Aksident automobilistik në Fier/ Plagosen drejtuesit e mjeteve, dërgohen në spital
Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në aksin Fier–Seman , në afërsi të vendit té quajt...
Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në aksin Fier–Seman , në afërsi të vendit té quajt...
Pas një pushimi të shkurtër ka rinisur procesi gjyqësor ndaj ish-presidentit Ilir Meta në Gjykatën e Posaçme. Gjatë...
Një automjet tip fuoristradë është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të mërkure në hyrje t&eum...
SPAK ka goditur rreth një muaj më parë një tjetër grup kriminal, një rrjet të dyshuar ndërkombëtar të trafik...
Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan ka lëshuar akuza të forta ndaj Izraelit gjatë një takimi të partisë së tij, duke dekla...
Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po zhvillohet seanca gjyqësore ndaj Laert Haxhiu, i akuzuar...
Një mega operacion i Prokurorisë së Posaçme çoi në lëshimin e 10 urdhër arresteve te emrave të njohur të...
Temperaturat e larta të verës paraqesin rrezik të shtuar për shëndetin, veçanërisht për të moshuarit, fëmi...
Grupi politik Partia Demokratike Evropiane ka reaguar ndaj deklaratave të Edi Ramës në intervistën e tij për Financial Times, ku shau...
Momente tensioni janë shënuar gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar këtë të mërkurë, ku ish-Presidenti I...

Partia Demokratike ka denoncuar atë që e cilëson si një situatë të rëndë nepotizmi dhe keqmenaxhimi në Universiteti “Eqrem Çabej” në Gjirokastër, duke akuzuar qeverinë për degradimin e arsimit të lartë publik gjatë viteve të fundit.
Në një deklaratë publike, drejtuesja e Departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula, tha se gjatë 13 viteve të qeverisjes së Edi Rama, ky universitet është shndërruar nga një institucion me traditë në një “simbol të shpërbërjes së arsimit të lartë”. Sipas saj, nepotizmi dhe klientelizmi kanë përfshirë çdo hallkë të institucionit, duke përfshirë punësimet, menaxhimin financiar dhe proceset akademike. Ajo pretendoi se në universitet janë krijuar “dinasti familjare dhe politike”, ku poste të rëndësishme mbahen nga persona me lidhje të afërta familjare.
Në deklaratë renditen një sërë rastesh të pretenduara të konfliktit të interesit, ku drejtues dhe ish-drejtues të universitetit thuhet se kanë të punësuar familjarë të afërt në role akademike dhe administrative. Sipas PD-së, ky fenomen është shtrirë jo vetëm në strukturat akademike, por edhe në administratë.
PD thekson gjithashtu se mungesa e transparencës në përdorimin e fondeve dhe problemet me pagesat e pedagogëve janë tregues të një krize më të gjerë në sistemin universitar publik.
Deklarata e drejtueses së Departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula:
Gjatë këtyre trembëdhjetë viteve të qeverisjes së Edi Ramës, universiteti me emrin e madh të shkencave albanologjike, Eqrem Çabej, në Gjirokastër, është shndërruar në simbol të shpërbërjes së arsimit të lartë publik në Shqipëri.
Nepotizmi i shfrenuar, krijimi i dinastive familjare dhe politike sundon çdo hallkë të universitetit: nga punësimet te diplomat fantazmë; nga zbrazja e auditorëve te mjegullnaja e fondeve financiare, të lëvruara pa transparencë e shpesh në funksion të interesave të ngushta të drejtuesve që shkojnë deri në pikën e mospagesës për pedagogë të brendshëm kundrejt qokave për pedagogët e jashtëm.
Raportimet mediatike dhe nga terreni dëshmojnë se grupet nepotike kanë uzurpuar çdo strukturë universitare:
– Në zyrën e kurrikulave gjendet ish-sanitarja e Universitetit, edhe pse ky pozicion kërkon profesioniste për ekspertiza të mirëfillta.
– Nuk ndodh kund në botë që zv. rektorja dhe përgjegjësja e marrëdhënieve me jashtë e universitetit, njëkohësisht kryetare e këshillit bashkiak të Gjirokastrës, e pagëzuar me titullin ‘Lubia e universitetit’ pedagogia e anglishtes M. I. të ketë edhe dy kunatat dhe dy kushërirat e para pedagoge.
– Ish-rektori B. M. ka djalin dhe nusen e djalit dhe krushkun pedagog dhe një person të afërt sekretare.
– Një tjetër ish-rektor, G. S., aktualisht zv/rektor ka edhe bashkëshorten shefe departamenti të historisë edhe djalin pedagog.
– Kryetari i bordit të universitetit, pedagogu, Th. T. ka marre edhe dy motrat pedagoge.
– Dekani i shkencave të Natyrës, S. M., ka dy vajzat pedagoge dhe nusen e nipit laborante.
– Në degën e studimit të Greqishtes janë 5 pedagogë në lidhje bashkëshortore dhe familjare shumë të afërta.
– Kancelari dhe administrator S. G., ka 2 pedagoge, vëlla e motër, 2 kushërinj.
– Nepotizmi që është shtrirë në të gjitha strukturat akademike në këtë universitet e ka pasur më të lehtë të zaptojë administratën: pesë anëtarë nga familja Shehu punojnë në administratë.
Kjo është vetëm një pjesë e panoramës së Universitetit të Gjirokastrës i cili nga qendër e dijes dhe kërkimit, është kthyer në një rrjet interesash të ndërthurura familjare dhe politike, ndërsa merita është zëvendësuar nga klientelizmi dhe korrupsioni.
Në këtë realitet të rëndë, ministria e arsimit, znj. Mirela Kumbaro, sikur të jetojë në ishull, ironikisht, flet për hartimin e strategjisë 2027-2032 me prioritet cilësinë; për krijimin e mekanizmave për të kontrolluar cilësinë në arsimin e lartë dhe për ndërkombëtarizim të arsimit të lartë; për rishikimin e ligjit 80/2015, pas 11-të vitesh nga hyrja e tij në zbatim, pa zënë me gojë kolapsin e plotë universitar, që nuk karakterizon vetëm një universitet, por prej vitesh, ka ngërthyer gjithë sistemin universitar publik në vend.
U bëj thirrje institucioneve përgjegjëse si Ministria e Arsimit, Kontrolli i Lartë i Shtetit, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit si dhe organeve të drejtësisë që të nisin pa vonesë verifikime të thelluara dhe të pavarura mbi fenomenin e konfliktit të interesit dhe nepotizmit në të gjitha universitetet publike në vend.
Vetëm përmes transparencës, hetimit të paanshëm dhe ndëshkimit të çdo shkeljeje ligjore mund të rikthehet besimi i publikut dhe të garantohet funksionimi i një sistemi universitar të bazuar në meritë dhe integritet.
Temperaturat e ulëta kanë sjellë reshje dëbore në disa zona të qarkut të Kukësit, kryesisht në segmentet e larta ...
Burime për Piranjat News raportojnë se autorët e përfshirë në vjedhjen e më shumë se 400,000 çokollatave KitKat n...
Edhe pse Prokuroria e Përgjithshme e mohoi sulmin, prokuroritë e juridiksionit të zakonshëm janë pa sistem. Shkak i këtij &lsqu...
Një infermier shqiptar është arrestuar në Milano, pasi akuzohet se furnizonte të burgosurit me telefona celularë dhe para brenda...
Ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro, është rikthyer në qeli pas një vendimi të formës së prerë nga Apeli i Po...
Zv. Presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, denoncon mungesën dramatike të barnave dhe shërbimeve mjekësore, duke e ...
Policia e Tiranës thotë se ndërhyri në lokalin e shtetasit Admirand Stafuka në Fushë Krujë, ku u lokalizua Andi Xhafa, i ci...
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, është paraqitur këtë të mërkurë në ambientet e SPAK. Ai u pa du...
Pamjet që shikoni i përkasin qendrës shëndetësore në fshatin Allambreas në Dimal. Banorët e këtij fshati ankohen...
Televizioni italian RAI3, publikoi një tjetër dokumentar tronditës për Shqipërinë e Edi Ramës. Në dokumentarin invest...