Rama u premtoi 2500 euro, qytetarët me “shpërblimin” e policisë me vete në protestë, mesazh efektivëve: Kaq vleni!
Një grup të rinjsh ka zgjedhur një mënyrë ironike për të protestuar kundër Policisë së Shtetit dhe kryeminis...
Një grup të rinjsh ka zgjedhur një mënyrë ironike për të protestuar kundër Policisë së Shtetit dhe kryeminis...
Erjon Vishkulli ishte një prej pjesëmarrësve në protestën kundër qeverisë Rama, ku u plagos rëndë në sy nga ...
“Vrasës me pagesë” është mesazhi që protestuesit kanë shkruar në asfalt në Rrugën e Durrësit, n&...
Protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, pasi u grumbulluan fillimisht përpara Ministrisë së Arsimit në Tiran&eum...
Protestuesit janë mbledhur sot para Ministrisë së Arsimit, në kuadër të protestës së njoftuar për orën 14:00...
Antikushtetuese e ka cilësuar kreu i grupit demokrat Gazment Bardhi kundërshtuar paketën ligjore të prezantuar nga kryeministri Edi Rama p...
Protestat studentore në Shqipëri kanë marrë mbështetjen e Demokratëve Evropianë, të cilët nga kongresi i tyre n&e...
Franca është përfshirë nga një tjetër valë protestash masive kundër shtrenjtimit të jetesës dhe kushteve t&e...
Studentët dhe të rinjtë vijojnë protestat për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Pas tubimit të djes...
Kreu i degës së Partisë Demokratike në Krujë, Aulon Kalaja, ka denoncuar publikisht presione të dyshuara të policisë n...

Kur gazetarët e programit investigativ ‘Le Iene’ në Italia Uno nisën punën për të infiltruar një person brenda në një call-center mashtrimesh në Tiranë, kishin marrë disa instruksione se si funksionon këto skema në Qipro.
Por ajo që zbuluan në Tiranë do e tejkalonte edhe imagjinatën.
Nëse këto qendra telefonike në Qipro e organizonin aktivitetin e tyre skutave dhe në ilegalitet, në Tiranë ky mashtrim kryhej hapur, në mes të kryeqytetit, në zonën e tij më luksoze, i mbrojtur dhe stimuluar nga shteti.
Përpara se të niste ‘punën’, gazetari i informon se në Qipro, shifrat e mashtrimeve arrinin deri në 100 mijë euro. Por nga Tirana i mburren se këto shifra arrijnë deri në 1 milion euro për një person.
Në total ky mashtrim financiar gjeneronte më shumë se 25-30 milionë euro në muaj.
Gazetarët e ‘Le Iene’ bëjnë edhe akuzën shokuese: këto struktura përdoren për pastrim parash nga trafiku i drogës dhe armëve.
Në zemër të Tiranës, i infiltruari nis punën që konsiston në zhvatjen e qytetarëve europianë nga kursimet e tyre. Atyre u premtohen investime duke u fshehur pas emrave të mëdhenj të botës së financave.
Fillimisht qytetarët fusin vetëm 250 në këto platforma mashtruese. Atyre u tregohet një grafik që vjen duke i rritur investimet e tyre. ‘Konsulentët’ udhëzohen që grafiku të jetë i besueshëm, pra që të ardhurat të mos rriten me shpejtësi. Gradualisht viktimat e besojnë sistemin mashtrues dhe investojnë shuma të mëdha. Në momentin kur kërkojnë mbrapsht të ardhurat e fituara, gjithçka zhduket.
Gjurmimi i këtyre parave është jashtëzakonisht i vështirë pasi ato treten nëpër skema offshore.
Investigimi vazhdon pasi televizioni italian transmetoi vetëm një pjesë.
Ajo që dihet është se ky investigim i gjatë në kohë, por i guximshëm dhe i jashtëzakonshëm nga pikëpamja gazetareske, u dekonspirua nga autoritetet shqiptare.
Por edhe aq sa panë italianët, i ka bërë ata të besojnë deklaratën e prokurorit të Antimafies Italiane, Nicola Gratteri është më shumë se një narko-shtet.
Megjithatë investigimi i emisionit italian Le Iene, i realizuar nga gazetari Luigi Pelazza, nuk është thjesht një denoncim mediatik për mashtrime telefonike. Ai përbën një sinjal alarmi për procesin e integrimit europian të Shqipërisë, duke ekspozuar boshllëqe serioze në kontrollin institucional dhe zbatimin e ligjit.
Pamjet e transmetuara tregojnë se call center-a që operojnë nga zemra e Tiranës janë përdorur për të mashtruar qytetarë të vendeve anëtare të Bashkimit Europian. Gazetari i infiltruar sheh se si aty janë sektorët për të mashtruar italianët, spanjollët, francezët, gjermanët, etj. Kjo e zhvendos çështjen nga një problem i brendshëm në një problem ndërkombëtar, që prek drejtpërdrejt marrëdhëniet e Shqipërisë me BE-në.
Mashtrimet financiare, pastrimi i parave dhe aktivitetet ndërkufitare kriminale janë fusha ku Bashkimi Europian kërkon standarde të larta hetimi, transparence dhe ndëshkimi. Fakti që këto veprime, sipas investigimit, kanë bazë operative në Shqipëri, e vendos vendin nën vëzhgim të drejtpërdrejtë politik dhe institucional.
Në raportet vjetore të Komisionit Europian, Shqipërisë i është kërkuar vazhdimisht forcimi i luftës kundër krimit ekonomik dhe rritja e kontrollit mbi aktivitetet financiare. Rasti i denoncuar nga Le Iene shërben si shembull konkret i këtij dështimi.
Fakti më tronditës mbetet se këto struktura kriminale, të krijuara dhe të patronuara nga Amant Josifi dhe vëllai i kryeministrit shqiptar, Olsi Rama, vazhduan punën e tyre të pashqetësuara, madje duke zaptuar zemrën e kryeqytetit.
Kaq mjafton për të kuptuar se edhe në këtë rast, patronët e këtij krimi, që tejkalon edhe narko-shtetin, nuk janë prekur.
Një incident është regjistruar në Sarandë, ku një çift i moshuar kanë plagosur me thikë në dorë nj&eu...
Denis Hajmerraj, babai i 3 fëmijëve të mitur që ishin prekur nga zgjebja, për shkak të kushteve jo të mira higjeno-sanitare...
Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Vlorë–Orikum. Drejtuesja e automjetit tip Benz, ka humbur kontrollin e makinës dhe ka pë...
Nga Alba Kepi/ Sipas të dhënave të OpenCorporates Albania aktualisht në Shqipëri operojnë 679 kompani me objekt veprimtarie cal...
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë arrestuar në flagrancë shtetasit L. B., 79 ...
Është një shuplakë në fytyrë për mbarë Italinë. Dyzet të huaj, të përzgjedhur për t’u t...
Një vajzë 16-vjeçare ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ...
Nga Carlos Berbell, CONFI LEGAL Gjykata e Shkallës së Parë me Juridiksion të Përgjithshëm e Tiranës, kryeqyteti i Shq...
Pas tre viteve të vështira, ku aktiviteti u orientua kryesisht drejt mbijetesës dhe jo fitimit, industria e prodhimit të veshjeve dhe k&eu...
Gjykata e Durrësit ka vendosur arrest në burg për drejtorin e arrestuar të burgut të Durrësit Indrit Cërloj dhe arrest n&eu...