Shqipëria humb 4% të nxënësve të fillores në një vit, rënia shumë më e fortë se në BE
Në Shqipëri, numri i nxënësve në arsimin fillor vijoi të bjerë edhe në vitin 2024. Nga 146 962 nxënës të...
Në Shqipëri, numri i nxënësve në arsimin fillor vijoi të bjerë edhe në vitin 2024. Nga 146 962 nxënës të...
Rritja e çmimeve është përshpejtuar në gusht, duke u rritur me 3.2%, nga 3.4% në korrik. Ky është muaji i tret...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ndaj ceremonisë me nderime shtetërore të organizuar në Serbi p&eu...
Real Madridi po e shqyrton gjithnjë e më seriozisht mundësinë e transferimit të Declan Rice, me disa figura me ndikim brenda klubit q...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka lëshuar akuza të forta ndaj ekzekutivit menjëherë pas mbled...
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka ironizuar nismat e qeverisë së Edi Ramës, “Besën” dhe “PasqyrAl...
Identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar i një rasti zjarrvënieje të ndodhur më 6 korrik 2026, në vendin e quajtur “Qafa e...
Kundërshtarët e një projekti luksoz pronash të paluajtshme në një zonë të mbrojtur natyrore në Shqipëri kan&...
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur sot në Tropojë, ku sipas informacioneve, katër punonjës të Bashkisë Tr...
Drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Skender Hita zhvilloi një takim në Shkodër me strukturat e drejtorisë ve...
Prokuroria e Posaçme goditi mëngjesin e kësaj të shtune një grup kriminal të drejtuar nga Inez Hajrulla, që vepron në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Në finale të hetimeve disa mujore, prokurori i posaçëm Vladimir Mara ka firmosur shtatë urdhërarreste ndaj të dyshuarve për ngjarje të rënda kriminale si atentate mafioze apo trafik droge.
Raportohet se është firmosur urdhërarrest për Hajrullën dhe krahun e tij të djathtë Ervis Matodashaj, të akuzuar për vrasjen e Gentian Qarrit mbrëmjen e 6 shkurtit 2021 në Vlorë, por ata i kanë shpëtuar prangave. Gentian Qarri, një ish i dënuar në Itali me 11 vite burgim për trafik droge u ekzekutua në lagjen “29 nëntori” në Vlorë. Motivi dyshohet përplasja e grupeve kriminale në trafikun e kokainës.
Po ashtu, Hajrulla dhe Matodashaj rezultojnë të përfshirë edhe në ekzekutimin e biznesmenit vlonjat, Bledar Birçaj, ngjarje kjo e ndodhur në maj të vitit 2021.
Goditja e grupit kriminal është bërë pas analizimit të të dhënave në aplikacionin e koduar në Sky ECC. Hetimet janë duke vijuar edhe për ngjarje të tjera kriminale që dyshohet të kenë kryer nga i njëjti grupim kriminal.
Por kush janë emrat e 8 personave për të cilët SPAK lëshoi urdhërarreste dhe rolet e tyre në grupin kriminal?
Grupi kriminal i drejtuar nga Inez Hajrulla në Vlorë dyshohet për disa ngjarje të rënda kriminale si atentate mafioze apo trafik droge. Krahas tij dhe Ervis Matodashajt, SPAK ka lëshuar urdhëarrest edhe për Flodian Plakun, i njohur si Pole Qorri. Të gjithë janë të arrestuar në Shqipëri dhe Itali për krime të ndryshme, ndërsa Plaku akuzohet për vrasjen e Gentian Bejtjas në oborrin e shtëpisë së tij në Larushk të Fushë Krujës. Mësohet se ndaj Pole Qorrit është ngritur akuza e re e trafikut të drogës.
Argest Xheza, Arben Memishaj dhe Mendu Duka akuzohen për trafik droge.
Në mesin e emrave të grupit të Hajrullës është edhe një efektiv policie, Rezart Kuçi. Ai u arrestua sot në Vlorë me urdhër të SPAK, ndërsa akuzohet për “Shpërdorim detyre”, “Trafik lëndësh narkotike” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”. Ndërkohë është arrestuar edhe një ish-efektiv policie. Hamëz Demushi u kap në Zvicër me urdhër të SPAK, ndërsa akuzohet për trafik droge.
Goditja e grupit kriminal të Inez Hajrullës është bërë pas analizimit të të dhënave në aplikacionin e koduar në Sky ECC. Hetimet janë duke vijuar edhe për ngjarje të tjera kriminale që dyshohet të kenë kryer nga i njëjti grupim kriminal.
8 urdhërarrestet
Inez Hajrulla – arrest me burg – akuzë për vrasjen e Gentian Qarrit
Ervis Matodashaj – arrest me burg – akuzë për vrasjen e Gentian Qarrit
Flodian Plaku, i njohur si Pole Qorri – arrest me burg – akuzë për trafik droge
Hamëz Demushi – ish-punonjës policie – arrest me burg – akuzë për trafik droge
Argest Xheza – arrest me burg – akuzë për trafik droge
Arben Memishaj – arrest me burg – akuzë për trafik droge
Mendu Duka – arrest me burg – akuzë për trafik droge
Rezart Kuçi – arrest me burg – akuzë për trafik droge
Pesë vite nga dy vrasje që tronditën Vlorën njëra pas tjetrës, ajo e pas Gentian Qarrit, më 6 shkurt të 2021 dhe Bledar ...
Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në aksin rrugor Shkodër-Koplik. Sipas Policisë, një kami...
Prej 11 ditësh, në fshatin Suk 1 të Roskovecit kanë nisur punimet për ndërtimin e një termocentrali me gaz, projekt që p...
Flamuri kombëtar kuqezi i vendosur në “Shtëpinë e Flamurit” ka tërhequr vëmendjen e vizitorëve dhe qytetarëv...
Drejtori i ARRSH, Ami Kozeli duke folur lidhur me rrëshqitjen e rrugës Librazhd-Prrenjas, tha se u morën menjëherë masa për siguri...
Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga operacioni i SPAK i zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm...
Kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga afati përfundimtar për shpalljen e ofertës për portin e ri të Durrësit në P...
Rezart Kuçi është personi i arrestuar ditën e sotme nga AMP për “Shpërdorimit të detyrës”, “Trafik l...
VLORË- Personi që shihni në foto është punonjësi i policisë Rezart Kuci, i cili u arrestua sot në operacionin në ...
Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me operacionin e ndërmarrë sot në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë. ...