Nga Kim Mehmeti
Problemi i Shqipërisë nuk është tallja që Kryeministri ia bëri me ministren ‘Diella’, por pse atje që moti ka perënduar dielli i revoltës qytetare.
Shqipëria sot nuk është as demokratike, as autokrate, as diktaturë, por pronë private e Piktorit, i cili gjithnjë e më lirshëm e shprehë ndjenjën e pronarit të një shtëpie të budallenjve.
Ai ndjehet edhe si burrështetas fatkeq, të cilit i ka rënë në hise të drejtojë një vend me një opozitë të humbur brenda vetvetes, një shtet me elita që nuk reagojnë as kur i tallë as kur i përbuzë.
Dhe së i tillë ai mundohet t’i zgjojë elitat e këtij populli duke i provokuar dhe duke i përbuzur, kështu që është i detyruar që në të ardhmen, për ministër të kulturës ta emërojë macen me të cilën lozë djali i tij i vogël.
Po, Shqipëria ecë vrullshëm drejt anëtarësimit të saj në BE me në krye Piktorin, i cili atë e sundon sipas mendësisë enveriste: në fillim t’i shfarosësh ata që të kanë sjellë në pushtet dhe që t’i dinë gjitha të zezat, e pastaj edhe gjithë ata që me gjithë mend duan të përzihen në punët e veta ministrore.
Për t’i zgjuar nga gjumi elitat e mëmëdheut, ai i lajmëroi ato se pasi e ndërtoi Shqipërinë e hajdutëve, do ta themelojë edhe shtetin e bektashinjve, por pa treguar nëse do mbetet hapësirë e lirë edhe për shtetin e të ndershmëve dhe të guximshmëve, me çka Shqipëria do bëhej federatë e më shumë shteteve të barabarta.
Por ku ta dish, mbase heshtja e elitave të mëmëdheut, e që PIktorit ia mundësojnë të ndjehet si pronar i shtëpisë së budallenjve ku askush nuk guxon ta kundërshtojë atë, ka të bëjë me tolerancën shqiptare, e jo me atë se ato elita janë të pavlera dhe pa karakter.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
19 Shtator13:59
Shkodër/ Gjendet pa jetë në banesë një shtetase amerikane, dyshimet e para
Një shtetase amerikane, 63 vjeçe, është gjetur pa shenja jete në banesë, mesditën e sotme në qytetin e Shkodrës.
...
AKTUALITET
19 Shtator13:04
15-vjeçarja u përdhunua nga njerku në Elbasan, e ëma fajëson vajzën (detajet tronditëse)
Një burrë 37-vjeçar nga Elbasani është arrestuar nga policia pas një denoncimi për abuzim seksual nga një 15-vje&ccedi...
AKTUALITET
19 Shtator12:52
“O i bukuri i dheut”/ U lirua sot nga Apeli, si komunikonte gjyqtarja Pajtime Fetahu në Sky Ecc me kreun e grupit kriminal, Suel Çela
Në dosjen voluminoze të SPAK për grupin kriminal të Suel Çelës, pikasnin edhe bisedat midis tij dhe gjyqtares së Elbasanit,...
AKTUALITET
19 Shtator12:41
Bashkëpunëtore e Suel Çelës, Apeli liron nga qelitë ish-gjyqtaren e Elbasanit Pajtime Fetahu
Gjykata e Posaçme ka vendosur të ndryshojë masën e sigurisë për ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu, nga “arrest në burg&rdq...
AKTUALITET
19 Shtator12:36
SPAK me mungesë të theksuar stafi
Kreu i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani vuri në dukje se prokurorët ...
AKTUALITET
19 Shtator12:38
Humbi jetën në aksidentin tragjik në Vorë, del fotoja e 35-vjeçarit nga Dibra
Një aksident tragjik që u regjistrua mëngjesin e kësaj të premteje në autostradën Tiranë-Durrës, në zonën...
AKTUALITET
19 Shtator12:38
Firmosi arrestimin e Veliajt, Erion Bani: Do udhëhiqemi nga parimet e llogaridhënies
Kryetari i GJKKO-së, Erion Bani në një takim që mblodhi përfaqësues të drejtësisë, u shpreh se duhet ta ruajmë...
AKTUALITET
19 Shtator12:23
Emrat/ Me armë dhe kokainë, pamje nga momenti kur arrestohen dy persona në Lushnjë (Video)
Dy persona përfunduan në prangat e policisë së Lushnjës pasi akuzohen për armëmbajtje pa leje dhe shpërndarjes të k...
AKTUALITET
19 Shtator12:21
Si u përhap skema piramidale me kriptomonedha në Myzeqe
"La Bonta" është një restorant me stil italian, i vendosur buzë bulevardit të palmave në Lushnjë, një pikë takimi p...
AKTUALITET
19 Shtator12:10
Tronditëse pas Përmetit edhe në Elbasan, njerku përdhunon vajzën 15-vjeçare të gruas
Policia ka arrestuar një 37-vjeçar nga Elbasani, pasi dyshohet se ka përdhunuar vajën e mitur të bashkëjetueses së tij.
&l...