
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në Maqedoninë e Veriut, ku tre shqiptarë nga Kosova, të raportuar të zhdukur dy ditë më parë, janë gjetur pa shenja jete në një automjet të përmbysur në rrugën nga Pikëkalimi Kufitar Bllacë drejt Shkupit.
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar rastin, ndërsa ka bërë të ditur se zhdukja e tyre është raportuar të shtunën, kanë raportuar mediat në Kosovë.
“Rasti është raportuar më 19 korrik 2026, rreth orës 22:35, kur në SPB Shkup është njoftuar për një veturë të markës ‘Mercedes’ me targa gjermane të përmbysur në këtë aks rrugor”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Menjëherë pas daljes në vendin e ngjarjes, policia ka konstatuar se në automjet ndodheshin tre persona të vdekur, një burrë dhe dy gra.
MPB ka bërë të ditur se vdekja e tyre është konfirmuar nga një mjek i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore.
MPB ka bërë të ditur se më herët, në orën 13:40, një shtetas i Kosovës kishte raportuar në Stacionin Policor Bit Pazar se tre persona ishin zhdukur. Kontakti i fundit me ta ishte realizuar më 18 korrik 2026, rreth orës 22:15, kur ata ndodheshin në aeroportin e Shkupit.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
20 Korrik08:27
Sot seancë plenare në Kuvend, në Rend Dite vlerësimi i punës së një sërë institucioneve, përfshirë SPAK, KLGJ e KLP
Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë sot seancën e radhës plenare, ku deputetët pritet të shqyrtohen një sër...
AKTUALITET
20 Korrik08:17
Parashikimi i motit për sot, 20 korrik 2026
Vendi ynë ditën e hënë ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e i nxehtë në...
AKTUALITET
19 Korrik23:52
Aksident i rëndë në Unazën e Re
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Unazës së Re në Tiranë, ...
AKTUALITET
19 Korrik23:39
Zi në familjen Leli, ndahet nga jeta nëna e ish-kryebashkiakut të Vlorës
Ka ndërruar jetë këtë të diel, në moshën 81-vjeçare, Kimete Leli, nëna e ish-kryebashkiakut të Vlorës...
AKTUALITET
19 Korrik23:37
BE përgatitet për mbrojtje, Shqipëria pjesë e planit, Marta Kos: Shtetet kandidate po sulmohen
Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos, paralajmëroi për hartimin e një strategjie për të mbrojtur shtetet kandidate...
AKTUALITET
19 Korrik23:30
'Nesër më shumë!'/ Revolta qytetare kundër qeverisë, mbyllet protesta e 50-të
Ka përfunduar protesta e 50-të radhazi e qytetarëve para godinës së Kryeministrisë në Tiranë, ku pjesëmarrës...
AKTUALITET
19 Korrik22:24
Zjarr në Gjirokastër, dy kodra marrin flakë
Një zjarr në një sipërfaqe pyjore midis fshatrave Andon Poçi dhe Hundëkuq, është konstatuar këtë mbrë...
AKTUALITET
19 Korrik19:54
Kripto-asetet në lupën e tatimeve/ Projektligj i ri për raportim të detyrueshëm në organet tatimore, gjoba deri në 1 mln lekë
Të ardhurat nga kripto asetet pritet të kontrollohen nga administrata tatimore.
Në Shqipëri është hartuar një kuad&e...
AKTUALITET
19 Korrik19:46
“Në shesh deri në largimin e Ramës”/ Qytetarët: Të parët tanë luftuan 50 vite komunizëm, ne “luftojmë” 50 ditë në protestë
Rezistenca vijon në Tiranë, ndërsa qytetarët shprehen të vendosur për të qëndruar në protestë deri në r...