AKTUALITET

E rëndë në Itali, djali shqiptar dhunon nënën ditën e lindjes dhe më pas zhduket! Kamerat e filmuan duke u hedhur në det (EMRI)

Piranjat Përditësimi i fundit 22 Shkurt 2026, 10:33
E rëndë në Itali, djali shqiptar dhunon nënën

Debaton me nënën dhe e dhunon gjatë darkës për 20-vjetorin e lindjes dhe s largohet nga shtëpia dhe më pas fiksohet nga kamerat e portit të Porto di Civitanova teksa hidhet në det.

Orë ankthi për Rikardo Merkurin, një i ri me origjinë shqiptare dhe banues në Pollenza,  kërkimet për të cilin vijojnë që prej pasdites së djeshme. Në terren po punojnë zjarrfikësit e njësisë së zhytësve nga Teramo, së bashku me rojën bregdetare dhe karabinierët. Shpresa është që i riu të ketë dalë në një pikë tjetër të basenit portual dhe më pas të jetë larguar në gjendje shoku, ashtu siç kishte lënë edhe banesën. Por ndër hipotezat është edhe më e rënda.

Rindërtimi i ngjarjes

Nëna, Albana Kastriot, pronare e një qendre estetike, e cila u dhunua rëndë nga i biri, ndodhet në spitalin e Ospedale di Macerata në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën. Në shtëpi, të premten në orarin e darkës, ndodheshin 20-vjeçari dhe nëna, ndërsa babai, Mario Merkuri,  sipërmarrës i vogël në ndërtim (i pranishëm dje në port gjatë kërkimeve) dhe djali tjetër më i madh ishin jashtë. Familja, me origjinë shqiptare, është e njohur dhe e integruar plotësisht. Ata jetojnë në Pollenza që nga vitet ’90; dy djemtë janë shtetas italianë dhe Riccardo ka luajtur edhe futboll me Montemilone.

Rreth orës 21:00 të mbrëmjes së kaluar ndodhi episodi dramatik. Një fqinj dëgjoi britma nga banesa ngjitur dhe lajmëroi karabinierët. Kur forcat e rendit mbërritën në vendngjarje, i riu ishte larguar, ndërsa gruaja u gjet pa ndjenja në banjë, shkruajnë mediat italiane. Ajo ishte sulmuar dhe rrahur për shkaqe që ende duhet të sqarohen. Në vendngjarje ndërhyri edhe ambulanca që e transportoi Albanën në spital. Ajo ka nofullën e thyer dhe ndodhet në koma të induktuar farmakologjikisht. Fatmirësisht, nuk është në rrezik për jetën.

Kërkimet në port

Menjëherë nisën kërkimet për të riun, i akuzuar për plagosje të rëndë. Riccardo Merkuri u largua me makinën e tij, një Mercedes-Benz Classe A, duke lënë celularin në shtëpi, pajisje që më pas u sekuestrua nga karabinierët. Ai arriti t’u humbiste gjurmët autoriteteve deri pasditen e djeshme, kur makina u gjet në parkimin e largo Donatori di Sangue, pranë hyrjes së portit të Civitanovës. Më pas u njoftua Zyra Detare për të verifikuar pamjet e kamerave të zonës portuale.

Në pamje shihet i riu duke hyrë nga aksesi i parë dhe duke mos dalë më. Më pas, kamerat e tregojnë teksa hidhet nga bregu. Ai rishfaqet në sipërfaqe, ngjitet sërish dhe hidhet pak më tej. Që nga ai moment nuk shihet më. Në operacion janë angazhuar zhytës, dy gomone dhe një motovedetë. Kërkimet vijonin edhe mbrëmjen e djeshme. /PiranjatNews/

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?