Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë në raportin e Universitetit Yale për performancën mjedisore, duke e akuzuar qeverinë për propagandë dhe keqpërdorim të shifrave.
Sipas Kedhit, fakti që Shqipëria renditet e 46-ta në botë dhe e para në Ballkanin Perëndimor është i vërtetë, por sipas tij, interpretimi që i bëhet kësaj renditjeje nga Kryeministri është i gabuar.
“Propaganda ka një rregull të thjeshtë: merr një fakt të vërtetë dhe fsheh nëntë të tjerë. Pikërisht këtë ka bërë Kryeministri me raportin e Universitetit Yale për performancën mjedisore”, deklaroi Kedhi.
Ai argumentoi se përmirësimi i renditjes së Shqipërisë lidhet kryesisht me faktin që pjesa më e madhe e energjisë elektrike prodhohet nga hidrocentralet, një avantazh që sipas tij ekziston prej dekadash dhe nuk është rezultat i politikave të qeverisë aktuale.
Kedhi u ndal te disa prej treguesve të veçantë të raportit, duke theksuar se Shqipëria ka rezultate të dobëta në fusha si bujqësia, menaxhimi i ujërave të ndotura dhe përdorimi i inputeve bujqësore.
“Për ujërat e ndotura, Shqipëria renditet e 138-ta në botë dhe e 18-ta ndër 19 vendet e rajonit. Rezultati ynë është vetëm 12.7 pikë, ndërsa mesatarja rajonale është mbi 63 pikë”, tha ai.
Sipas nënkryetarit të PD-së, edhe treguesit për menaxhimin e azotit, fosforit dhe rrezikun nga ndotja me pesticide tregojnë probleme serioze që lidhen me tokën, ujin dhe sigurinë ushqimore.
Ai përmendi gjithashtu renditjen e Shqipërisë për cilësinë e ajrit, ku sipas tij vendi pozicionohet i 88-ti në botë.
Kedhi solli në vëmendje edhe renditjet e mëparshme të Shqipërisë në indeksin e performancës mjedisore, duke deklaruar se pozicioni aktual nuk përbën një rekord historik.
“Vendi i 46-të sot nuk është as një rekord historik dhe as prova e ndonjë mrekullie të qeverisë Rama”, u shpreh ai, duke shtuar se metodologjitë e raporteve kanë ndryshuar dhe krahasimet duhet të bëhen me kujdes.
Në reagimin e tij, Kedhi kërkoi më shumë investime në trajtimin e ujërave të ndotura, monitorimin e ajrit, mbrojtjen e tokës bujqësore dhe ruajtjen e zonave të mbrojtura.
Sipas tij, raporti i Yale nuk duhet parë si një sukses i qeverisë, por si një tregues i problemeve që kërkojnë zgjidhje në politikat mjedisore të vendit.
Deklarata
Propaganda ka një rregull të thjeshtë: merr një fakt të vërtetë dhe fsheh nëntë të tjerë. Pikërisht këtë ka bërë Kryeministri me raportin e Universitetit Yale për performancën mjedisore.
Kryeministri publikoi me entuziazëm se Shqipëria renditet e 46-ta në botë dhe e para mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Shifra është e vërtetë. Historia që Edi Rama ndërton mbi këtë shifër është gënjeshtra.
Indeksi përbëhet nga 47 tregues të ndryshëm. Renditja e Shqipërisë përmirësohet kryesisht sepse pjesën më të madhe të energjisë elektrike e prodhojmë nga hidrocentralet, të cilat ndotin më pak se qymyri apo nafta. Ky është një avantazh që Shqipëria e ka prej dekadash, jo një arritje e kësaj qeverie.
Por sapo kalojmë nga renditja e përgjithshme te komponentët që matin politikat konkrete dhe funksionimin e shtetit, propaganda bie.
