Kodi i ri Penal sjell risi në fushën e sigurisë ushqimore, duke përfshirë disa vepra penale të reja që synojnë të ndëshkojnë prodhimin dhe tregtimin e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin e konsumatorëve.
Kjo lëvizje vjen pas shumë rasteve të shpërthimit të skandaleve në lidhje me sigurinë ushqimore, që nga shpërthimi i salmonelës, akulloret kancerogjene, e deri te kamionët me perime që refuzohen nga BE për shkak të nivelit të lartë të pesticideve.
Por qeveria ka nisur të “shërojë” të sëmurin dhe jo të gjejë shkakun e kësaj situate.
Nëpërmjet këtyre mënyrave:
1. Forcojë inspektimet në terren – të kryera rregullisht dhe pa paralajmërim në ferma, tregje, fabrika ushqimore.
2. Vendosë gjoba të rënda për prodhuesit që përdorin hormone, pesticide apo antibiotikë të ndaluar.
3. Publikojë emrat e subjekteve shkelëse – për transparencë publike dhe presion ndaj konsumatorit.
4. Revokojë licencat e bizneseve që kapen në shkelje të përsëritura.
5. Investojë në laboratorë modernë për testimin e produkteve në mënyrë të pavarur.
6. Shtojë ndëshkime për zyrtarët shtetërorë që shpërfillin denoncimet apo bashkëpunojnë me bizneset abuzuese.
Kush i fut në vend këto pesticide dhe në rast se përdoret doza e lartë, përse nuk kontrollohen hektarët e mbjellë dhe të jepen pikërisht aq sa nevojitet?
Më tej janë parashikuar ndryshime që përfshijnë dënime me burg për prodhimin e ushqimeve të rrezikshme, mashtrimin me produktet ushqimore, paraqitjen e rreme të tyre, si dhe shkeljet e shenjave të vendosura nga autoritetet shtetërore.
Teksa therjen e kafshëve ose përdorimin e produkteve shtazore për konsum, duke e ditur se ato janë trajtuar me substanca të ndaluara. Për këtë shkelje parashikohet deri në katër vjet burgim. Po ashtu, penalizohet hedhja në treg e mishit ose produkteve shtazore pa respektuar periudhat e pritjes të përcaktuara me ligj. Në nenin 460, parashikohet *mashtrimi me produktet ushqimore*, ku përfshihet importimi, prodhimi, ruajtja, falsifikimi, publiciteti ose tregtimi i ushqimeve me të dhëna të rreme për cilësinë, prejardhjen, kategorinë apo përbërjen e tyre. Për këtë vepër dënimi arrin deri në tre vjet burg.
Ndërsa *paraqitja e rreme e produktit ushqimor*, që lidhet me ndryshimin e të dhënave për skadencën apo përbërjen e produkteve, ose tregtimin e ushqimeve të destinuara për t’u bërë të papërdorshme, ndëshkohet me burg deri në gjashtë muaj.
Gjithashtu është kriminalizuar edhe *prishja e shenjave të organeve shtetërore në fushën e sigurisë ushqimore*, ku përfshihet heqja ose ndryshimi i shenjave bllokuese të vendosura nga autoriteti kombëtar i ushqimit. Në rastet kur aktiviteti vijon pavarësisht bllokimit, dënimi mund të arrijë deri në tre vjet burg./Piranjat.al
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
31 Gusht15:12
Zbulim tronditës në det: Ish-oficeri shqiptar i burgut gjendet pa jetë – Prokuroria italiane zbardh të vërtetën e errët
Vrasja e Fatos Cenajt në Itali po zbardhet gjithnjë e më shumë nga autoritetet vendase. Sipas mediave italiane, hetimi për vdekjen e 58...
AKTUALITET
30 Gusht17:42
e-Albania në kolaps/ Bllokohen shërbimet digjitale!
Qytetarët në mbarë vendin po përballen me pamundësi për të hyrë në platformën shtetërore e-Albania, duke ...
AKTUALITET
30 Gusht17:09
Tritoli rrëzon njërin, qeveria ngre tjetrin/ Kush fshihet pas Kepit të Rodonit? Resortet me pëlqim politik
Në një distancë prej 300 metrash, një resort është prishur me të drejtë dhe një tjetër po ngrihet me leje qeve...
AKTUALITET
30 Gusht16:43
Betoni në krizë? Pas arrestimit të Veliajt, ndërtimet marrin tatëpjetën! INSTAT me 'pushime'...
Lejet e ndërtimit të dhëna nga bashkitë në Shqipëri ranë me 67% në tremujorin e dytë të këtij viti, periu...
AKTUALITET
30 Gusht16:03
Alarmante situata në Sarandë/ Flakët i afrohen Syrit të Kaltër, evakuohen me urgjencë turistët
Shqipëria po përballet sërish me vatra zjarri, të nxitura nga temperaturat ekstreme që kanë përfshirë vendin.
Situata m...
AKTUALITET
30 Gusht15:50
20 të lënduar në Tiranë nga stuhia dërgohen te ‘Trauma’
Burime për Piranjat.al raportojnë se për shkak të erës së fortë dhe reshjeve në Tiranë, 20 persona kanë p...
AKTUALITET
30 Gusht15:24
Ndërtoi pa leje resortin te Kepi i Rodonit, lihet në burg ish-kreu i IMT
Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për ish-drejtuesin e Inspektoratit të Mbrojtjes s&eum...
AKTUALITET
30 Gusht15:04
Pemë të rrëzuara dhe përmbytje/ Stuhia e fortë përfshin disa qytete, policia apelon drejtuesit e mjeteve: Respektoni rregullat
Mesditën e sotme, stuhia era e të fortë dhe reshjet e dendura të shiut, përfshinë disa nga qytete kryesore në vend. Si pasoj&...
AKTUALITET
24 Gusht13:19
Denoncimi i “Piranjave”/ Shpërndante materiale pornografike me shtetase të mitura, arrestohet 26 vjeçari në Lushnjë
Policia e Lushnjes ka arrestuar në flagrancë një 26 vjeçar me inicialet Q.K, banues në Karbunarë, për komunikime me p&eum...
AKTUALITET
23 Gusht20:50
“Vdekja, kjo Zonjë madhështore”/ Shkrimi që Artur Zheji shkroi për vdekjen 1 vit më parë
1 vit më parë, gazetari i ndjerë Artur Zheji i kishte kushtuar një shkrim vdekjes, duke e përshkruar si një "Zonjë Madhë...