
Kandidatja e vetme grua për kreun e ri të SPAK-ut, Doloreza Musabelliu, prezantoi sot, më 11 dhjetor, platformën e saj gjatë mbledhjes së Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP). Ajo theksoi se angazhimi i saj profesional synon jo vetëm hetimin e çështjeve penale, por edhe përmirësimin e standardeve ligjore, rritjen e transparencës dhe cilësisë së hetimeve.
Musabelliu vuri theksin tek ndërtimi i një marrëdhënieje transparente me mediat, duke respektuar sekretin hetimor dhe integritetin e institucioneve.
“Gjatë ushtrimit, kam hetuar çështje me ndjeshmëri dhe vëmendje të lartë publike, ku media ka luajtur një rol të rëndësishëm në pasqyrimin e çështjeve të rëndësishme.
Kam respektuar gjithmonë integritetin hetimor, duke vendosur balancë midis sekretit hetimor dhe të drejtës për informim. Në ushtrimin e funksionit si drejtues i SPAK, e konsideroj thelbësore ndërtimin e një marrëdhënieje transparente me mediat, duke garantuar një informim të drejtë, profesional dhe pa cënuar integritetin e sekretit hetimor dhe reputacionin e institucionit.”, tha Musabelliu.
Ajo gjithashtu nënvizoi rëndësinë e menaxhimit të burimeve njerëzore dhe krijimin e një mjedisi pune bashkëpunues, duke përmendur edhe drejtimin e grupeve të përbashkëta hetuese me autoritetet ndërkombëtare: “Kam treguar aftësi në menaxhimin e burimeve njerëzore, në çdo rast kam siguruar ndarje të qartë të detyrave, duke krijuar një mjedis pune bashkëpunues. Këto aftësi janë dëshmuar edhe në drejtimin e grupeve të përbashkëta hetuese me autoritetet e huaja. Në radhë të parë vendoset besimi, pastaj mund të shkëmbesh informacione pa rezerva.”.
Fryma në ekip, ishte pika kyçe në punën që synon të kryejë si drejtuese e SPAK-ut.
“Nëse më besohet detyra, do të siguroj një drejtim efektiv, motivues dhe transparent për çdo anëtar.
Vlerësimi i drejtë i performancës, mbështetja dhe garantimi i pavarësisë në vendimmarrje do të jenë elemente kryesore. Jam e vetëdijshme për rëndësinë që ka drejtimi i SPAK, por mbetet thelbësore fryma e ekipit. Vlerësoj shumë punën e palodhur të gjithë prokurorëve, hetuesve, oficerëve të policisë gjyqësore dhe partnerëve ndërkombëtarë. Në thelb të vizionit tim qëndron fryma e ekipit, sepse një individ, sado profesional të jetë, nuk mund të arrijë rezultatet vetë.”, tha Musabelliu.
Ajo përmendi gjithashtu përvojën e saj në hetimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke theksuar se eksperienca e 20 viteve në sistemin e drejtësisë e vendos atë në pozita optimale për drejtimin e SPAK.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
11 Dhjetor12:06
Kuvendi pritet ta shqyrtojë sot/ Dhoma Amerikane e Tregtisë: Rishikoni 'paqen fiskale'
Në ditën kur Kuvendi pritet të shqyrtojë paketën e re fiskale, Dhoma Amerikane, organizata që përfaqëson interesat e k...
AKTUALITET
11 Dhjetor12:04
Si arriti të dilte nga dritarja e qelisë ‘magjistari’, Taulant Toma?
Në Francë, vendet fqinje si Belgjika, dhe sigurisht në Itali, Mal të Zi, madje edhe në Shqipëri, ku ai lindi 41 vjet më par...
AKTUALITET
11 Dhjetor11:51
Mjegulla mbulon aksin Korçë–Pogradec, vështirësohet qarkullimi
Mjegulla e dendur ka përfshirë paraditen e kësaj të enjte aksin rrugor Korçë-Pogradec, duke shkaktuar vështirësi n&e...
AKTUALITET
11 Dhjetor11:35
Lirohet nga burgu ish-ministri Lefter Koka
Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka është liruar nga qelitë e burgut. Koka ishte arrestuar për aferën e inceneratorëve dhe ë...
AKTUALITET
11 Dhjetor11:24
Doloreza Musabelliu: Sekuestruam 10 milionë dollarë kriptomonedha, por nuk kishim portofol! Ja ku i ruajtëm
Gjatë prezantimit të saj si kandidate për drejtimin e SPAK, prokurorja Doloreza Musabelliu ndaloi edhe te një nga dosjet më komplekse...
AKTUALITET
11 Dhjetor11:22
Mbush motorin e makinës me paketa cigaresh, arrestohet 55-vjeçari shqiptar në Mal të Zi (FOTO)
Shtetasi shqiptar E.A., 55-vjeç u arrestua nga policia e Malit të Zi me dyshimin për tentativë kontrabande të 1.330 steka cigaresh....
AKTUALITET
11 Dhjetor11:15
Kandidon për drejtimin e SPAK, Doloreza Musabelliu: Ja dosjet sensitive që kam hetuar
Prokurorja e posaçme Doloreza Musabelliu, njëkohësisht kandidate për drejtimin e SPAK, ka bërë një përmbledhje t&eum...
AKTUALITET
11 Dhjetor11:16
Pjesë e bandës që trafikoi 26 milionë paund kokainë, çfarë deklaroi shqiptari në gjyq (emri)
Dy burra kanë mohuar të jenë pjesë e një bande trafikantësh droge që u përpoqën pa sukses të kontrabandonin ...
AKTUALITET
11 Dhjetor11:01
Adnan Xholi preket nga pyetja për kërcënimet e bandave ndaj familjes
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Lartë të Prokurorisë për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK-ut, prokurori ...
AKTUALITET
11 Dhjetor10:51
Aksidentoi për vdekje këmbësoren, arrestohet slloveni në Shkodër
Policia e Shkodrës ka çuar në pranga 36-vjeçarin slloven, Klemen Jakic, pasi mbrëmjen e shkuar aksidentoi për vdekje këmb...