Merr flakë ndërsa ishte në lëvizja, shkrumbohet automjeti në aksin Kardhiq-Delvinë
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
GJERMANIA- Pas një gjysmë viti hetimesh, në prill policia gjermane arrestoi mbi 20 persona për vepra të ndryshme penale me bazë mashtrimin. Ndërkohë autoritetet në Shtutgart paraqesin përmasat e plota të këtij rrjeti. Kemi të bëjmë me një rast të "mashtrimit më të madh me call center-a", deklaruan autoritetet bashkarisht në Shtutgart. Ministri i Brendshëm i Baden-Vyrtembergut, Thomas Strobl tha, se mashtrimi i zbuluar tani me call center-a ka "një përmase, si asnjëherë më parë në Europë."
Sikurse njoftuan Ministria e Brendshme dhe Ministria e Drejtësisë e Baden-Vyrtembergut, Zyra e Kriminalistikës së këtij landi (LKA) në Shtutgart, si dhe Prokuroria e Përgjithshme në Karlsruhe, në katër vende të Ballkanit Perëndimor dhe në Liban u zbuluan call centera me veprimtari mashtruese.
Në një deklaratë të veçantë Europol njoftoi, se në aksionin ndërkombëtar të policisë të koduar me emërtimin "Pandora" kanë bashkëpunuar nëpunës nga Gjermania, Shqipëria, Bosnja, Kosova dhe Libani. Gjatë kontrolleve në mes të prillit në dymbëdhjetë call-center-ra janë arrestuar 21 persona.
Mashtrim në forma të shumëllojshme
Mashtruesit kanë përdorur një gamë të gjerë mashtrimesh p.sh. duke u paraqitur tek viktimat si të afërm, nëpunës banke, punonjës të qendrave për konsumatorë ose si policë, duke i kërcënuar ato me dënime, ose duke u premtuar fitime përmes transaksioneve bankare.
Sipas të dhënave të Prokurorisë së Përgjithshme në Bamberg të Bavarisë për mashtrim është përdorur edhe cybertrading. Në këto raste viktimave u kanë mbushur mendjen të blejnë produkte financiare me kriptovalutë duke u premtuar fitime joshëse. Mashtruesit kanë përdorur të tilla platforma nga nëntori 2022 deri në maj 2023. Sipas hetuesve bavarezë vetëm në këtë sektor dëmi i shkaktuar kap vlerën e rreth 220.000 eurove. Por mendohet se ka edhe një numër tjetër të madh rastesh.
Një punonjës i kujdesshëm banke u dha sinjalin hetuesve
Këto hetime u mundësuan, sipas të dhënave të autoriteteve të Baden-Vyrtembergut dhjetorin e kaluar, pasi një punonjës i vëmendshëm banke pengoi një tentativë mashtrimi që do të kishte shkaktuar një dëm prej më shumë se njëqindmijë euro. Numrat e telefonave të mashtruesve u përdorën brenda një kohe të shkurtër për mijëra tentativa të tjera mashtrimi.
Po në të njëjtin muaj LKA e Baden Vyrtemebergut krijoi një grup hetimor, ku u përfshinë edhe autoritetet policore të Bavarisë, Saksonisë dhe Berlinit. Mbi bazën e rezultateve të hetimit nëpunësit arritën të parandalojnë duke njoftuar paraprakisht viktimat e mundshme të mashtrimeve në rreth 6000 raste që mund të kishin arritur shumën e dëmit prej rreth dhjetë milionë euro. Rastet e parandaluara përbëjnë mbi 80 përqind të të gjitha rasteve.
Për këto rezultate kanë ndihmuar që nga dhjetori disa qindra nëpunës, që kanë përgjuar me turne në kohë reale bisedat telefonike të dorasve me viktimat e shpërndara në të gjithë Gjermaninë. Gjithsej janë siguruar mbi 1,3 milionë biseda. Herë pas here janë ndjekur paralelisht deri në 30 biseda, për të parandaluar dëmin. Hetimet ndërkohë vazhdojnë për gjithsej 7500 raste.
Kontrolle njëkohësisht në pesë shtete
Gjatë kontrolleve më 18 prill, sipas këtyre të dhënave, autoritetet ndërkombëtare dhe kombëtare të policisë dhe drejtësisë kanë ndërhyrë njëkohësisht në objektet e këtij rrjeti. Aksionet e koordinuara janë zhvilluar në Shqipëri, Bosnje-Hercegovinë, Serbi, Kosovë dhe në Liban. Aksionet u koordinuan nga prokuroria e Autoritetit Policor Europian, Europol me seli në Hagë, Holandë. Gjatë kontrolleve hetuesit kanë sekuestruar ndër të tjera para dhe vlera pasurie rreth një milion euro si dhe material elektronik prove, që mund të ndihojë në zbulimin e „të tjera call centera-ve të mundshme dhe mashtruesve të tjerë", vë në dukje Europoli.
Ministri i Brendshëm i Baden-Vyrtembergut Strobl u shpreh i lehtësuar për suksesin e hetuesve: "Aktet penale të mashtrimeve përmes telefonatave janë mjaft perfide dhe pa skrupuj, sepse ato luajnë më frikërat dhe hallet e njerëzve". Politikani kristiandemokrat deklaroi, se kundër "këtyre kriminelëve do të veprohet me të gjithë forcën e konseguencat ligjore"./ DW
Foto ilustruese TIRANA- Një aksident është regjistruar rreth orës 04:33, të mëngjesit në autostradën Durrë...
Foto ilustruese ELBASAN- Enti Rregullator i Energjisë (ERE) ka rinovuar licencën e shoqërisë “ECO- ELB” sh.a., në vepr...
Foto ilustruese TIRANA- Normat e emigrimit të rinjve në Shqipëri në 10 vitet e fundit kalojnë edhe vendet që kanë pë...
Foto ilustruese TIRANA- Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme....
Ola Xama TIRANË- Gazetarja Ola Xama, ka komentuar mbrëmjen e sotme përgjegjësitë e kryetarit të Bashkisë së T...
foto nga operacioni SPANJË- Autoritetet spanjolle në bashkëpunim me ato gjermane dhe franceze kanë goditur një organizatë t&e...
protesta TIRANË- Në Tiranë, gazetarë dhe punonjës të tjerë të mediave protestuan sot në hyrje të Kuvendit...
foto nga aksidenti TIRANË- Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të enjte në aksin rrugor Tiranë-Elbasan...
foto ilustruese TIRANË- Qeveria shqiptare ka ndarë nga buxheti 2024, 113 milion lekë të reja për katër komunitetet kryesore f...
pamje nga vendngjarja GJIROKASTËR- Tre persona janë shoqëruar në polici në lidhje me ngjarjen e sotme kriminale, ku janë gjet...