
Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia në Librazhd pasi tentoi të merrte me forcë në makinë një grua që e kishte përndjekur prej kohësh.
Policia bën me dije se 32-vjeçari me inicialet D. K kishte përndjekur prej një viti e gjysmë një 39-vjeçare ndërsa më pas ka tentuar ta marrë edhe me forcë në automjetin e tij. I riu ka goditur me grushte edhe personin që e shoqëronte gruan në fjalë dhe më pas është larguar.
Ngjarja u shënua në ambientet e jashtme të një karburanti në Librazhd, 32-vjeçari u kap në hyrje të Elbasanit, ndërsa nga verifikimet, rezultoi se ai drejtonte automjetin në gjendje të dehur.
Njoftimi i policisë:
DVP Elbasan/Finalizohet operacioni i koduar “Insistimi”.
Operacioni, nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd.
Tentoi të merrte me forcë, në automjet, 39-vjeçaren që kishte përndjekur 1 vit e gjysmë, kapet dhe vihet në pranga 32-vjeçari.
I arrestuari gjithashtu dhunoi shtetasin me të cilin shoqërohej 39-vjeçarja, dhe u largua nga vendngjarja.
32-vjeçari u kap në hyrje të Elbasanit, teksa drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.
Sekuestrohen automjeti dhe celulari i këtij shtetasi.
Menjëherë pas njoftimit se disa shtetas ishin konfliktuar në ambientet e jashtme të një karburanti në Librazhd, shërbimet e Policisë shkuan në vendngjarje, me qëllim sqarimin e rrethanave të rastit dhe identifikimin e shtetasve të përfshirë.
Nga veprimet hetimore të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Insistimi”, rezultoi se shtetasi D. K., 32 vjeç, banues në fshatin Perondi, Kuçovë, kishte tentuar të merrte me forcë, në automjet, një shtetase 39 vjeçe, të cilën dyshohet se e kishte përndjekur 1 vit e gjysmë. Më pas, 32-vjeçari kishte goditur me grushte, shtetasin që shoqëronte 39-vjeçaren, dhe ishte larguar.
Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, 32-vjeçari u kap dhe u vu në pranga në hyrje të qytetit të Elbasanit. Nga verifikimet e mëtejshme, rezultoi se ai drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
8 Prill11:23
“Samiti i Diasporës pa transparencë”, Ina Zhupa: Qeveria përjashton Kuvendin, e kthen në aktivitet propagandistik
Kryetarja e komisionit të Kulturës, Turizmit dbe Diasporës Ina Zhupa ka kritikuar mënyrën e organizimit të Samitit të Diasp...
AKTUALITET
8 Prill11:22
Shpërthim me tritol në Sarandë, detajet e para
Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në murin rrethues të një banese në fshatin Berdenesh në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur ...
AKTUALITET
8 Prill11:00
“Më jep borxhin, ose…”, si nisi sherri për 100 euro, 50-vjeçari nxori pistoletën në mes të lokalit dhe…
Zbardhen të tjera detaje rreth ngjarjes së rëndë që ndodhi dje në një lokal në Tiranë.
Mësohet se motiv i s...
AKTUALITET
8 Prill10:46
EMRI/ Tentoi të vriste me pistoletë një person, arrestohet 50-vjeçari. Shihni pamjet e konfliktit
Policia ka arrestuar një 50 vjeçar, pasi dyshohet se për motive të dobëta tentoi të vriste me armë zjarri një 38-vje...
AKTUALITET
8 Prill10:38
Zbulohet data kur do të zhvillohet seanca e parë e gjykimit për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të zhvillojë më 27 prill, në orën 11:00, seanc&eum...
Nga Elton Qyno
AKTUALITET
8 Prill10:36
Vdekjet e paralajmëruara në burgje, ilaçe të skaduara, ushqim skandal dhe fjetje në tokë - Rastet
Një situatë e pazakontë është duke ndodhur në sistemin e burgjeve në Shqipëri, ku brenda një kohe të shkurt&...
AKTUALITET
8 Prill10:35
Çmimet dhe lloji i makinave, pse na dëmton më shumë se gjithë Europa shtrenjtimi i naftës
Çmimi i naftës në vend është shtrenjtuar me rreth 30% në mars, duke u tregtuar me 224 lekë për litër, nga 170-1...
Nga Elton Qyno
AKTUALITET
8 Prill10:31
Dy të penduar ballafaqohen në gjyq: I kam dërguar Dumanit 60-70 mijë euro për vrasje
Sqarimi i detajeve të vrasjes së vëllait të Talo Çelës, Bujar Çela në Elbasan dhe ekzekutimi i Elvis Dedaj në...
AKTUALITET
8 Prill10:33
Theu masën e arrestit në shtëpi dhe kreu disa vjedhje në Tiranë, arrestohet ‘skifteri’ 26-vjeçar/ EMRI
Një 26-vjeçar u arrestua nga policia në Tiranë si autor i disa vjedhjeve. Në pranga u vu shtetasi Agustjan Hyka, i cili pasi kishte...
Nga Xhuljan Ferzaj
AKTUALITET
8 Prill10:02
“Mungon rruga, ndriçimi dhe koshat e plehrave”, denoncimi i banorit: Aty ku banojnë socialistët kanë vendosur dy drita
Një banor i lagjes Malaj, në fshatin Kreshpan të Fierit, i është drejtuar redaksisë së Piranja News për problemin me m...