Rritet sërish çmimi i naftës
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Në 2022, investimet shqiptare jashtë vendit shënuan vlerën më të lartë që prej vitit 2009. Të dhënat e Bilancit të Pagesave tregojnë se jo vetëm Investimet e Huaja Direkte në Shqipëri po shënojnë vlera rekord, por një tendencë të dukshme në rritje shfaqin edhe investimet shqiptare jashtë vendit.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për vitin 2022, vlera e investimeve të kompanive shqiptare jashtë vendit arriti në 166 milionë euro, pothuajse katër herë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në pjesën dërrmuese, investimet shqiptare janë kanalizuar në kontribute direkte në kapitalin e shoqërive të kontrolluara jashtë vendit, qoftë nëpërmjet flukseve të reja të kapitalit apo fitimeve të riinvestuara. Një pjesë më e vogël e investimeve konsiston hua të dhëna për kompanitë bija jashtë vendit
Investimet direkte dalëse sidoqoftë kanë ende një peshë të ulët në raport me investimet e huaja hyrëse në Shqipëri, me rreth 12% të tyre. Bilanci neto i investimeve të huaja direkte ishte negativ (investimet hyrëse tejkalojnë ndjeshëm ato dalëse), për një vlerë të përgjithshme prej 1.2 miliardë eurosh, në rritje me 21.8% krahasuar me vitin 2021.
Informacioni statistikor për investimet e sipërmarrjes tonë jashtë vendit kufizohen vetëm në të dhënat e Bilancit të Pagesave dhe nuk ekzistojnë të dhëna më të detajuara për shpërndarjen e tyre gjeografike apo sektoriale. Mund të vlerësohet se një pjesë e konsiderueshme e tyre janë të lidhura me investimet në pasuri të paluajtshme.
Megjithatë, të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës japin një informacion për investimet shqiptare në Kosovë, që vlerësohet se është shteti me përqendrimin më të madh të investimeve shqiptare. Shifrat e BQK-së tregojnë se deri në fund të shtatorit 2022, stoku i investimeve shqiptare në Kosovë kishte vlerën e 309 milionë eurove. Me këtë shifër, Shqipëria është investitori i gjashtë më i madh në Kosovë. Ndërkohë, flukset e reja të investimeve shqiptare në Kosovë për të gjithë vitin 2022 kishin vlerën e 79.7 milionë eurove, në rritje me 58% krahasuar me vitin 2021.
Prania e ndërmarrjeve shqiptare në Kosovë është e përqendruar kryesisht në sektorin tregtar dhe atë financiar.
Në Kosovë veprojnë disa prej operatorëve më të mëdhenj shqiptarë të distribucionit të mallrave të konsumit, kompani të shitjes me pakicë, si edhe banka, kompani sigurimesh dhe operatorë të shërbimeve të pagesave.
Disa prej kompanive kryesore shqiptare që kanë aktivitet në tregun Kosovar janë Banka Kombëtare Tregtare, Banka Credins, Eurosig, UFT, Tobacco Holding Group, Marketing& Distribution, Neptun, Kid Zone (Jumbo), etj.
Përveç Kosovës, të dhënat zyrtare për praninë e sipërmarrjes shqiptare jashtë vendit janë të pakta. Megjithatë, disa prej grupeve të mëdha të biznesit në vend, si Balfin apo Union Financiar Tiranë kanë prani të tyre edhe në Austri, Zvicër, Kroaci apo Maqedoninë e Veriut. Investimet e jashtme të grupit Balfin janë të përqendruara kryesisht në sektorin e pasurive të paluajtshme, ndërsa ato të Union Group në sektorin e shërbimeve financiare./Monitor
Foto ilustruese POGRADEC- Inatet e Sindi Syzos me Eris Çekanin, dy të rinj nga Pogradeci vijojnë ende. Pasi i vunë GPS në ma...
Foto ilustruese Teksa tregu i punës është përfshirë në emergjencë kombëtare për punonjës në t&eu...
TIRANË- Një makinë në bulevardin kryesor "Dëshmorët e Kombit" para Kryeministrisë është përfshirë n...
TIRANË- Gjykata e Lartë ka vendosur të kryejë ekstradimin e 'bossit' të kriptomonedhave, turkun Faruk Ozer. Tashmë pritet që ...
TIRANË- Ensi Maze dhe Axel Hoxhaj, 18 vjeç, janë dy personat që kanë goditur me thikë Stiven Toshkësin, i cili ndërr...
Departamenti i Drejtësisë arrestoi dy njujorkezë, duke i akuzuar ata për ndihmën e qeverisë së Kinës për të ...
HAS - Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Hasit, Halit Mulaj ka reaguar një ditë pas denoncimit të fortë...
Ervis Martinaj, Leonard Duka Shpërthim me tritol në Tiranë. Lënda plasëse është vendosur në banesën e 65-vje&c...
Finalja e “Big Brother VIP Albania” duket se do të rezervojë disa surpriza, të paktën sipas regjisorit të programit, Edua...
Banorët e Kaçinarit në Mirditë, kanë protestuar sërish kundër ndërtimit të katër HEC-eve në kët&...