Shpërthim me tritol në Kurbin
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Biblioteka publike e Durrësit në këtë fillim-shtator është më e qetë se zakonisht.
Trotuari në hyrje të godinës është bllokuar nga autoveturat e parkuara si të munden, në mungesë të shesheve alternative.
Më 10 shtator biblioteka duhet të përkujtojë 80-vjetorin e themelimit, por askush nuk di të thotë nëse do të ketë apo jo një ceremoni festive.
Një gjë është e sigurt: “porta e dijes”, siç u pëlqen ta quajnë bibliotekën punonjësit e saj, vazhdon të funksionojë në të njëjtën banesë të vitit 1945, një vilë e një familjeje të kamur.
Përpjekjet për ndërtimin e një biblioteke të re kanë dështuar vazhdimisht.
Në këto 8 dekada, bibliotekën e kanë frekuentuar mijëra lexues të moshave të ndryshme.
“Unë kam punuar për shumë vite në katin e parë, aty ku ishin regjistruar fëmijët e vegjël,” tha për BIRN Milika Simsia, e cila ka dalë në pension prej disa vitesh.
“Mjediset ishin shumë të ngushta, por çdo ditë shërbeheshin 50-60 fëmijë, mes të cilëve edhe ata që më vonë u bënë shkrimtarë e poetë, si Bashkim Hoxha, Viktor Canosinaj, Ilia Dede apo Petraq Risto,” shton zonja e moshuar.
Simsia kujton se në fundin e viteve 1970 pati një përpjekje për ndërtimin e një godine të re, por gjithçka mbeti në kuadrin e projekteve.
Një projekt tjetër kujton edhe një nga ish-drejtuesit e bibliotekës, që dëshiron të mos identifikohet.
“Unë kam gjetur në tavolinën e punës një projekt të detajuar për godinën e ardhshme, projekt që ishte hartuar pas kërkesës së Komitetit të Kulturës dhe Arteve në vitin 1989,” thotë ajo.
Menjëherë pas ndryshimeve të viteve ’90, Soros dhe një fondacion gjerman ofruan mbështetjen e tyre financiare për ndërtimin, që do të transferonte bibliotekën e vjetër në një godinë të re.
Sipas pushtetit vendor, ndërtimi i godinës së re nuk është realizuar për shkak të mungesës së truallit të lirë në qendër të qytetit.
Gjatë tre dekadave në qytetin bregdetar janë ndërtuar dhjetëra pallate dhe godina gjithfarësh, por ka munguar hapësira për ngritjen e bibliotekës dhe kinemasë.
Kryebashkiakët që kanë zëvendësuar njëri-tjetrin në 33 vitet e fundit thuajse asnjëherë nuk e kanë programuar ndërtimin e një biblioteke të re.
Në këto vite, godina i është rikthyer familjes së pronarëve dhe biblioteka paguan rregullisht qiranë mujore.
Mirjam Reçi nga Qendra e Zhvillimit Social kujton marrëveshjen e vitit 2022 që shoqëria civile dhe kryebashkiakja e sapozgjedhur nënshkruan për prioritetet e mandatit të saj, mes të cilave edhe ndërtimi i bibliotekës. Megjithëse kanë kaluar tre vjet, biblioteka nuk është ndërtuar.
Shkrimtari Viktor Canosinaj, autor i 50 librave për fëmijë dhe të rinj, tha për BIRN se impenjimi i punonjësve të bibliotekës duhet vlerësuar.
“Megjithëse jetoj prej vitesh në Tiranë, mjaft promovime të librave janë bërë në Durrës,” tha Canosinaj për BIRN.
Qytete të tjera, me popullsi më të vogël në numër, e kanë zgjidhur prej kohësh ndërtimin e një biblioteke të re.
Sipas shkrimtarit durrsak, Lezha, Korça, Berati apo Elbasani tashmë i afrojnë frekuentuesve hapësira leximi dhe promovimi të librave.
Ndërsa Durrësi vijon në të njëjtën gjendje prej shumë e shumë vitesh, me 375 metra katrorë gjithsej.
“Që të gjitha aktivitetet janë organizuar në Pallatin e Kulturës “Aleksandër Moisiu”, pasi biblioteka nuk ka qoftë edhe një sallë veprimtarish,” shtoi shkrimtari durrsak.
Intelektualët vendas kanë propozuar disa herë hapësira për zgjidhjen e problemit.
“Godina e drejtorisë së Hekurudhave mund të jetë një alternativë shumë e mirë dhe po ashtu edhe godina 6-katëshe që ndërtoi para dy vitesh në Durrës kompania e energjisë elektrike CEZ, dhe që përdoret vetëm pjesërisht,” tha për BIRN Doranin Agalliu, një financier, i cili ka publikuar disa libra.
Agalliu sugjeron se trualli i klubit të portit “Mujo Ulqinaku” mund të shërbente gjithashtu për ndërtimin e një godine shumëkatëshe dhe një projekt i mirë mund të vendoste në të njëjtin territor bashkë me bibliotekën, edhe kinemanë apo galerinë e arteve.
“Të gjitha këto institucione të kulturës i mungojnë Durrësit dhe deri tani nuk është bërë asgjë për ndërtimin e tyre,” përfundoi ai. /Birn/
Nga shtrati i Spitalit të Traumës, ku po merr ndihmën e specializuar shëndetësore pas plagosjes së rëndë, objektivi i ...
Gazetari Artan Hoxha deklaroi se shteti e ka dhënë Shkodrën me koncesion, duke akuzuar akuzuar për lidhje mes krimit të organizuar dhe ...
Banorët e Tropojës i bëjnë thirrje shefit të Komisariatit në Bajram Curri që të ndalojë shoqërimet dhe arres...
Policia ka nisur hetimin ndaj një juristi pasi akuzohet për korrupsion. 39-vjeçari me inicialet B. A, me detyrë jurist i një i...
Një fëmijë 4-vjeçar mbeti i lënduar pas një aksidenti automobilistik që u regjistrua pasditen e sotme në fshatin Marin...
Gjashtëdhjetë e një kilogramë hashash dhe 36,000 euro para të gatshme : katër të rinj të arrestuar. Zyra e prokurorit t...
Dy persona u vranë dhe 2 të tjerë u plagosën gjatë një atentat mëngjesin e së hënës në qytetin e Shkodr...
Një banor i fshatit Vidhishtë, bashkia Roskovec ka denoncuar prishjen e murit rrethues dhe një magazine nga policia bashkiake. Kujtim Kuqo ka t...
Safet Bajri, një emër i njohur në Shkodër po jo vetëm, ka festuar 41-vjetorin e lindjes në burgun “313”. Edhe pse pa...
Ditën e sotme është mbajtur seanca e parë gjyqësore e autorit të dyshuarit të përdhunimit në Durrës, Leonard...