AKTUALITET

Shpërthimi në gjyq i Koço Plakut kundër Enver Hoxhës: E mbushe tokën shqiptare me varre

Piranjat Përditësimi i fundit 8 Maj 2026, 07:58

Shpërthimi në gjyq i Koço Plakut kundër Enver Hoxhës:

Goditja e të ashtuquajturit “grupi sabotator i naftës” nisi që në vitin 1974 dhe është ndër tragjeditë më të mëdha gjatë sistemit komunist, sa i përket inteligjencës shqiptare.

Inxhinierët e lartë Koço Plaku dhe Milto Gjikopulli u pushkatuan. Të njëjtin fat patën edhe Abdyl Këllezi, anëtar i Byrosë Politike të PPSH, ish-ministër i Ekonomisë e zv.kryeministër i Shqipërisë në vitet 1945-1975, si dhe Koço Theodhosi, anëtar i Byrosë Politike të PPSH dhe ministër i Industrisë e Minierave. Pushkatimi ndodhi në vitin 1976. Dhjetëra inxhinierë të tjerë u kalbën burgjeve me dënime maksimale, disa u internuan, u dëbuan, u ulën në detyrë. Ndërkaq, pati edhe prej atyre që vranë veten, përpara se t’i vriste sistemi, siç ishte rasti i Piro Gushos, Tomi Kristo etj..

Arrestimet e pjesës më të madhe të inxhinierëve të naftës u kryen më 25 mars 1975. Pas disa muajsh hetuesi, mes trysnisë dhe torturave, dolën para gjyqit Filip Nashi, Beqir Alia, Koço Plaku, Protoko Murati, Milto Gjikopulli, Dhimitër Stefa, Jani Konomi dhe Nuredin Skrapari. Ata u akuzuan si sabotatorë të pushtetit, agjitacion e propagandë dhe shkatërrim të pronës së përbashkët publike. Ishte një proces i nxitur pas shumë letrash anonime, mbledhjesh të përfaqësuesve të Byrosë Politike dhe një pune me plot shpifje nga ana e Sigurimit të Shtetit. Procesi ndaj tyre nisi më datën 11.06.1976 në Gjykatën e Lartë të Republikës Popullore të Shqipërisë.

Në seancën hapëse thuhet: Sot më datë 11.06.1976 nisi procesi gjyqësor me kryetare seance Eleni Selenica, zv/kryetare e Gjykatës së Lartë, me ndihmësgjyqtarë: Mitat Goskova, Fehmi Legreta, të asistuar prej sekretarit Sadik Memo, me pjesëmarrjen e zv/prokurorit të përgjithshëm Sotiraq Samara. Kjo gjykatë mori në shqyrtim në seancë gjyqësore me dyer të mbyllura, çështjen penale nr.12, që u përket të pandehurve Filip Nashi, Beqir Alia, Koço Plaku, Protoko Murati, Milto Gjikopulli, Dhimitër Stefa, Jani Konomi e Nuredin Skrapari, të akuzuar në bazë të nenit 72, në kombinim me nenin 12 të Kodit Penal. Për disa seanca, gjyqi pati dëshmitarë të shumtë, një pjesë e madhe e të cilëve ishin instruktuar nga Sigurimi i Shtetit që të dëshmonin kundër të pandehurve.

Në gjyqin e “Grupit të naftës”, kryetar i grupit hetimor, Ferhat Matohiti, e paraqiti aktakuzën e tij më 29 prill 1976, ndërsa kjo gjeti menjëherë miratimin e prokurorit të Përgjithshëm. Nga zhvillimi i gjyqit është konstatuar edhe reagimi i Koço Plakut, kur në një moment shpërthimi, nuk heziton të kritikojë Enver Hoxhën, duke e akuzuar se kishte mbushur tokën shqiptare me varre dhe u ka marrë shpirtrat sa e sa njerëzve. Në pretencën e prokurorit thuhet: “Me aktakuzën tonë u kemi dërguar për gjykim të pandehurit Filip Nashi, Beqir Alija, Koço Plaku, Milto Gjikopulli, Protoko Murati, Dhimitër Stefa, Jani Konomi e Nuredin Skrapari, të akuzuar se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer krimin e sabotimit në industrinë e naftës dhe të gazit, krim ky i parashikuar nga neni 72 në kombinim me nenin 12 të K.P. Këta të pandehur, me përjashtim të Nuredin Skraparit, kanë kryer edhe krimin e agjitacionit e propagandës kundra pushtetit popullor, të parashikuar nga neni 73 të K. Penal.

Të pandehurit Koço Plaku e Milto Gjikopulli kanë kryer edhe krimin e tradhtisë ndaj Atdheut në formën e spiunazhit të parashikuar nga neni 64 të K.P. dhe të pandehurit Filip Nashi e Beqir Alija kanë kryer edhe krimin e shpërdorimit të pozitës zyrtare të parashikuar nga neni 199/II të K.P”. Në seancat gjyqësore gjithçka ishte e paracaktuar mbi dënimin e të tetë të arrestuarve, të gjithë inxhinierë nafte dhe drejtues të lartë të këtij sektori. Iu tha të dënuarve me vdekje, kanë të drejtë t’i drejtohen me lutje Presidiumit të K. Popullor për faljen e jetës brenda tre ditëve. Vendimi ishte i formës së prerë. Vendimi për dënimet u shpall në Tiranë më datën 17 qershor 1976.