Në bujqësi, Shqipëria renditet e 158-ta në botë dhe e 17-ta ndër 19 vendet e rajonit ku na klasifikon Yale. Për menaxhimin e qëndrueshëm të azotit jemi të 150-tët, ndërsa për suficitin e fosforit të 139-tët. Edhe treguesi i rrezikut nga ndotja me pesticide ka shënuar përkeqësim. Këto shifra flasin për dëmtimin e tokës, ndotjen e ujërave, sigurinë ushqimore dhe mungesën e një modeli modern për bujqësinë shqiptare.
Për ujërat e ndotura, Shqipëria renditet e 138-ta në botë dhe e 18-ta ndër 19 vendet e rajonit. Rezultati ynë është vetëm 12.7 pikë, ndërsa mesatarja rajonale është mbi 63 pikë.
Për cilësinë e ajrit renditemi të 88-tët.
Ka edhe një fakt tjetër që e rrëzon përpjekjen për ta paraqitur këtë si një arritje historike.
Në indeksin pilot të vitit 2006, Shqipëria renditej e 55-ta. Në vitin 2008 ishte brenda 30 vendeve të para të botës. Metodologjia ka ndryshuar dhe renditjet nuk mund të krahasohen mekanikisht, por një gjë është e padiskutueshme: vendi i 46-të sot nuk është as një rekord historik dhe as prova e ndonjë mrekullie të qeverisë Rama.
Ne e shohim mjedisin jo si dekor propagandistik dhe as si pengesë ndaj zhvillimit, por si pasuri kombëtare dhe burim zhvillimi ekonomik. Shqipëria ka nevojë për impiante funksionale të trajtimit të ujërave, monitorim real të ajrit, një vizion për bujqësinë që mbron tokën dhe ushqimin, ndihmon realisht fermerët, si dhe për zona të mbrojtura që ruhen nga ligji, jo që copëtohen për interesat e klientëve të pushtetit.
Armiku si i mjedisit dhe i zhvillimit është korrupsioni dhe një shtet që përdor natyrën si pronë të qeverisë.
Propaganda mund të keqpërdorë shifrat në letër. Por nuk mundet kurrë të ndryshojë cilësinë e ajrit që thithim të gjithë përditë, të pastrojë lumenjtë, të mbrojë pyjet apo të shpëtojë biodiversitetin shqiptar kur e kundërta është e vërtet.
Raporti i Yale-it nuk është një aktakuzë ndaj Shqipërisë dhe burimeve të saj natyrore. Është një aktakuzë ndaj dështimit të kësaj qeverie për të mbrojtur mjedisin.
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka sjellë në vëmendje një deklaratë të eurodeputetit Tomáš Zdech...
Pas 52 ditësh protestash të vazhdueshme kundër qeverisë dhe kërkesave për dorëheqjen e tij, kryeministri Edi Rama ka reaguar ...
I ftuar në ‘Çim Peka LIVE’ në Syri Tv, analisti Lorenc Vangjeli kritikoi mungesën e transparencës së qeverisë p...
Gazetari Bledian Koka ka akuzuar kryeministrin Edi Rama në lidhje me reagimin e Tiranës zyrtare pas deklaratave të ministres serbe, e cila tha se...
Gazetari Basir Çollaku ka folur për zhvillimet e fundit dhe deklaratat e sotme të eurodeputetit çek Tomáš Zdechovsk&y...
Deputetja e pavarur Marjana Koçeku, e njohur edhe si “Neomalsore”, ka rrëfyer arsyet e largimit nga Partia Socialiste, vizionin e saj p&...
Ish-deputeti i PD-së, Lefter Maliqi ka publikuar në rrjete sociale një video ku tregon me ironi realitetin me plehrat në Kuçovë....
Përgjigje për Ramën dhe shifrat e tij të pavërteta. Në pamje të parë, vlerësimi i Indeksit të Performancë...
Kuvendi nuk mundi t’i zhvillonte dot punimet ditën e sotme (20 korrik) pas dy ndërprerjeve dhe tensioneve në sallë, pasi opozita bllok...
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar për...