AKTUALITET

"E lidhi me litar, i mbylli gojën"/ Përdhunimi i 12-vjeçares në Pogradec, RRËQETH gjyshi i saj: Vajza e vogël nuk ikën në shkollë se nuk ka motrën...

Piranjat Përditësimi i fundit 5 Janar 2026, 17:51
"E lidhi me litar, i mbylli gojën"/ Përdhunimi i

Gjyshi i 12-vjeçares së përdhunuar nga i moshuari në Pogradec kërkon zgjidhje nga drejtësia për rastin e mbesës së tij.

“Duam që t’i sigurojë vajzës një vend të sigurt mos të ngeli aq e traumatizuar, sepse është e traumatizuar”, tha gjyshi i saj ndër lot.

Gjithashtu ai ka shtuar detaje nga përdhunimi duke thënë se vajza e djalit të tij është lidhur nga i moshuari dhe është abuzuar në mënyrë të dhunshme duke i mbyllur gojën.

Përveç kësaj, mbesa e tij e vogël nuk pranon të shkojë në shkollë sepse nuk ka motrën e madhe.

“Epo, ai ta lidhi vajzën me litar dhe t’i mbylli gojën. Çfarë ku u pa kjo? Djali ka dy vajza dhe ka edhe një tjetër 8 vjeçe që nis shkollën sërish. E vogla nuk do të shkojë në shkollë, sepse nuk ka të madhen. Do më ngelet vajza pa shkollë. Shteti, po të ketë mundësi, sepse këtu nuk vijnë as fëmijët, as djali, sepse ai do të rrijë pas fëmijëve.

Shtetit i lutem të bëjë diçka. Kaq kisha, s’kam më për të folur. Ju faleminderit, erdhët dhe morët mesazhin tonë. S’kemi gjësend, as me mbesat me fëmijët, vetëm me këtë kërkojmë nga drejtesia. Mos të shohin interesin apo diçka tjetër. Për ne, kjo është e rëndësishme dhe kërkojmë që të mos lehtësohet.”

Një ngjarje e rëndë është zbuluar në fshatin Piskupat të Pogradecit, ku një vajzë 12-vjeçare ka rezultuar shtatzënë rreth 22 javëshe pas një vizite në spital.

Dyshohet se ajo është abuzuar seksualisht nga Rushan Selko, një i moshuar 70-vjeçar me njohje familjare.

Gjykata e Korçës ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për 67-vjeçarin Rushan Selko, i akuzuar se ka përdhunuar dhe ka lënë shtatzënë një vajzë 12-vjeçare.

Sipas Policisë së Korçës, ngjarja e rëndë dyshohet se ka ndodhur gjatë muajit gusht 2024, kur Selko ka abuzuar seksualisht me fqinjën e tij të mitur në banesën e tij, në fshatin Piskupat të bashkisë Pogradec. Gjatë kësaj kohe, ai e ka kërcënuar të miturën që të mos i tregonte prindërve për atë që kishte ndodhur.

Rasti u zbulua nga prindërit e vajzës, të cilët vunë re ndryshime të dukshme fizike tek ajo. Pas ekzaminimit mjekësor, u konstatua se e mitura ishte 22 javëshe shtatzënë, ndërsa më pas ajo ka rrëfyer edhe ngjarjen e rëndë.

Organi i akuzës ka kërkuar masën e sigurisë “arrest në burg” për 67-vjeçarin, kërkesë që është pranuar nga gjykata. Seanca gjyqësore e zhvilluar me dyer të mbyllura ka zgjatur më shumë se dy orë.

I pandehuri nuk e ka pranuar akuzën e abuzimit seksual. Ndërkohë, vajzës i është marrë kampioni i fetusit për kryerjen e analizës së ADN-së, me qëllim vërtetimin e atësisë së fëmijës.

Pritet që përgjigjja e analizës të dalë brenda 2–3 javësh, e cila pritet të hedhë më shumë dritë mbi këtë ngjarje të rëndë.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?