''Plani diabolik i Ramës''/ Belind Këlliçi: Roni i punëve të pista, ka skemën gati për të mbyllur gojën e Ambasadës Amerikane
Nënkryetari i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka reaguar me një shënim në rrjetet sociale pas publikimit të p&eum...
Nënkryetari i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka reaguar me një shënim në rrjetet sociale pas publikimit të p&eum...
Punonjësit e Administratës së Gjykatës së Tiranës, i janë drejtuar me një peticion ministrisë së Financave s...
Detaji më i çuditshëm është se klubi norvegjez, Viking, ka dy trajnerë kryesorë. Morten Jensen dhe Bjarte Aarsheim e drej...
Në ceremoninë përkujtimore të 80-vjetorit të Kryengritjes së Postribës, deputeti i PD-së, Bardh Spahia, vlerësoi ...
Kreu i Grupit Parlamntar ka reaguar gjatë ditës së sotme pas publikimit të përgjimeve nga ish zëvendës kryeministri Arben A...
Perent Lëngu, një punonjës me karrierë 18 vjeçare në burgun e Drenovës të Korçës, është marr&e...
Partia e djathtë gjermane Alternativa për Gjermaninë (AfD) ka kërkuar deportimin e më shumë se një milion refugjatëve,...
Një incident ka ndodhur ambientet e Komisariatit të Policisë së Sarandës rreth orës 01:30 të së martë...
Një 35-vjeçar shqiptar është vrarë në Itali dhe trupi i tij është gjetur brenda një automjeti të fundosur n&...
Të ardhurat që shteti siguron nga dhënia me qira e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara kanë shënuar një rritje t...

Katër vëllezërit Hysenaj në fshatin Cërnalevë të Kukësit, së bashku me bashkëshortet, fëmijët e tyre të vegjël dhe dy prindërit e moshuar, kanë kaluar tashmë tetë ditë të mbushura me frikë dhe pasiguri pas një rrëshqitjeje të madhe të malit që ndodhet mbi banesat e tyre.
Situata ka krijuar një kërcënim të vazhdueshëm për jetën e tyre, pasi rrëshqitja e baltës, dherave dhe pemëve ka mbërritur pranë hyrjes së shtëpive, duke lënë të gjithë familjen në një rrezik të drejtpërdrejtë.
Kreshnik Hysenaj, njëri prej vëllezërve, shpjegon se kjo situatë lidhet me një hidrocentral të ndërtuar në vitin 2015 në zonë.
Grumbullimi i ujit nga ky hidrocentral, për shkak të mosdrenazhimit të tokës në faqen e sipërme të malit, ka shkaktuar rrëshqitjen e dherave dhe rrënjëve të pemëve, të cilat tani kërcënojnë banesat e tyre. Rrëshqitja vijon të jetë aktive dhe ka mbajtur zonën në një pasiguri të vazhdueshme.
"Situata është e frikshme, jemi çdo ditë me sytë nga mali, duke pritur që ai të mos rrëshqasë më shumë dhe të na rrezikojë jetën," – shprehet Kreshnik Hysenaj.
Përveç kërcënimit të vazhdueshëm të rrëshqitjes, katër familjet që jetojnë në këtë zonë janë të bllokuara, pasi rruga që çon drejt banesave të tyre është bllokuar.
Edhe aksi kryesor malor, që lidh Borjen dhe Cërnalevën me qytetin e Kukësit, është i pamundur për t'u përdorur.
Për të shkuar në Kukës, banorët janë të detyruar të përdorin një rrugë ndërlidhëse shumë më të gjatë, që kalon përmes Borje–Krushevë–Shishtavec, një itinerar shumë i vështirë dhe i ngadalshëm.
Për vetë Kreshnikun, udhëtimi në qytet është një sfidë më vete: "Për të shkuar deri në Borje, më duhet të ecë në këmbë për më shumë se një orë dhe pastaj të pres ndonjë mjet të rastësishëm që mund të më çojë në Kukës," – thotë ai.
Kryetari i degës së PD-së Kukës, Rrahman Demaj, që ka vizituar terrenin për të parë nga afër situatën, deklaron se deri tani nuk ka pasur asnjë ndërhyrje konkrete nga autoritetet për stabilizimin e terrenit apo për zhvendosjen e familjeve në një zonë më të sigurt.
Pasiguria e banorëve të fshatit vazhdon të mbetet e lartë, ndërkohë që situata është bërë më e rëndë çdo ditë.
"Ditët po kalojnë dhe frika jonë është gjithnjë e më e madhe. Mali duket sikur afrohet çdo ditë më shumë dhe ne nuk dimë çfarë do të ndodhë nesër," – përfundon Kreshnik Hysenaj.
Në këtë situatë, familja Hysenaj dhe katër familjet e tjera që jetojnë në këtë zonë, janë të pafuqishëm për të përballuar rrezikun që u kanoset, duke pritur një ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet për të siguruar jetën dhe pasuritë e tyre.
Dëbora ka zbardhur mëngjesin e kësaj të mërkure qarkun e Korçës. Sipas raportimeve, si pasojë e reshjeve, ësht...
Sapo kanë nisur reshjet e shiut në vend, “Unaza e Madhe” është paralizuar sërish nga trafiku. Segmenti i Unazës n&e...
Nga dita e sotme janë rikthyer reshjet e borës në disa zona të vëndit, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjet...
Rikthehen reshjet e borës edhe në qarkun e Korçës. Prefektura njofton se ka pasur probleme me furnizimin me energji elektrike, nd...
Një 39-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Kavajës, pasi akuzohet se qarkullonte i armatosur në makinë...
Unaza e Madhe e Tiranës është përfshirë nga një bllokim masiv i trafikut, duke shkaktuar formimin e kolonave kilometrike dhe v&e...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.9 lekë dhe do shitet me 83 lekë. Ndërkoh...
Reshjet e borës janë rikthyer në Qarkun e Dibrës mbi 600 metra mbi nivelin e detit. Bora ka nisur gjatë orëve të para t&eum...
Ish-Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme dhe në Ministrinë e Bujqësisë, Dritan Palnika ësht&eum...
Kukësi është përfshirë nga reshje të dendura bore gjatë orëve të fundit, duke sjellë ulje të ndjeshme t...