AKTUALITET

‘E ardhmja është e zymtë’: Emigracioni përgjysmon nxënësit në qarkun e Kukësit

b.z Përditësimi i fundit 15 Maj 2024, 13:30
‘E ardhmja është e zymtë’: Emigracioni
Foto ilustruese

KUKËS - Në Letaj të Hasit, në kufi mes Kosovës dhe Shqipërisë,  drejtori i shkollës 9-vjeçare të fshatit, Gëzim Koka thotë me dëshpërim se gjashtë nxënës të tjerë u larguan me familjet e tyre në emigrim këtë vit. Dikur e mbushur me qindra fëmijë, sot shkolla e fshatit Letaj ka vetëm 79 nxënës dhe humbet çdo vit nxënës të rinj prej emigracionit.

Mësuesi i vjetër në profesion thotë se prej kohësh klasat fillore bëjnë mësim me orë kolektive, ndërsa numri në rënie i regjistrimeve nuk premton ndonjë ndryshim në të ardhmen. “E ardhmja është e zymtë. Nuk mund të bëjmë dot një skuadër futbolli për të luajtur,” thotë me dëshpërim Koka.

Kjo zonë njihet për emigracionion e lartë drejt Anglisë, por vitet e fundit, ata që nuk kanë mundur të kalojnë detin që ndan ishullin Britanik me Europën, kanë qëndruar në Francë, Gjermani apo edhe në Hungari. Situata në Letaj, një fshat i minuar gjatë Luftës së Kosovës, nuk është e izoluar. Të dhënat e siguruara përmes kërkesave për të drejtë informimi tregojnë se në të gjithë qarkun e Kukësit, 48 shkolla u mbyllën në dekadën e fundit, ndërsa numri i nxënësve është thuajse përgjysmuar.

Goditjen më të rëndë për shkak të emigracionit në këtë qark duket se e ka Njësia Administrative e Shishtavecit në bashkinë e Kukësit. Këtu emigracioni drejt vendeve të Bashkimit Europian apo edhe më tej në Britani, u lehtësua pas shpalljes së zonës si minoritet bullgar në vitin 2017. Prej këtej, qindra banorë u pajisën me pasaporta bullgare dhe e patën më të lehtë lëvizjen dhe punësimin në Perëndim. Rënia demografike pasqyrohet qartë edhe nga numri i lindjeve në shtatë fshatrat e kësaj njësie me 4716 banorë të regjistruar.

“Përgjatë viteve 2019-2023 në shtatë fshatrat e kësaj njësie janë regjistruar vetëm 11 lindje,” thotë Qerim Disha, punonjës i zyrës së gjendjes civile në Shishtavec. Disha thotë se lindjet në fshat zënë vetëm 5% të numrit të lindjeve të regjistruara nga banorët e këtyre fshatrave jashtë vendit. “Në të njëjtën periudhë janë regjistruar 205  lindje jashtë shtetit nga banorë të këtyre fshatrave,” thotë ai.

Disha tregon se numri i lindjeve pësoi rënie drastike në vitin 2019, kur nuk u regjistrua asnjë e tillë brenda vendit. Për pasojë, në këtë Njësi Administrative ka një renie drastike të numrit të nxënësve. Në bazë të të dhënave të Zyrës Arsimore Kukës,  rezulton se trendi i rënies së numrit të nxënësve në Shishtavec ka filluar pas vitit 2014, për të pësuar rënien më të madhe në vitin 2023. Në vitin 2005 në shkollën e Shishtavecit numëroheshin 176 nxënës të arsimit 9-vjeçar dhe 140 nxënës të arsimit të mesëm, ndërsa në vitin 2014 janë regjistruar 96 nxënës të arsimit 9 vjeçar dhe 117 të arsimit të mesëm.

Në vitin 2023 në shkollën e Shishtavecit numërohen vetëm 23 nxënës të arsimit 9-vjeçar dhe 68 nxënës të shollës së mesme, sipas përgjigjes së Zyrës Arsimore Kukës. Psikologu Nebi Shyti nuk ka shumë shpresë se të larguarit nga Shishtaveci do të kthehen një ditë, ndërsa thotë se komuniteti është i plakur masivisht.

“Shumica e familjeve  këtu në Shishtavec janë nga dy banorë në shtëpi, të moshës  diku rreth 50 vjeç e lart, ku shumica janë në të 60-at. Pra kanë mbetur krejt nga dy,” thotë ai duke iu referuar çifteve të të moshuarve që gjenden ende në fshat. Shyti tregon se një numër i madh i të rinjve që u larguan nga fshati në moshë të re, nuk kanë as nostalgji dhe as lidhje me vendlindjen, ndërsa janë martuar e kanë krijuar familje jashtë vendit.

Por për veteranin e arsimit të zonës, studiuesin dhe shkrimtarin nga Shishtaveci, Zejnullah Bala, shkaktar i boshatisjes së kësaj zone nuk është vetëm varfëria, por edhe mundësia për marrjen e një pasaporte bullgare.

“Mediat kanë paraqitur varfërinë, por në fakt varfëria ka qenë njëra nga arsyet. Një arsye tjetër që media nuk e ka zbuluar apo nuk e ka thënë për boshatisjen e zonës së Shishtavecit, ku tashmë në  ketë fshat kanë mbetur vetëm pleqtë, është mundësia për marrjen e një pasaporte të një vendi anëtar të Bashkimit Europian siç është Bullgaria me të cilën mund të udhëtosh edhe në Angli dhe mund të punësohesh më lehtë në vendet Perëndimore”, thotë ai.

