Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
FRANCA- Autoritetet franceze kanë deklaruar se është përfshirë në operacionin europian të zhvilluar në Belgjikë, Zvicër, Holandë, Gjermani, Itali dhe Austri kundër një organizate kriminale shqiptare që çoi të martën në arrestimin e 17 personave.
Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar në Zvicër janë kryer tre arrestime. Organizata kriminale shqiptare e shpërbërë merrej me trafik droge dhe grabitje me armë. Aktivitetet e saj u shtrinë edhe në Zvicër. Gjatë operacionit të zhvilluar të martën në Zvicër, policia ka sekuestruar 9 kilogramë heroinë dhe 2 kilogramë kokainë.
Dy anëtarë të tjerë të bandës janë arrestuar më parë në Holandë dhe Zvicër. Ndërkohë sipas mediave italiane, nga hetimi rezultoi se organizata jo vetëm transportonte dhe shiste drogë, por bashkëpunonte edhe me një grup tjetër kriminal shqiptar për të grabitur drogën e klaneve rivale.
“Një furnizues kryesor i rrjeteve shqiptare që operojnë në Savoie dhe Haute-Savoie është në mesin e të dyshuarve të arrestuar. Ky i fundit, një shqiptar me banim në rajonin e Lionit organizonte importe të shpeshta me partnerin e tij nga Evropa Veriore. E ardhur nga Belgjika dhe Holanda, droga më pas u shpërnda në departamentet 73 dhe 74, veçanërisht në sektorin e Annecy.
Gjatë kontrolleve, policia zbuloi 3 kilogramë heroinë, 1 kilogram kokainë dhe disa dhjetëra kilogramë produkte prerëse me një çmim rishitjeje prej afro 500 mijë euro. Krahas kësaj, ata morën në dorë më shumë se 400.000 euro cash, automjete të nivelit të lartë dhe llogari bankare”, kanë deklaruar autoritetet franceze sot.
Sipas mediave italiane kjo bandë e dhunshme kishte në dispozicion një arsenal armësh zjarri dhe në të kaluarën ishte përfshirë në një atentat ndaj një rivali në Shqipëri. Po ashtu flitet për një grabitje të armatosur të një ngarkese me 395 kg marijuanë në mes të shkurtit të kryer në Bruksel.
11 prej të arrestuarve janë kapur në Belgjikë, ndërsa të tjerët në shtetet e tjera europiane ku u shtrinë kontrollet me qëllim ekstradimin në Belgjikë. Një nga të arrestuarit në Itali rezultonte në kërkim, i dënuar nga Gjykata e Arezzos me 2 vjet 10 muaj e 6 ditë burg për drogë lidhur me ngjarje të ndodhura në Civitella Val di Chiana (AR) në 2016.
Sipas hetimeve, anëtarët e organizatës kanë lidhje familjare me njëri-tjetrin dhe të gjithë vijnë nga Vlora. Bëhet fjalë për një lloj mafie shqiptare, siç thonë mediat italiane, që merret me gjithçka që lidhet me kokainën, nga importi tek prerja, tek riciklimi dhe më në fund tek trafiku i armëve. Ndër veprimet që i atribuohen organizatës, ka edhe episode të dhunshme të lidhura me kriminelë të përshkruar nga prokurorët belgë si veçanërisht të rrezikshëm dhe të vendosur.
Emrat e të dyshuarve nuk janë aspak të rinj për autoritetet e zbatimit të ligjit. Në vitin 2014, krerët e bandës ishin dënuar në Francë me burgim nga 10 deri në 12 vjet, ndërsa të tjerët me role të vogla kishin marrë dënime nga 3 deri në 7 vjet. Por edhe kështu ata nuk u dekurajuan dhe përkundrazi vazhduan rrugën e tyre kriminale.
Kërkimet në Belgjikë në kuadër të operacionit kanë çuar në kapjen e 100 kg drogë të llojit kokainë dhe amfetaminë, 6 armë zjarri, kimikate, uniforma policie dhe jelekë antiplumb, 265,000 euro para cash, 20 telefona të kriptuar, automjete etj. Grupi i trafikantëve të hetuar nga Policia e Antwerp në Belgjikë ishin të specializuar në shpërndarjen e sasive të mëdha të drogës që më pas transportoheshin në vende të ndryshme me mjete të pajisura me hapësira të fshehta.
Operacioni TIRANA- Operacioni “Nomada” i Policisë së Shtetit dhe SPAK të çoj në arrestimin e një grupi per...
Lefter Alla TIRANA- Gjykata Posçame e Apelit ka dënuar përfundimisht me 3 vite burg Lefter Allën, ish-kryebashkiaku i Bulqiz&eum...
Eraldo Nevruzi VLORA- Shoferi i ambulancës së spitalit të Vlorës, i cili transportoi drejt morgut dje trupin e pajetë të...
Foto ilustruese LAÇ- 21-vjeçari Egli Babasi është arrestuar si shkaktar i aksidentit ku humbi jetën këmbësori 6...
Turistët VLORA- 2 turistë lituanezë janë shpëtuar nga Policia Kufitare Himarë pasi ishin bllokuar në Gjirin e Angle...
Elvis Damçe ITALIA- “La Republica” ka publikuar një artikull ku shkruan se janë kryer përgjimet në bisedat mes ...
Foto ilustruese ITALIA- Një 61-vjeçar shqiptar është vrarë mbrëmjen e së premtes rreth orës 23:00 në Bi...
Foto ilustruese LAÇ- Një aksident ka ndodhur gjatë natës në autostradën Laç-Mamurras në afërsi të...
Edvin Prifti TIRANA- Mjeku Edvin Prifti ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku thotë se virusi Covid-19 &e...
Foto ilustruese TIRANA- Nga 29 mijë biznese të profesioneve të lira e deri te prodhuesit e birrës industriale artizanale, si dhe nd&eum...