POLITIKE

Erion Veliaj shkarkon nga burgu Anuela Ristanin

Piranjat Përditësimi i fundit 28 Gusht 2026, 18:05

Erion Veliaj shkarkon nga burgu Anuela Ristanin

Edhe pse ndodhet në qeli, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka marrë një vendim që prek drejtimin e Bashkisë së kryeqytetit. Veliaj ka firmosur shkarkimin nga detyra të Anuela Ristanit, së cilës i kishte deleguar përkohësisht kompetenca për drejtimin e institucionit.

Përmes vendimit, Veliaj i jep fund delegimit të bërë më 14 shkurt 2025, një masë që në atë kohë ishte ndërmarrë për të garantuar vijimësinë e funksionimit të administratës dhe shërbimeve të Bashkisë së Tiranës.

Në argumentimin e tij, kryebashkiaku i referohet vendimmarrjeve të Gjykatës Kushtetuese dhe faktit se mandati i tij si kryetar i zgjedhur i Bashkisë së Tiranës ka vijuar juridikisht.

Sipas vendimit, zhvillimet e fundit kanë krijuar rrethana të reja në raportet institucionale brenda Bashkisë, ndërsa kompetencat e deleguara duhet të ushtrohen në koordinim me autoritetin e kryetarit të zgjedhur.

Veliaj pretendon se gjatë periudhës së fundit ka pasur një “shkëputje progresive” në ushtrimin e këtyre kompetencave, duke evidentuar mungesë informimi dhe koordinimi institucional.

Në dokument ngrihen gjithashtu pretendime për moszbatim të vendimeve gjyqësore, moszbatim dhe refuzim të urdhrave të drejtpërdrejtë të kryetarit, si dhe veprime apo mosveprime që, sipas Veliajt, kanë cenuar zinxhirin normal të përgjegjësisë dhe drejtimit të Bashkisë.

Kryebashkiaku argumenton se situata ka arritur deri në refuzimin e autoritetit të tij për të ushtruar kompetencat që Kushtetuta dhe ligji ia njohin drejtpërdrejt.

VENDIMI:

Në mbështetje të nenit 8, pika 2 dhe nenit 64 të ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, të ndryshuar, si dhe nenit 113 të ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”;

duke mbajtur në konsideratë se urdhri nr. 366 (nr. 7461 prot.), datë 14.02.2025, “Për delegimin e përkohshëm të detyrave të Kryetarit të Bashkisë Tiranë”, është nxjerrë si një instrument organizativ me karakter të përkohshëm, me qëllim garantimin e vijimësisë së funksionimit të administratës dhe të shërbimeve të Bashkisë së Tiranës në kushtet e krijuara në atë kohë;


duke mbajtur në konsideratë se mandati i Kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Tiranës ka vijuar juridikisht dhe është njohur si i tillë në dy vendimmarrje të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa vendimmarrja më e fundit e kësaj Gjykate ka eliminuar çdo paqartësi mbi vijimësinë dhe mbrojtjen kushtetuese të këtij mandati, si dhe mbi autoritetin që buron prej tij;

duke vlerësuar se vendimmarrja më e fundit e Gjykatës Kushtetuese përbën një rrethanë të re dhe përcaktuese për raportet institucionale brenda Bashkisë së Tiranës, e cila kërkon që ushtrimi i çdo kompetence të deleguar të zhvillohet në përputhje dhe në koordinim të plotë me autoritetin e Kryetarit të zgjedhur, mandati i të cilit është konfirmuar përfundimisht në planin kushtetues;

duke vlerësuar se, pikërisht për shkak të natyrës së tij të përkohshme dhe derivative, delegimi i kompetencave mund të vijojë vetëm për aq kohë sa i shërben qëllimit për të cilin është dhënë dhe ushtrohet në respekt të autoritetit kushtetues dhe ligjor të organit delegues, pa u shndërruar në një burim autonom kompetence të shkëputur prej tij;

duke konstatuar se, në periudhën pasuese dhe veçanërisht pas vendimmarrjes së fundit të Gjykatës Kushtetuese, është evidentuar një shkëputje progresive e ushtrimit të kompetencave të deleguara nga autoriteti kushtetues dhe ligjor i Kryetarit të zgjedhur, e materializuar në mungesën e informimit dhe të koordinimit institucional, në moszbatimin e vendimeve gjyqësore në moszbatimin dhe refuzimin e urdhrave të drejtpërdrejtë të Kryetarit, si dhe në veprime dhe mosveprime që kanë cenuar zinxhirin normal të përgjegjësisë dhe drejtimit institucional të Bashkisë;

duke konstatuar se kjo situatë ka kulmuar me refuzimin e autoritetit të Kryetarit të zgjedhur për të ushtruar kompetencat që Kushtetuta dhe ligji ia njohin drejtpërdrejt, duke krijuar një gjendje institucionale në të cilën delegimi, në vend që të realizojë qëllimin e tij fillestar të garantimit të vijimësisë administrative, është shndërruar në pengesë për ushtrimin efektiv të mandatit të organit delegues;

duke çmuar se këto rrethana, të marra së bashku dhe veçanërisht zhvillimet e fundit të sipërpërmendura, përbëjnë një ndryshim thelbësor të kushteve institucionale në të cilat delegimi është dhënë dhe e bëjnë vijimin e tij të papajtueshëm me nevojën për një zinxhir të qartë përgjegjësie, funksionimin normal të administratës dhe ushtrimin efektiv të mandatit të Kryetarit të zgjedhur;

me qëllim garantimin e ligjshmërisë, vijimësisë, stabilitetit dhe funksionimit normal të Bashkisë së Tiranës, ofrimin e pandërprerë të shërbimeve publike dhe mbrojtjen e interesit të qytetarëve të Tiranës:

1.Shfuqizimin e urdhrit nr. 366 (nr. 7461 prot), datë 14.02.2025 të kryetarit të Bashkisë -Per delegimin e përkohshëm të detyrave të kryetarit të Bashkisë Tiranë”.

2. Me shfuqizimin e këtij urdhri zëvendëskryetarja e bashkisë Anuela Ristani nuk ushtron me kompetencat e deleguara të kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

3.Ngarkohet Bashkia Tiranë. Drejtoria e Përgjithshme e Administrimit të Brendshëm. Drejtoria e Përgjithshme e Medias dhe Komunikimit me Qytetarët si edhe të gjithë strukturat përgjegjëse për zbatimin e këtij urdhri.

Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe afishohet në stendën e afishimeve publike të Bashkisë Tiranë

KRYETARI

Erion Veliaj

 

Artikuj te sugjeruar

video

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës