Aktivisti Arben Kola ka denoncuar nga protesta para Kryeministrisë ndalimin e një protestuesi, duke pretenduar se ai është shoqëruar nga policia pasi kishte me vete vezë dhe domate.
Në ditën e 90-të të protestës qytetare, Kola e ironizoi rastin duke i cilësuar vezët dhe domatet “armë të rrezikshme”, ndërsa kërkoi lirimin e menjëhershëm të protestuesit.
Ai lëshoi akuza edhe ndaj drejtuesve të Policisë së Shtetit, të cilën e cilësoi si “policia e turpit”.
“Sot ishte njoftuar një tubim qytetar para PS-së, por iu kishte hyrë frika dhe kishin ndryshuar vendin e takimit. U mbyllën të shkretët te Pallati i Brigadave. Mirëpo, kishin dalë nja 10 vetë, kurse një qytetar kishte marrë ca armë të rrezikshme: domate zemër kau dhe vezë. Lironi qytetarin sa më parë. Në asnjë vend të botës nuk ndodh që të arrestohet vetëm se ka vezë apo banane, në asnjë vend”, tha Kola.
Aktivisti i drejtoi gjithashtu një thirrje ministrit të Brendshëm për lirimin e protestuesit.
“Thirrje për ministrin e Brendshëm: ti e ke firmosur faqen tënde të turpit, por të lutem, sa më parë lironi protestuesin, pasi ndryshe do të përballeni me pasojat e qytetarëve”, deklaroi ai.
Në fjalën e tij, Kola u ndal edhe te 90 ditët e protestës, duke bërë thirrje që qytetarët të vijojnë tubimet deri në largimin e qeverisë.
“90 net me vetëdije kombëtare. Nuk është e lehtë, pasi kemi dhe ideologji të ndryshme. Por tani le të bëhemi dhe për aq ditë sa ka nevojë ky shesh, deri në rrëzimin e kësaj qeverie të korruptuar”, tha Kola.
Pretendimi mbi arsyen e ndalimit të protestuesit është bërë nga aktivisti gjatë fjalimit dhe, nga informacioni i dhënë, nuk ka ende një version zyrtar të Policisë së Shtetit për rrethanat e shoqërimit.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
28 Gusht20:10
“U fshehën se kishin frikë nga vezët”/ Qytetarët 3 muaj në protestë, aktivisti ironizon Ramën për zhvendosjen e mbledhjes
“U fshehën se kishin frikë nga vezët”. Kështu është ironizuar nga protesta qytetare zhvendosja e mbledhjes së Par...
AKTUALITET
28 Gusht19:58
4.26 miliardë lekë për pastrimin, por Tirana “noton” në plehra
Miliarda lekë më shumë, tendera për mjete e mijëra kazanë të rinj, por i njëjti realitet në rrugët e kryeqytet...
AKTUALITET
28 Gusht19:54
Përkeqësohet situata nga zjarri në Vranisht, flakët djegin banesën dhe 30 koshere bletësh
Të tjera detaje dalin nga zjarri i përmasave të mëdha që ka përfshirë fshatin Vranisht, në Bashkinë e Himarës....
AKTUALITET
28 Gusht19:47
Qytetarët 3 muaj në shesh, nuk ndalet revolta kundër Edi Ramës
Për të 90-ën ditë me radhë, qytetarët kanë dalë sërish në protestë në Tiranë kundër qeveri...
AKTUALITET
28 Gusht19:37
Dita e 90-të e protestës, qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”
Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, ku edhe këtë të premte po zhvillohet pr...
AKTUALITET
28 Gusht19:21
Projektligji amerikan për sanksione ndaj zyrtarëve serbë, Bajraktari: Hap i domosdoshëm, Vuçiç ka destabilizuar rajonin
Aktivisti dhe biznesmeni shqiptar në Shtetet e Bashkuara, Harry Bajraktari, ka reaguar pas projektligjit të propozuar nga dy kongresmenët amerika...
AKTUALITET
28 Gusht19:08
Problemet me sistemet e trafikut ajror sjellin vonesa në Rinas, preken fluturimet drejt disa qyteteve europiane
Problemi teknik që shkaktoi fikjen e sistemeve të trafikut ajror në Shqipëri ka sjellë pasoja në fluturimet nga Aeroporti Nd&eum...
AKTUALITET
28 Gusht18:55
"Një ushtar i Ramës që i skadoi afati", Çollaku zbulon çfarë fshihet pas arrestimit të Ergys Agasit
Arrestimi i Ergys Agasit nuk është asgjë më shumë sesa një "komedi" dhe një dorëzim i kontrolluar, theksoi gazetari Basi...
AKTUALITET
28 Gusht18:41
Mbyllet hapësira ajrore e Shqipërisë, asnjë avion mbi territor
Hapësira ajrore e Shqipërisë është mbyllur pasditen e kësaj të premteje, ndërsa aktualisht nuk po kryhen fluturime mbi t...