Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
TIRANË- Në sistemin NIP (Njësia e Informacionit të Pasagjerit), përveç të dhënave të pasagjerëve ajrorë pritet të përpunohen edhe të dhënat e pasagjerëve që udhëtojnë nga deti. NIP është autoriteti kompetent i ngritur pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku transmetohen të dhënat e pasagjerëve prej kompanive. Më tej, në NIP të dhënat përpunohen me qëllim parandalimin e emigracionit të paligjshëm dhe krimit.
Në projektligjin “Për mbledhjen, përpunimin, transmetimin, ruajtjen, fshirjen, mbrojtjen dhe garantimin e të dhënave të informacionit të pasagjerit në Republikën e Shqipërisë” të publikuar në konsultimet publike, Ministria e Brendshme parashikon shpenzime me kosto jo më shumë se 250 mijë USD në vit për operatorin ekonomik që do të transmetojë të dhënat e pasagjerëve ajrorë dhe detarë që pritet të shtohen drejt NIP (Njësia e Informacionit të Pasagjerit).
Deri tani, të dhënat e kompanive drejt kësaj njësie që transmetohen nga një operator ekonomik janë paguar nga qeveria amerikanë në bazë të memorandumit të bashkëpunimit të nënshkruar me qeverinë shqiptare. Pas shtatorit 2025, kjo pagesë duhet të përballohet nga buxheti i shtetit.
Në relacion theksohet se kjo kosto është e justifikuar me rritjen e kapaciteteve të parandalimit të krimeve të rënda dhe të terrorizmit që Sektori i Inteligjencës së Pasagjerit ka arritur në këto dy vite të punës së plotë.
“Në Ligjin aktual nr. 71/2016 “Për kontrollin Kufitar”, i ndryshuar, nuk parashikohet mënyra e transmetimit të të dhënave nga transportuesit ajrorë në NIP. Aktualisht kjo bëhet nëpërmjet një operatori ekonomik, i cili paguhet nga SHBA, por që do të jetë vetëm për një periudhë 3-5 vite nga funksionimi i NIP, në zbatim të ligjit nr. 121/2020 “Për ratifikimin e memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës lidhur me Bashkëpunimin për përdorimin e Informacioneve për Udhëtarët .
Deri në vitin 2025, pagesa e operatorit ekonomik do të mbulohet nga SHBA. Pas shtatorit të vitit 2025, kjo shumë, do të përballohet nga programi buxhetor “Për Policinë e Shtetit””, thuhet në relacion. Po ashtu ligji aktual nr. 71/2016 “Për kontrollin Kufitar”, i ndryshuar parashikon vetëm transportuesit ajrorë duke e kufizuar fushën e veprimit të NIP, vetëm në përpunimin e të dhënave të pasagjerëve ajrorë, duke përjashtuar të udhëtarëve nga deti.
Sipas Ministrisë së Brendshme, mungesa e përpunimit të të dhënave të pjesës tjetër të pasagjerëve që udhëton nëpërmjet detit, aktualisht krijon një boshllëk ligjor që kërkon të mbushet sa më parë. “Aktualisht, transportuesit detarë grumbullojnë të dhënat e pasagjerëve dhe i regjistrojnë ato rregullisht duke përbërë kështu një premisë të mirë për t’u përfshirë në ligjin e ri për të dhënat API/PNR”, përcaktohet në relacionin e draftit.
Në projektligj do të përcaktohen qartë cilat janë të dhënat e pasagjerit duke specifikuar, të dhënat paraprake (API) dhe ato të regjistrimit të emrit të pasagjerit (PNR), si edhe do të shtohet që specialistët e S.I.P regjistrojnë edhe manualisht edhe automatikisht në bazën e të dhënave të pasagjerit, të paktën veprimet e mëposhtme të përpunimit të të dhënave, që kanë të bëjnë me: a) mbledhjen; b) përpunimin; c) transmetimin; ç) shkëmbimin për përdorimin kombëtar dhe ndërkombëtar; d) ruajtjen; dh) fshirjen/ shkatërrimin; e) pseudonimizimin dhe/ose anonimizimin e të dhënave; ë) mbrojtjen dhe garantimin e të dhënave.
Prej 2020, kompanitë e licencuara për transportin ajror të pasagjerëve kanë detyrimin të transferojnë të dhënat e udhëtarëve në strukturën NIP (Njësia e Informacionit të Pasagjerit).
Në të kundërt sipas vendimi me rregulloren “Për përpunimin e të dhënave të pasagjerit”, e botuar më herët në Fletoren Zyrtare, përcaktohej se në rast se subjektet e transportit ajror kundërshtojnë transferimin e të dhënave ndaj tyre do të zbatohej sanksione me gjobë që varion nga 500 mijë deri në 1 mln lekë për çdo pasagjer, deri edhe në heqjen e licencës të aktivitetit./ Monitor
Foto ilustruese ITALI- Një 31-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim është vënë në pranga nga autoritetet ital...
Foto ilustruese ELBASAN- Gjykata e Elbasanit gjatë seancës së sotme ka ndryshuar masën e arrestit me burg për 6 pedagogët e u...
Stiven Xafa ITALI- Një aksident tragjik u regjistrua mbrëmjen e së dielës në Itali. Për pasojë humbi jetën 17-vje&c...
Foto ilustruese TIRANË- Njerëzit në vendet e Mesdheut ku bën pjesë edhe Shqipëria zakonisht jetojnë më gjatë s...
GJENEVË- Të dhënat e të drejtave të njeriut në Shqipëri janë shqyrtuar nga Grupi i Punës për Rishikimin Peri...
Carmine Gallo ITALI- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vjedhjen e të dhënave në Itali të cilat bënë b...
pamje nga protesta e kaluar TIRANË- Një grup pensionistësh janë mbledhur ditën e sotme para Kryeministrisë, ku kanë mbaj...
Noizy PEJË- Reperi, Rigels Rajku i njohur si Noizy është paraqitur ditën e sotme në komisariatin e Pejës. Mësohet se ai ...
Laert Haxhiu TIRANË- Ditën e sotme po mbahet seanca e radhës për të dënuarin përjetë për '"Masakrën e Lu...
Tirane TIRANË- Një 21-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se arresti...