Më 28 qershor Presidiumi i Kuvendit Popullor refuzon të falë Koço Plakun dhe Milto Gjikopullin të cilët u pushkatuan në periferi të Tiranës. Ata u akuzuan si sabotatorë të pushtetit, për agjitacion e propagandë dhe shkatërrim të pronës së përbashkët publike. Sipas dokumenteve dhe dëshmive të të mbijetuarve të kohës, procesi u nxit nga disa letra anonim, u pasua me mbledhjet e Byrosë Politike dhe punës manipuluese nga ana e Sigurimit të Shtetit. Inxhinierët Koço Plaku dhe Milto Gjikopullin u dënuan me vdekje dhe u pushkatuan, ndërsa trupi i Koço Plakut është ende i zhdukur”, njoftoi Autoriteti i Dosjeve. Sipas AIDSSH, në dokumente jepen detaje për analizën vjetore të punës në sektorin e sigurimit të naftës në atë kohë, planin e masave agjenturore operative, informacion mbi avaritë e ndodhura në punën e kërkimit për naftë etj… Dy vite më parë Autoriteti i Dosjeve ka deklasifikuar për publikun dhe studiuesit disa dokumente të tjera të ish-sigurimit të Shtetit, të cilat kanë të bëjnë me degën e Sigurimit në Sektorin e Naftës.

Dokumentet ofrojnë detaje mbi ngjarjet që kanë ardhur menjëherë pas arrestimeve, dënimeve me burg dhe pushkatim të disa të inxhinierëve nga pushteti komunist. “Arrestimet e pjesës më të madhe të inxhinierëve të naftës u kryen më 25 mars 1975 dhe pas disa muajsh hetuesi, mes trysnisë dhe torturave, u dënuan ne vitin 1976 inxhinierët Filip Nashi, Beqir Alia, Koço Plaku, Protoko Murati, Milto Gjikopulli, Dhimitër Stefa, Jani Konomi dhe Nuredin Skrapari. Ata u akuzuan si sabotatorë të pushtetit, për agjitacion e propagandë dhe shkatërrim të pronës së përbashkët publike.

Sipas dokumenteve dhe dëshmive të të mbijetuarve të kohës, procesi u nxit nga disa letra anonim, u pasua me mbledhjet e Byrosë Politike dhe punës manipuluese nga ana e Sigurimit të Shtetit. Inxhinierët Koço Plaku dhe Milto Gjikopullin u dënuan me vdekje dhe u pushkatuan, ndërsa trupi i Koço Plakut është ende i zhdukur”, njoftoi Autoriteti i Dosjeve. Sipas AIDSSH, në dokumente jepen detaje për analizën vjetore të punës në sektorin e sigurimit të naftës në atë kohë, planin e masave agjenturore operative, informacion mbi avaritë e ndodhura në punën e kërkimit për naftë etj..

Filip (Lipe) Apostol Nashi, lindi në Sheper të Zagorisë Gjirokastër, më 9.01.1923. Arsimin fillor e kreu në fshatin e lindjes. Për nevoja ekonomike u largua nga fshati për të punuar si çirak në Gjirokastër, ku dhe kreu arsimin e mesëm me rezultate të shkëlqyera. Në vitin 1942 u lidh me Lëvizjen Nacional Çlirimtare. Ishte pjesë e Brigadës XII sulmuese. Në përfundim të luftës arrin gradën e zv.komisar batalioni.

Në vitin 1951 gradën e kapitenit të parë. Lirohet nga ushtria dhe emërohet në aparatin e Komitetit Qendror Tiranë. Në vitin 1952 drejton partinë në sektorin e naftës Kuçovë (Qytet Stalin). Në vitin 1953 dërgohet në B.S (Bashkimi Sovjetik) për studime të larta në shkollën “V.J Lenin “të cilën e mbaron me rezultate të shkëlqyera (të gjitha lëndët shkruhen në diplomë atlicno). Në vitin 1957 dërgohet në Baku të B.S një vit për specializim në sektorin e naftës. Kështu i kompletuar me arsimin përkatës vjen për të drejtuar sektorin e naftës në Kuçovë, viti 1958. Në vitet 1965-1975 drejton Drejtorinë e Përgjithshme të Naftës, ku arrin edhe rezultatet rekorde të nxjerrjes edhe prodhimit të naftës 2.4 milion ton në vit. Për merita të luftës edhe të punës Filip(Lipe) Nashi është dekoruar: 1. Medalja e kujtimit Nr. 585 dt.14.11.1945 2. Medalja e çlirimit Nr. 1588 dt.08.01.1946 3. Medalja e trimërisë Nr. 2477 dt. 07.07.1947 4. Urdhri i trimërisë Nr. 2163 dt. 08.11.1955 5. Urdhri i punës Kl. II Nr. 2026 dt. 05.04.1955 6. Urdhri i punës Kl. I Nr 3611 dt. 14.12.1962 7. Flamuri i kuq i punës Kl. II Nr. 5026 dt. 09.01.1973 8. Titulli Heroi i punës Socialiste Kl. II Nr. 5213 dt. 21.11.1974 Me 25.02.1975 me vendim të Byrosë Politike pezullohet nga detyra si Drejtor i Përgjithshëm i Naftës dhe Gazit. Në 25 mars 1975 arrestohet në Plenumin e Patosit./Memorie.al

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan