Reuters: Sulmet e Iranit ndaj objekteve të CIA-s ngrenë pyetje rreth rolit të Rusisë
Agjencitë amerikane të inteligjencës po hetojnë nëse Rusia ka ndihmuar Iranin në sulmet me dronë ndaj objekteve të CIA...
Agjencitë amerikane të inteligjencës po hetojnë nëse Rusia ka ndihmuar Iranin në sulmet me dronë ndaj objekteve të CIA...
Sot vendi ynë ditën e enjte ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët, ndërsa vra...
DashiËshtë një ditë e mrekullueshme për ju, një ditë në të cilën do të zbuloni se qasja juaj e gëz...
Banorët e zonës së Vlorës po përballen me mungesë të vazhdueshme të ujit të pijshëm. Në denoncimin p&e...
Skandalet e kësaj qeverie janë të shumta, por shembullin e ministrave dhe deputetëve e kanë ndjekur dhe një seri kryebashkiakë...
Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u përfshinë në një konflikt të dhunshëm pranë kryq&eu...
Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e sotme pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, ku bëhet me dije ...
Një emigrant nga fshati Pocest, në Maqellarë të Dibrës, ka denoncuar për Piranjat News për mungesën e ujit të pij...
Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër...
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...

Mëngjesi i kësaj të marte po rezulton stresues për shumë biznese, siç po ndodh rëndom këto dy muajt e fundit. E-Albania, sistemi përmes të cilit funksionojnë shumë shërbime dhe për të cilin është investuar aq shumë, nuk funksionon.
“E-albania hapet deri në një farë pike dhe pastaj rrotullohet”, thotë një ekonomist i acaruar nga ky problem që tashmë po zgjat prej javësh. Ai ka dërguar dhe fotot, teksa përpiqet që të hyjë në sistemin self-care, përmes të cilit bizneset mund të shohin të gjitha faturat e blerjes që vijnë nga furnitorët, apo të bëjnë shërbime të tilla si fiskalizimi i importeve, Bizneset e vogla pa të punësuar mund ta përdorin për të fiskalizuar faturat e shitjes pa blerë program.
“Plus që çdo fund muaji verifikojmë blerje shitje, importe etj të programit që ne punojmë me selfcare (Sepse selfcare bën kalimin automatk të librave në e-tax)
Dhe nëse sefcare ka probleme (si sot) programi që kemi për fiskalizim faturash nuk bën fiskalizim”, thotë drejtuesja e një zyre kontabiliteti e konsulencë për biznesin.
Ekonomistë janë bërë si “gjurmues” të sistemit, duke e ndjekur minut pas minuti nëse punon apo jo, por kjo po përkthehet në kohë të humbur për ta, që askush nuk ua justifikon.
Probleme dhe për individët
Një tjetër burim i tha Monitor se edhe te kolaudimi i makinave ka rënë sistemi.
Edhe nëse do të shkarkosh një certifikatë personale është e pamundur, sipas një prove të Monitor. Ndonëse mund të hyhet në llogarinë e individit, kur i jep opsionin përdor, dokumenti nuk shkarkohet. Ndërkohë në faqe prej të paktën një muaj del njoftimi që Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile do të realizojë operacione mirëmbajtjeje dhe përmirësimi të sistemit elektronik të saj. “Ju informojmë se gjatë këtyre proçeseve mund të ketë ndërprerje të përkohshme apo ngadalësime në marrjen e të dhënave përmes ndërveprimit me Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile”
Lehtësim apo makth
“E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet”, thuhet në faqen e e-albania.
Por, realiteti po tregon se këto shërbime, në vend të lehtësojnë bizneset dhe qytetarët po kthehen në një makth për ta./Monitor
Nuk justifikohen nga të ardhura të ligjshme, Prokuroria e Vlorës sekuestron pasuritë e shtetasit A.Rr. i dënuar më parë p&e...
Elton Qyno – Syri.net/ Një katastrofë juridike ka ndodhur me rastin e gjyqtares së Posaçme Irena Gjoka, ku tashmë besueshm&eum...
Dhëndëri i Donald Trump ka mbërritur ditën e sotme në Vlorë. Nën masa të rrepta sigurie, Jared Kushner është...
Një person është gjetur i pajetë brenda banesës së tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Skutaraq, Përmet, ku ësht&...
Avokati Edmond Petraj, i ftuar sot në "Kafe Shqeto", ka komentuar çështjen e Irena Gjokës, gjyqtares që është përfshir...
Tenderi që synon të ndërhyjë në aspektin estetik dhe përmirësimin funksional të bregdetit të Durrësit si pjes&...
Rruga e Arbrit është bllokuar për momentin për shkak të pranisë së borës në segmentin e Xibrit në Klos. Qin...
Katër vëllezërit Hysenaj në fshatin Cërnalevë të Kukësit, së bashku me bashkëshortet, fëmijët e ty...
Dëbora ka zbardhur mëngjesin e kësaj të mërkure qarkun e Korçës. Sipas raportimeve, si pasojë e reshjeve, ësht...
Sapo kanë nisur reshjet e shiut në vend, “Unaza e Madhe” është paralizuar sërish nga trafiku. Segmenti i Unazës n&e...