Pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e sotme në një lokal në zonën e pazarit në Korçë, ku dy persona mbetën të plagosur me thikë, S. Sh. dhe M. Xh., policia ka nisur menjëherë shoqërimin e të dyshuarve.
Sipas policisë, tre persona janë shoqëruar në komisariat nga të dyja palët e përfshira në përplasjen fizike, shtetasit I. Sh., D. P. dhe G. D.
Konflikti, që dyshohet të ketë nisur për motive banale, degjeneroi në përdorimin e armëve të ftohta, duke lënë tre të lënduar, një prej tyre me plagë në bark.
Policia po vijon hetimet për identifikimin e plotë të personave të përfshirë dhe rolin e secilit në ngjarje, ndërsa priten zbardhje të mëtejshme në orët në vijim.
Gjendja shëndetësore e të plagosurve është nën monitorim në spitalin e Korçës.
Njoftimi i policisë:
Korçë/Informacion paraprak
Rreth orës 21:30, në lagjen nr. 1, Korçë, në ambientet e një lokali, gjatë një konflikti për motive të dobëta, janë dëmtuar, dyshohet me mjet prerës (thikë), shtetasit S. Sh. dhe M. Xh., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme, tre shtetas të tjerë të përfshirë në konflikt, të dyshuar si autorë, konkretisht shtetasit I. Sh., D. P. dhe G. D.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./Piranjat.al
Lexo edhe:
https://piranjat.al/aktualitet/emrat-identifikohen-autoret-e-dyshuar-te-perleshjes-me-thika-i43333
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
31 Gusht22:17
Detaje nga aksidenti në Lezhë-Milot, tre të plagosur nisen drej Traumës në Tiranë
Dy automjete janë përfshirë në një aksident mbrëmjen e sotme, në aksin rrugor “Lezhë–Milot”. Sipas njo...
AKTUALITET
31 Gusht17:07
Qëlloi një fëmijë në kopsht/ Ja çfarë ndodhi me edukatoren...
Një edukatore është proceduar penalisht ditën e sotme. Shkak për procedimin është bërë një shpullë që...
AKTUALITET
31 Gusht15:21
Qeveria ‘ha’ sigurinë ushqimore: Ligji i ri ndëshkon pasojat, jo burimin e rrezikut
Kodi i ri Penal sjell risi në fushën e sigurisë ushqimore, duke përfshirë disa vepra penale të reja që synojnë të n...
AKTUALITET
31 Gusht15:12
Zbulim tronditës në det: Ish-oficeri shqiptar i burgut gjendet pa jetë – Prokuroria italiane zbardh të vërtetën e errët
Vrasja e Fatos Cenajt në Itali po zbardhet gjithnjë e më shumë nga autoritetet vendase. Sipas mediave italiane, hetimi për vdekjen e 58...
AKTUALITET
30 Gusht17:42
e-Albania në kolaps/ Bllokohen shërbimet digjitale!
Qytetarët në mbarë vendin po përballen me pamundësi për të hyrë në platformën shtetërore e-Albania, duke ...
AKTUALITET
30 Gusht17:09
Tritoli rrëzon njërin, qeveria ngre tjetrin/ Kush fshihet pas Kepit të Rodonit? Resortet me pëlqim politik
Në një distancë prej 300 metrash, një resort është prishur me të drejtë dhe një tjetër po ngrihet me leje qeve...
AKTUALITET
30 Gusht16:43
Betoni në krizë? Pas arrestimit të Veliajt, ndërtimet marrin tatëpjetën! INSTAT me 'pushime'...
Lejet e ndërtimit të dhëna nga bashkitë në Shqipëri ranë me 67% në tremujorin e dytë të këtij viti, periu...
AKTUALITET
30 Gusht16:03
Alarmante situata në Sarandë/ Flakët i afrohen Syrit të Kaltër, evakuohen me urgjencë turistët
Shqipëria po përballet sërish me vatra zjarri, të nxitura nga temperaturat ekstreme që kanë përfshirë vendin.
Situata m...
AKTUALITET
30 Gusht15:50
20 të lënduar në Tiranë nga stuhia dërgohen te ‘Trauma’
Burime për Piranjat.al raportojnë se për shkak të erës së fortë dhe reshjeve në Tiranë, 20 persona kanë p...
AKTUALITET
30 Gusht15:24
Ndërtoi pa leje resortin te Kepi i Rodonit, lihet në burg ish-kreu i IMT
Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për ish-drejtuesin e Inspektoratit të Mbrojtjes s&eum...