti. Vëzhguesi komunikonte me Laertin, ai më thoshte mua. Laerti më ofendonte: pse s’e ke hapur telefonin, më kishte kërkuar të lija çelësat e garazhit në një karburant. Na shau, u mërzita, u nevrikosa, nuk doja ta bëja atë punë. Kisha veshur një fustan të zi grash të gjatë, xhaketë grash dhe një këmishë ngjyrë mishi. Automatikun e kisha lidhur poshtë xhaketës, nuk dukej. Nisemi në vendin ku e kishim lënë.

Kur zbres nga makina, Rexhep Gina ishte mbështetur në mur, ishte vetëm. E dija unë si ishte veshur. Isha i mërzitur, po mendoja si t’i thoja mos ta bëja. Kalova para lokalit siç isha me atë veshje. Dukesha si ndonjë i çmendur, isha lyer si klloun. Më panë këta, u çua në këmbë, po shikonte si i trembur. U ktheva prapë, dukesha si i çmendur.

Vëzhguesi iku, i them s’është aty. Ata ikën pasi më panë mua ashtu, ishin futur brenda. I them: o vëlla, ka ikur ai, s’është aty. Iku ai që do vrisnim, “nisu për shtëpi”, më tha Laerti mua. Lë Fatjonin atje dhe u nisa për Tiranë. Ika direkt, hoqa rrobat, vura makinën te vendi. Ai ishte njeri i frikshëm, jetonim në terror. Mua më mbante pak me të mira Laerti. Kisha vrarë tre veta unë. Ai njëri ishte i frikshëm, jetonim në terror, se na shante, na rrihte, edhe mund të na vriste. Sa zgjohej, jetonim me frikë. Me mua sillej pak më mirë, se isha edhe më i madh në moshë, por jetonim nën terror prej tij. Por unë kisha vrarë tre veta. Dhe ma kishte pak më shumë hatrin.

Në i kishim vënë gjobë një biznesmeni në Lushnjë, një djali me emrin Enea, mbiemrin s’ja mbaj mend. Unë rrija aty, i kemi kërkuar 1 milion euro. Ky biznesmeni kishte probleme me ca gango, Land Shyti, i thonë “mustaqe kuqi”. Ata ishin vrarë e prerë, Laerti kërkonte biznesmenin ta kapte. Si përfundim, ai erdhi vetë, kërkoi ndihmë pasi kishte probleme me “mustaqe kuqin”.

Ne e marrim biznesmenin dhe dalim në dalje të Tiranës, e marrim e dërgojmë në një rrëzë mali dhe Laerti i vendosi 1 milion euro gjobë. Biznesmeni 100 mijë euro ja dha dhuratë atij djalit që e njohu me Laertin. Ne i morëm atë ditë 120 milion lekë, dmth atij biznesmeni në total ja kemi marrë 360 mijë euro. Ai është Enea, por mbiemrin s’ja kujtoj”, dëshmoi ai në gjyq.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan