Denoncim i emigrantit: Vij një herë në vit në vendlindje, por nuk kemi as ujë për t'u larë në Dibër
Një emigrant nga fshati Pocest, në Maqellarë të Dibrës, ka denoncuar për Piranjat News për mungesën e ujit të pij...
Një emigrant nga fshati Pocest, në Maqellarë të Dibrës, ka denoncuar për Piranjat News për mungesën e ujit të pij...
Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër...
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Parisi dhe Berlini synojnë organizimin e Botërorit 2038 ose 2042, ndërsa zgjerimi i mundshëm në 64 skuadra e bën më realist...
Manchester City është klubi që pritet të përfitojë më shumë nga Programi i Përfitimeve për Klubet i FIFA-s p...
Përdoruesit e platformave Facebook, Instagram dhe Messenger kanë raportuar probleme me funksionimin e tyre pasditen e së mërkurës, 22...
Teksa vendi ynë prej 53 ditësh po përballet me protesta masive, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, mesazhi i arkitekti i...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dalje për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, ka sulmuar qeverin&eu...
Policia e Shtetit bën të ditur se në pranga ka rënë Sabri Sopoti, 60 vjeç, i cili ishte dënuar nga Gjykata e Dibrës ...
Spanja po përballet me një nga zjarret më të mëdha dhe më të vështira të viteve të fundit. Mbi 600 zjarrfik&...
Procesi i zgjedhjeve të pjesshme lokale në Shqipëri është përballur me kritika të ashpra nga analistët, të cilët e përshkruajnë atë si një farsë të mirëfilltë, të dominuar nga parregullsi dhe mungesë totale besimi nga qytetarët.
I ftuar në SYRI TV me Armela Ferkon, për zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki të vendit, analisti Basir Çollaku, u shpreh se i gjithë procesi, nga votimi te numërimi, është i kapur dhe nuk la vend për asnjë surprizë elektorale, duke konfirmuar një standard tashmë të njohur negativ.
Gjithashtu Çollaku thekson se asgjë nuk është korrigjuar nga zgjedhjet e kaluara problematike. Përkundrazi, elementë si shkeljet, keqbërjet, kontrolli dhe dominimi i pushtetit, jo vetëm që kanë qenë sërish prezentë, por duket se kanë marrë “ngritje në karrierë”. Sipas tij, në proces ishin të përfshirë të njëjtët aktorë të denoncuar më parë, të cilët vepronin duke zbatuar “porosinë e shefit të gjatë”, duke e bërë të pamundur një rezultat ndryshe.
Kontrasti më i thellë dhe më tronditës vihet re kur krahasohet situata në Shqipëri me balotazhin zgjedhor të zhvilluar në të njëjtën ditë në Kosovë. Çollaku e cilëson diferencën si “të frikshme”, të krahasueshme me hendekun mes Shqipërisë dhe vendeve të Bashkimit Europian. Administrimi, mungesa e problemeve dhe respektimi i votës në Kosovë nxjerrin në pah një realitet krejt tjetër. Analiza mbyllet me një konstatim të hidhur: “Në Shqipëri fiton ai që vjedh, në Kosovë fiton ai që nuk vjedh”. Ky standard i dyfishtë brenda të njëjtit komb, sipas tij, dëshmon për një degradim të thellë të proceseve demokratike në Shqipëri, ku zgjedhjet nuk ofrojnë më mundësi zgjedhjeje, por vetëm konfirmojnë një rezultat të paracaktuar.
Çollaku: Në Shqipëri nga votimi, nga numërimi, nga vendimi, nga të gjitha del me sebeb. Dhe prova e 9 nëntorit është një përgjësi e 11 majit, pra nuk ka asgjë për t'u korrigjuar, por ka, le të themi një shkelje, ka keqbërje, ka kontroll, ka dominim, ka, ka të gjithë elementët e certifikuar se ç'ndodhen në 11 maj, janë, kanë marrë, le të themi, ngritjen karrierë ditën e sotme. Pra nuk ka asnjë gjë për t'u lavdëruar, nuk ka asnjë shenjë përmirësimi. Përkundrazi ne vijmë në këtë datë kur aktorë, faktorë, të akuzuar, të denoncuar, në një pafundësi rastesh, le të themi në zgjedhje parlamentare, janë sërish aty duke ruajtur dhe duke zbatuar porosinë e urdhërit të po e quaj shefit të gjatë. Dhe këtu ne nuk mund të kishim një surprizë zgjedhore në Shqipëri. Aq më tepër kur përmendim edhe faktin se, le të themi ajo, qëndrimi i Partisë Demokratike duke qenë disi në distancë, me mbështetje por jo me prani kandidatësh politikë, ka dhënë ndikimin e vet.
Mungesa e një angazhimi i madh, më të fortë, më të përballur. Ne nuk pamë në asnjë garë le të themi vëmendje të shtuar në këto zgjedhje, një indiferencë le të themi tërësore shoqërisë se çfarë po ndodhte. Nuk bëhet fjalë që ti të kesh program, të kesh përballje, të kesh oferta të kandidatëve. Janë dërguar sigurisht njerëzit e ekuadruar nga qendra nëpër pesë bashkitë, për minorancën flas. Dhe ata sigurisht kanë ngritur ushtrinë elektorale të qendrës, të bashkive, të zonave gri dhe të zeza që i shoqëron në të gjitha rastet elektorale tashmë të bëra zakon, ndonëse është një krim dhe është penal. Dhe këtu ne nuk mund të as të mendojmë se do të ndodhin mrekullitë e një ditë pas themelimit të Rilindjes dhe do të kemi që shqiptarët po e kthejnë kokën nga vota, po kërkojnë që të ndryshojnë gjërat. A duan shqiptarët të ndryshojnë? Sigurisht. Pjesëmarrja e sotme është një tregues që ka, ka argument pro.
Çfarë ndodhi? Sa shqiptarë shkuan atje? Sa qytetarë menduan se duhet të shkuar tek kutia dhe sa i besuan kutisë shqiptarët sot? Sa i besuan asaj që ajo çfarë hedh brenda del e tillë? Apo ajo që është blerë më herët nuk ndryshon gjatë ditës zgjedhore. Duke qenë se nuk ka ngjarje të reja, nuk ka zhvillime që përcjellin besueshmërinë tek njerëzit, atëherë edhe këtu, le të themi, ndodh ajo që nuk motivohen, nuk u motivuan qytetarët për të shkuar dhe për të bërë një ndryshim për shumë elementë të mungesës së sigurisë dhe të cilësisë elektorale. Ata e dinë që sido që të shkosh atje, do jemi tek refreni, voto si të duash, rëndësi ka kush numëron. Dhe numëruesit janë gjithmonë në porosi të qeverie, bashkie, ministrie, apo të grupeve kriminale tashmë të bërë le të themi nga aktorët dhe faktorët zgjedhorë në Shqipëri, i certifikuar nga pushteti, i pandëshkuar nga institucionet e zbatimit të ligjit. Dhe këtu kemi edhe atë gropën e zezë që fillon dhe e asgjëson procesin. Dhe këtu nuk mund të flasim për zgjedhje.
Se nuk ke çfarë të zgjedhësh. Nuk ke çfarë të zgjedhësh kur ti, le të themi, janë zgjedhje brenda, brenda partisë, brenda bashkisë, brenda qeverisë, brenda grupeve. Nuk kemi asnjë parametër. Ne kemi këtu Kosovën, siç ju përmendët në fillim. Ka një diferencë sikur të ishim me Bashkimin Europian, të ishim Norvegji, Suedi, Gjermani, apo siç SHBA-ja ka patur në raport me pas kohëve të fundit. Pra ka një diferencë të frikshme në votim, në numërim, në mungesë problemesh, në administrimin e procesit. Dhe këtu duket sikur kjo është më e çuditshme. Vjen të thuash që në Shqipëri fiton ai që vjedh, në Kosovë fiton ai që nuk vjedh. Jemi i njëjti komb, e njëjta, e njëjta racë, nuk e di, kjo sjellje ndaj vullnetit të qytetarëve se si e kemi ndryshuar këtu dhe si kemi një shembull tërësisht ndryshe atje. Pra, janë sot janë shprehur vullnet në Shqipëri në pesë bashki, besoj 10% e atyre që ishin në 18 komuna në Kosovë, domethënë balotazhin e le të themi.
Numërohen rreth 20 kuti votimi për zgjedhjet e pjesshme lokale në Bashkinë e Beratit. Sipas informacioneve të para, nga numërimi ...
Janë numëruar 5 kuti votimi në Bashkinë e Matit. Deri më tani, diferenca mes dy kandidatëve – Altin Bojnikut nga Partia Soci...
Dy ditë para, kandidatët e Partisë Socialiste, të pyetur në podcastin e Edi Ramës, u shprehën se do të fitonin zgjedhj...
Deputeti i Partisë Demokratike për Shkodrën, Bardh Spahia ka reaguar ashpër pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e së dielë...
Gjergj Nika, kandidati i pavarur në Vlorë, i dalë nga radhët e këshilltarëve demokratë të bashkisë, ka thën&...
Këtë të dielë, më 9 nëntor, u zhvilluan zgjedhjet e pjesshme lokale në pesë bashki të vendit: Vlorë, Be...
Në Vlorë janë numëruar deri më tani 40 kuti votimi nga 231 gjithsej. Kandidatja socialiste Brunilda Mersini kryeson bi...
Po vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e pjesshme në 5 bashkitë e vendit. Në bashkinë Tepelenë, &nb...
Ka nisur numërimi në të pesta bashkitë në të cilat u zhvillua zgjedhjet e parakohshme. Në bashkinë e Tepelenës p&...
Reshjet e gati 24 orëve të fundit kanë krijuar jo pak probleme në vendin tonë, kryesisht në jug të vendit. Në Gjirokast...