
Dy vëllezër, të dyshuar për përfshirje në vrasjen e një shtetasi në vitin 2018 në qarkun Dibër, janë arrestuar gjatë një operacioni policor.
Njoftimi i Policisë:
Dibër-Finalizohet operacioni policor i koduar “Twins”.
Operacioni u zhvillua nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale, Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër.
Të dyshuar si të përfshirë në vrasjen e një shtetasi në vitin 2018, ndodhur në qarkun Dibër, kapen dhe arrestohen 2 vëllezër.
Gjatë operacionit, sekuestrohen 3 armë zjarri, municion luftarak, thikë, maskë etj.
Në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjeve të rënda kriminale të ndodhura më parë, Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Dibër, në bashkëpunim me Prokurorinë Dibër, bazuar në hetimet e kryera për zbardhjen e një vrasjeje të ndodhur në vitin 2018, ndodhur në qarkun Dibër, ka siguruar prova se dy prej shtetasve të dyshuar të përfshirë në vrasje, strehoheshin në Gjirokastër.
Bazuar në këtë informacion, strukturat e DVP Dibër, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe strukturat e DVP Gjirokastër, në kuadër të operacionit “Tëins”, kanë arrestuar në Gjirokastër shtetasit:
K. K., 39 vjeç, dhe K. K., 39 vjeç, të dy banues në Gjirokastër (vëllezër).
Gjatë kontrollit të banesave të dy vëllezërve, iu gjetën dhe u sekuestruan 3 armë zjarri,(2 kallashnikovë dhe 1 pushkë), 1 armë e ftohtë (thikë), 3 krehëra, municion luftarak, 1 maskë dhe 3 aparate celularë.
Armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminime të mëtejshme, për të verifikuar nëse janë përdorur për vrasjen e vitit 2018 apo në ngjarje të tjera kriminale.
Nën drejtimin e Prokurorisë, strukturat hetimore të DVP Dibër vijojnë hetimet intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj vrasjeje, si dhe për kapjen dhe arrestimin e personave të tjerë të dyshuar për këtë rast.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
19 Janar13:27
Gjendet i pajetë 65-vjeçari, dyshimet e para
Një 65-vjeçar është gjetur pa shenja jete, këtë të hënë, në fshatin Zhurje të Tiranës.
Sipas po...
AKTUALITET
19 Janar13:09
Vjehrra rreh dhëndrin në Lushnjë, arrestohet nga policia
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Lushnjë ku një 52-vjeçare me banim në Tiranë është arrestuar pasi ka...
AKTUALITET
19 Janar12:52
Kërkoi leje ta takonte në burg dhe kohë për t’u njohur me aktet, GjKKO rrëzon avokaten e Veliajt
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar sot kërkesën e avokates së kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj për kohë për t...
AKTUALITET
19 Janar11:56
“Leonard Duka më ka vrarë djalin në mes të rrugës”/ E ëma e ish-policit: Jo burgim të përjetshëm...!
Është mbajtur sot në GJKKO seanca e radhës gjyqësore për Leonard Dukën, i akuzuar si i përfshirë në vrasjen ...
AKTUALITET
19 Janar11:49
Tregtia e jashtme nxjerr në pah realitetin: Shqipëria shpenzon më shumë sesa prodhon
Të dhënat zyrtare nga INSTAT për tregtinë e jashtme në muajin dhjetor 2025 nxjerrin në pah një problem të madh të...
AKTUALITET
19 Janar11:34
Qytetari denoncon: Çarja e tubave të ujësjellësit po rrezikon shtëpitë, bashkia Prrenjas nuk mori masa pas rrëshqitjes së tokës
Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e Piranjave nga një qytetar, i cili ngre alarmin për një situatë të rrezik...
AKTUALITET
19 Janar11:37
Sinoptikania: Do të ulen temperaturat dhe reshje të pakta shiu
Sinoptikania Lajda Porja nga Meteoalb shprehet se prania e diellit do t’ua lërë vendin vranësirave duke filluar nga pasditja e sotme.
Pj...
AKTUALITET
19 Janar11:16
Mashtrim, drogë dhe armë/ ‘Le Iene’ rrëzuan integrimin dhe ekspozuan një strukturë më të frikshme se narko-shteti
Kur gazetarët e programit investigativ ‘Le Iene’ në Italia Uno nisën punën për të infiltruar një person brenda ...
AKTUALITET
19 Janar11:13
Plagosën me thikë të miturin, pranga çiftit të të moshuarve në Sarandë
Një incident është regjistruar në Sarandë, ku një çift i moshuar kanë plagosur me thikë në dorë nj&eu...
AKTUALITET
19 Janar11:07
Tre fëmijët u gjetën të braktisur në Durrës/ Babai padit nënën në gjykatë dhe kërkon kujdestarinë! Ja arsyeja
Denis Hajmerraj, babai i 3 fëmijëve të mitur që ishin prekur nga zgjebja, për shkak të kushteve jo të mira higjeno-sanitare...