Bala jeton prej vitesh vetëm me bashkëshorten, ndërsa djemtë i ka në Britani. Ai thotë se të dy ishin me arsim të lartë, por në Shqipëri nuk gjetën punë. “Unë vetë nuk jam fare i kënaqur se kam mbetur vetë i dyti vetëm në shtëpi, unë me gruan, çfarë të bëjmë ne. Hiç nuk kam kënaqësi,” thotë Zejnullah Bala.

Emigrimi kultivohet në shkollë

Ndonëse vuan rënien më të madhe të numrit të fëmijëve, Shishtaveci nuk është i vetmi. Emigracioni ka prekur edhe njësitë e tjera administrative, por edhe vetë qytetin e Kukësit. Të dhënat e marra nga Zyrat Arsimore në Kukës, Tropojë e Has tregojnë se numri i nxënësve dhe vetë numri i shkollave është në tkurrje të vazhdueshme. Sipas këtyre të dhënave, dhjetë vjet më parë në shkollat e qarkut kishin 18 mijë nxënës, por në vitin 2023 numri i fëmijëve në shkolla 9-vjeçare dhe në gjimnaze ka rënë 10 mijë. Rënien më të madhe ndër të tre bashkitë e ka ajo e Kukësit, që ka humbur gati gjysmën e fëmijëve.

“Në vitin 2014 numri i nxënësve të arsimit 9 vjeçar ka qenë 7996 nxënës dhe 2733 nxënës të shkollave të mesme. Ndërsa në vitin 2023 numërohen 5037 nxënës të shkollave 9-vjeçare  dhe 1543 nxënës të shkollave të mesme”, thuhet në njoftimin e Zyrës Arsimore të Kukësit.

Ish-drejtues lokalë thonë se emigracioni është ai që ka ndikuar më shumë në rënien e numrit të banorëve të zonës dhe po ashtu edhe të nxënësve. “Në Njësinë administrative të Bushtricës mund të  thuhet  se 95% e familjeve janë të prekura nga fenomeni i emigracionit. Përfundimisht vetëm ato që s'kanë djem të moshës mbi 20 vjeç nuk janë prekë. Të tjerët janë prekur të gjithë,” thotë Ramazan Tota, banor i fshatit, ish-administrator i Njësisë Administrative të Bushtricës në Bashkinë e Kukësit.

Mynir Sula, drejtor i Shkollës së Mesme të Bashkuar të Bushtricës i tha BIRN se emigracioni është një ide që kultivohet që në shkollë. Ai thotë se të paktën deri në vitin 2017, ky ishte një refren që dëgjohej rëndom, ku fëmijët planifikonin të largoheshin sapo të mbaronin shkollën e mesme. “Ndoshta edhe sot ka mendime të tilla, por është frenuar, është frenuar goxha dhe sikur po i japin një rëndësi shkollës,” thotë Sula.

Mësuesi bën një diferencë gjinore mes atyre që planifikojnë të arsimohen më tej dhe atyre që ikin sapo mbyllin gjimnazin. Ai thotë se vajzat janë për të përkushtuara në mësime, ndërsa djemtë në shumicë planifikojnë largimin. Situata i ka rënduar banorët e mbetur të zonës. Ata e shohin ndarjen e familjeve prej emigracionit si një plagë dhe situatë dëshpëruese.

”Unë si prind dua familjen. Pra, kurrë nuk e kam dashur dhe nuk e kemi menduar që fëmija do të na largohen. Dhe të merr malli për fëminë. Sado, ndoshta edhe me pak të ardhura, ndoshta edhe me një ekonomi sido që të jetë, më e lodhshme të jetë, dëshira është vetëm të kesh familjen”, thotë Ramadan Drazhi, banor i Njësisë Administrative të Bushtricës, njëherësh edhe përgjegjës i Zyrës Postare Bushtricë.

Burri thotë se ai dhe bashkëshortja prej vitesh jetojnë vetëm. Ata kanë më shumë mundësi ekonomike dhe jetojnë një jetë normale, por në mungesë të fëmijëve asgjë nuk i kënaq.

“Jetoj normal, por nuk më hyn në sy asgjë. Emigrimi e ka goditë shumë shoqërinë shqiptare duke shpërbërë familjen,” thotë Drazhi. Ndërkohë, aktivisti i shoqërisë civile në Kukës Lavdrim Shehu ngre shqetësimin se përtej emigracionit masiv që ka prekur këtë zonë, të rinjtë kanë rënë viktimë e modeleve të këqija duke u përfshirë në veprimtari të paligjshme.

“Ka patur një nxitje të vazhdueshme këtë periudhën e fundit nga modele jo pozitive, ku të rinj të veçantë kanë  shkuar  dhe janë përballur, apo kanë përfituar nga sisteme të caktuara në Angli duke u marrë me aktivitet kriminal dhe duke vënë para e pasuri”, thotë Shehu.

Ai thotë se është shqetësuese që ky lloj emigracioni është pranuar nga shoqëria, pasi sipas Shehut prindërit e dinë shumë mirë se me çfarë pune merret fëmija dhe e kanë toleruar këtë. “Ky është një shqetësim në aspektet sociologjike të zhvillimit të një shoqërie,” përfundon Shehu./BIRN

shpopullim kukes shkolla nxenes

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan