“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Lozhan, ku mbeti i vrarë nj&e...
Kanë dalë pamjet nga ngjarja e rëndë e regjistruar mëngjesin e kësaj të enjte në Maliq, ku u vra me armë zjarri g...
Violand Braçellari, i cili vrau me armë zjarri efektivin e Forcave Shqiponja Enea Mekolli gjatë një operacioni mëngjesin e së ...
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në Maliq, ku gjatë...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka dënuar ngjarjen e rëndë që ndodhi në Maliq ku gjatë një operacioni u vra nj...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv i Policisë humbi jetën gjat...
Violand Bracellari, autori i ngjarjes së rëndë Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Lozhanit në Maliq ku një efektiv i forcave ‘Shqiponjave’ ka mbetur i ...
Zbardhen detaje rreth profilit të autori ttë ngjarjes në Maliq, që vrau një polic dhe plagosi një tjetër. Violand Bracellar...
TIRANË - Prokuroria e Posaçme, SPAK, ka mbyllur hetimet për katër të pandehurit që planifikuan vrasjen e Xhevdek Plakut. Konkretisht të pandehur janë marrë marrë Rexhep Rapi i njohur edhe si “Kep Arapi”, Algert Rapi, ish-shefi i krimeve i komisariatit nr.6, Dedan Gjoni dhe Dejvi Gjermenin . Ata do të akuzohen për veprat penale penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”.
Dinamika e ngjarjes:
SPAK njofton se nga hetimet ka rezultuar se i pandehuri Rexhep Rapi, dhe shtetasi Xhevdet Kiss (Plaku), kanë një konflikt të hershëm mes tyre që daton në vitin 2000, në qytetin e Savona-s të Italisë, ku është vrarë me armë zjarri shtetasi Sali Rapi, i cili rezulton të jetë familjar i shtetasit Rexhep Rapi. Vrasja e Sali Rapit, u dyshua se është kryer nga shtetasi Xhevdet Plaku dhe shtetasi B.P., të cilët dhe janë arrestuar në lidhje me këtë ngjarje, por më vonë Xhevdet plakur është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Savona-s, Itali.
Kështu në shenjë hakmarrje të vrasjes së shtetasit Sali Rapi, i pandehuri Rexhep Rapi është organizuar në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, me qëllim vrasjen e shtetasit Xhevdet Plaku. Planifikim e vrasjes Rexhep Rapi e ka bërë në bashkëpunim me të pëndehurit e tjerë të lartpërmendur.
Nga hetimet u provua, se Xhevdet Plaku, në datën 17.09.2019, është shoqëruar në ambjentet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, dhe pas shoqërimit të tij ish-shefi i krimeve Dedan Gjoni ka komunikuar me Dejvi Gjermenin, të cilin e ka njoftuar mbi faktin e ndalimin të Plakut.
Më pas Dedan Gjoni, i ka dërguar Dejvi Gjermeni, foton e Xhevdet Plakut, dhe një mesazh ku e informon që do të dilte në orën 20:00, nga dera e mbrapme e Rajonit të Policisë.
Këtë informacion, Dejvi Gjermeni i’a ka dërguar më pas Algert Rapit, nipit te Rexhep (Kep) Arapit, dhe me pas ky i fundit sipas SPAK, është organizuar me njerëzit e tij, për të kryer vrasjen Xhevdet Plaku duke i dalë në pritë.
Vrasja nuk është kryer, pasi Gjermeni ka pasur frikë se informacioni i dërguar përmes aplikacionit mund të zbulohej më vonë, dhe për këtë arsye i ka thënë Algert Rapit, që Rexhep Rapi të largohej, pasi Xhevdeti nuk ishte më në rajon, sepse e kishin liruar.
Njoftimi i plotë i SPAK:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përfundoi hetimet dhe dërgoi në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për gjykim të procedimit penal nr.19/1, të vitit 2024, në ngarkim të të pandehurve Rexhep Rapi, Algert Rapi, Dedan Gjoni dhe Dejvi Gjermeni, të akuzuar për kryerjen e veprave penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Xhevdet Kiss (Plaku), kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a/1/2 dhe 334, të Kodit Penal.
Ky procedim është regjistruar mbi bazën e informacionit të përcjellë nga Prokuroria e Rrethit Limburg, Holandë. Nga hetimet është provuar se i pandehuri Rexhep Rapi, dhe shtetasi Xhevdet Kiss (Plaku), kanë një konflikt për shkak se, në vitin 2000 në qytetin e Savona-s të Italisë, është vrarë me armë zjarri shtetasi Sali Rapi (i datëlindjes 21.05.1968, lindur në Durrës), i cili rezulton të jetë familjar i shtetasit Rexhep Rapi. Vrasja e shtetasit shqiptar Sali Rapi, u dyshua se është kryer nga shtetasi Xhevdet Plaku dhe shtetasi B.P., të cilët dhe janë arrestuar në lidhje me këtë ngjarje. Në datën 04.04.2014, shtetasi Xhevdet Kiss (Plaku), është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Savona-s, Itali.
Në shenjë hakmarrje të vrasjes së shtetasit Sali Rapi, i pandehuri Rexhep Rapi është organizuar në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, me qëllim vrasjen e shtetasit Xhevdet Plaku. Krijuesi i grupit të strukturuar rezulton, se është i pandehuri Rexhep Rapi, i cili për shkak të dështimit në tre raste të mëparshme për të vrarë shtetasin Xhevdet Kiss (Plaku), konkretisht dy herë në Durrës dhe një herë në Tiranë, për shkak të hasmërisë, ka krijuar këtë grup me qëllim vrasjen e Xhevdet Kiss (Plaku), ku në përbërje (pjesëmarrës në grup) kanë qenë lidhje familjare Algert Rapi (nipi i tij), Dejvi Gjermëni, Dedan Gjoni dhe i ndjeri Fatjon Dervishi (Toqe/Tole) (për të cilin nuk mund të fillohet procedim penal, pasi është vrarë pas një atentati me armë zjarri më datë 27.09.2023, në Sukth, Durrës).
Nga hetimet u provua, se shtetasi Xhevdet Kiss (Plaku), në datën 17.09.2019, është shoqëruar në ambjentet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës. Pas shoqërimit të tij në D.V.P. Durrës, i pandehuri Dedan Gjoni, ka komunikuar me të pandehurin Dejvi Gjermeni, të cilin e ka njoftuar mbi faktin e ndalimin të shtetasit Xhevdet Kiss (Plaku).
Më pas, i pandehuri Dedan Gjoni, i ka dërguar të pandehurit Dejvi Gjermeni, foton e shtetasit Xhevdet Plakut, dhe një mesazh ku e informon që do të dilte në orën 20:00, nga dera e mbrapme e Rajonit të Policisë. Këtë informacion, i pandehuri Dejvi Gjermeni i’a ka dërguar më pas të pandehurit Algert Rapi, lidhje e ngushtë familjare (nipi) e shtetasit Rexhep (Kep) Arapi. Pas njoftimit që i pandehuri Dejvi Gjermëni, i ka dhënë të pandehurit Algert Rapi, i pandehuri Rexhep Rapi (Kep Arapi) është organizuar me njerëzit e tij, për të kryer vrasjen e shtetasit Xhevdet Plaku, duke i dalë në pritë.
Vrasja nuk është kryer, pasi i pandehuri Gjermeni ka pasur frikë, se informacioni i dërguar përmes aplikacionit mund të zbulohej më vonë, dhe për këtë arsye i ka thënë të pandehurit Algert Rapi, që i pandehuri Rexhep Rapi të largohej, pasi Xhevdeti nuk ishte më në rajon, sepse e kishin liruar.
Pas dërgimit për gjykim të procedimit penal në ngarkim të katër të pandehurve të mësipërm, hetimet vazhdojnë në kuadër të një procedimi penal të ndarë, me objekt e fakte të tjera penale, dhe persona të tjerë të dyshuar.
Protesta TIRANA- Në lidhje me protestën e djeshme të zhvilluar para Bashkisë së Tiranës, policia ka shpallur në k&e...
Foto ilustruese DURRËS- Një 51-vjeçar me inicialet A. K., është arrestuar pasi dyshohet të jetë një nga autor&eum...
Aleks Marku DURRËS - Policia ka dalë me një tjetër reagim në lidhje me ngjarjen që u raportua këtë të mër...
Foto nga vendi i ngjarjes TIRANA- Një 30-vjeçar me inicialet F. D. (B.)., është arrestuar në flagrancë duke vjedh...
Autori dhe viktima FIER- 23-vjeçari Azgan Mernica i cili vrau efektivin e forcave "Shqiponja", Novruz Cenalia, vijon të jetë në ...
Foto ilustruese GRAMSH - Një 50-vjeçar është arrestuar nga Policia në Gramsh, pasi akuzohet për përndjekje. Në pr...
Foto ilustruese KOSOVA- Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua, shtetase e Shqipërisë është rapor...
Foto ilustruese FIER - Një makinë është përfshirë nga flakët paraditen e sotme në Fier. Mësohet se shoferi ka ...
Foto ilustruese ELBASAN - Një plagosje me thikë raportohet të ketë ndodhur në Elbasan. Një i mitur 9-vjeç ka godiur me...
Nikoll Gjonaj, daja i gruas së Aleks Markut DURRËS- Daja i gruas së Aleks Markut, 40-vjeçarit që mbajti peng fëmijët d...