AKTUALITET

DW: Njoftimi nga SHBA për Shqipërinë për sulm të mundshëm nga Irani, alarm sigurie apo njoftim rutinë?

Piranjat Përditësimi i fundit 4 Prill 2026, 09:30

DW: Njoftimi nga SHBA për Shqipërinë për sulm të

Më 1 prill, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë paralajmëroi për sulme të mundshme nga grupe të lidhura me Iranin. Në njoftim përmendeshin si objektiva të mundshëm entitete të lidhura me SHBA-në dhe elementë të opozitës iraniane në Shqipëri, por edhe hapësira publike si qendra tregtare, hotele, klube apo restorante.

Ndërsa mesazhi i drejtuar qytetarëve amerikanë kërkonte “vigjilencë të shtuar”, në Shqipëri ai u përkthye shpejt si një sinjal për rritje të drejtpërdrejt të rrezikut.

Presidenca nuk e pa të nevojshme mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, pavarësisht kërkesës së opozitës, por thekson se situata po ndiqet në mënyrë të vazhdueshme.  “Presidenti i Republikës është në kontakt të përditshëm me institucionet e Këshillit të Sigurimit Kombëtar dhe informohet për çdo situatë dhe skenar, si dhe për të gjitha masat që merren në kuadër të protokolleve të sigurisë”, thuhet në një deklaratë për mediat. “Të gjitha institucionet relevante janë vigjilente dhe në ndjekje të plotë të situates, bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë është në nivele tejet të larta.”

Ministria e Brendshme, nga ana tjetër, e lexon paralajmërimin si pjesë të praktikave rutinë të sigurisë. Drejtuesi i kësaj ministrie, Besfort Lamallari, theksoi se masat janë marrë prej kohësh dhe strukturat e vendit janë në gatishmëri. “Shqipëria prej disa kohësh ka marrë masat e nevojshme nga agjencitë ligjzbatuese në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë”- tha ai. Lamallari shtoi se Policia e Shtetit është me masa të shtuara dhe se sipas komunikimeve me përfaqësues të ambasadës, “ky është një lajmërim standard që është bërë edhe në vende të tjera”.

Sipas ekspertit të sigurisë, Xhavit Sala, njoftime të tilla janë të zakonshme dhe synojnë kryesisht sensibilizimin e qytetarëve amerikanë, por mënyra se si interpretohen në Shqipëri është e ndryshme. “Ne e morëm si rritje të nivelit të kërcënimit, ndërsa në fakt nuk rezulton në këtë shkallë,” thotë ai për DW, duke theksuar se kjo nuk përjashton nevojën për vigjilencë të shtuar në një rajon me sfida sigurie.

Shqipëria vijë e padukshme fronti?

Për vite me radhë marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Iranit janë përshkallëzuar nga një konflikt diplomatik në një përplasje të hapur politike dhe kibernetike. Kulmi erdhi në vitin 2022, kur Tirana ndërpreu marrëdhëniet diplomatike pas sulmeve kibernetike që ia atribuoi Teheranit.

Në të njëjtën kohë në Shqipëri strehohen prej vitit 2013 anëtarë të organizatës opozitare iraniane MEK, që u vendosën në vend me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.



Tiran2

Që prej asaj periudhe përplasja nuk ka mbetur vetëm në nivel deklaratash. Sulmet kibernetike kanë pasur si objektiv sistemet shtetërore, duke përfshirë platforma qeveritare, institucione të drejtësisë dhe databaza që lidhen me të dhënat e qytetarëve. Në disa raste ndërhyrjet kanë pasur si qëllim fshirjen e të dhënave dhe paralizimin e funksionimit të sistemeve, duke vënë në provë kapacitetin e institucioneve për të reaguar.

Episode të tjera kanë përfshirë ndërhyrje ndaj faqes së Kuvendit dhe sistemit të Postës Shqiptare, për të cilën përgjegjësinë e mori grupi “Homeland Justice”. Infrastruktura nuk u paralizua plotësisht, por presioni i vazhdueshëm mbi sigurimin e të dhënave mbetet i njejtë. Sipas ekspertit të sigurisë Xhavit Sala, këto zhvillime nuk janë të izoluara. “Ata kanë vepruar kundër shtetit shqiptar, duke goditur sistemet dhe kanë synuar të nxisin trazira në vend,” thotë ai për DW shqip, duke i lidhur këto veprime me përdorimin e luftës hibride dhe asimetrike.

Eksperti: Duhet më shumë komunikim me qytetarët

Paralajmërimi i Ambasadës së SHBA-së u përhap me shpejtësi edhe në rrjetet sociale dhe në media, dhe u interpretua si një sinjal për rritje të rrezikut edhe nga qytetaret shqiptare.

Sipas ekspertit të sigurisë, Xhavit Sala, njoftime të tilla kërkojnë më shumë shpjegim për publikun. “Komunikimi nga institucionet shqiptare duhet të jetë më i hapur dhe më i shpeshtë, në mënyrë që të ruhet balanca mes informacionit dhe perceptimit, pa krijuar panik, por edhe pa lënë hapësirë për keqinterpretim” – tha eksperti për DW. “Në një vend të hapur, ku lëvizja është e lirë dhe ku çdo paralajmërim për sigurinë përhapet shpejt, mënyra si komunikohet rreziku bëhet po aq e rëndësishme sa vetë rreziku” – shton eksperti.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan