AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ Drejtoria e Burgjeve pranon se ka të burgosur me SIDA: Kanë ardhur nga jashtë

I.A Përditësimi i fundit 14 Prill 2025, 16:18
EKSKLUZIVE/ Drejtoria e Burgjeve pranon se ka të burgosur me SIDA:
foto ilustruese

TIRANË- Drejtoria e Burgjeve ka pranuar ditën e sotme se në I.E.V.P ka të burgosur që janë me sëmundje seksualisht të transmetueshme. Në një përgjigje ekskluzive, pas kërkesës së DOSJA.AL, Drejtoria e Burgjeve thekson se të burgosurit e tillë kanë ardhur me këtë sëmundje nga jashtë. 

"Për të gjithë të burgosurit që vijnë me probleme shëndetësore me semundjet infektive, nga ana e sistemit të burgjeve merren masa të menjehershme për trajtimin e tyre. Në sistemin e burgjeve personat e burgosur me HIV/AIDS kanë ardhur të diagnostikuar me këtë sëmundje nga jeta e lirë," thuhet në përgjigjen e Drejtorisë së Burgjeve. 

Më tej, në përgjigjen për Dosja.al, Drejtoria e Burgjeve thekson se rastet që rezultojnë me këto sëmundje konsultohen me mjekët specialistë dhe u sigurohet mjekimi falas antiretroviral. Më tej theksohet se ky mjekim për këta të burgosur merret njeherë në muaj nga ana e stafit shëndetësore në spitalin infektiv në QSUT. 

"Rastet që kanë rezultuar me HIV/AIDS, konsultohen me mjekët specialistë infeksionist, u realizohen të gjitha ekzaminimet e nevojshme dhe u sigurohet mjekimi falas me antiretroviral, nga Spitali Infektiv QSUT “Nënë Tereza”. Ky mjekim merret një herë në muaj nga stafi shendetësore i IEVP-ve, pranë Spitalit infektiv," theksohet në përgjigje.

Përgjigja e Drejtorisë së burgjeve për Dosja.al:

Në vijim të kërkesës ju përcjellim informaionin lidhur me trajtimin e personave të burgosur me sëmundje infektive HIV/AIDS. Të gjithë të burgosurit gëzojnë të drejtën themelore për të gëzuar shëndet të mirë, si mendor ashtu edhe fizik, gëzojnë të drejtën për kujdes shëndetësor në të njëjtin standart me komunitetin e gjërë. Të burgosurit kanë akses në të gjitha shërbimet shëndetësore që ekzistojnë në vend, pa u diskriminuar për shkak të gjendjes ligjore në të cilën ndodhen.

Shërbimi shëndetësor për të burgosurit dhe të paraburgosurit është konform strukturave  të shendetit publik. Edhe në sitemin e burgjeve ndiqen të njëjtat politika shëndetësore me ato të Ministrisë së Shëndetësisë. Shërbimi i kujdesit shëndetësor në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale i garantohet çdo të burgosuri pa diskriminim për çdo shkak të parashikuar nga legjislacioni për mbrojtjen nga diskriminimi. Shërbimet e kujdesit shëndetësor sigurohen gjatë kohës së qëndrimit në institucion nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe mbulohen nga sigurimi i detyrueshëm i kujdesit shëndetësor. Të burgosurit përfshihen në kategorinë e personave ekonomikisht jo aktivë, në kuptim të legjislacionit në fuqi, dhe përfitojnë pa pagesë të gjitha shërbimet që ofron skema e sigurimit shëndetësor, sipas këtij ligji.

Shërbimet e kujdesit shëndetësor sigurojnë: a) parandalimin, diagnostikimin dhe mjekimin e sëmundjeve; b) furnizimin me barna dhe pajisje mjekësore në rastet e emergjencës shëndetësore kur ato nuk mbulohen nga sigurimi i detyrueshëm i kujdesit shëndetësor; c) profilaksinë për sëmundjet, duke bërë kujdes të veçantë për sëmundjet infektive dhe ato ngjitëse; ç) sigurimin e higjienës së mjedisit dhe edukimin sanitar të paraburgosurve dhe të dënuarve. 

Çdo institucion (IEVP) ka shërbim shëndetësor e farmaceutik, që u përgjigjet nevojave për parandalimin dhe ruajtjen e shëndetit të të burgosurve. Personat që mbartin sëmundje infektive, duke përfshirë sëmundjet seksualisht të transmetueshme, trajtohen në përputhje me standardet që zbatohen për këto kategori në institucionet spitalore. Për të gjithë të burgosurit që vijnë me probleme shëndetësore me semundjet infektive, nga ana e sistemit të burgjeve merren masa të menjehershme për trajtimin e tyre. Rastet që kanë rezultuar me HIV/AIDS, konsultohen me mjekët specialistë infeksionist, u realizohen të gjitha ekzaminimet e nevojshme dhe u sigurohet mjekimi falas me antiretroviral, nga Spitali Infektiv QSUT “Nënë Tereza”. Ky mjekim merret një herë në muaj nga stafi shendetësore i IEVP-ve, pranë Spitalit infektiv. Në sistemin e burgjeve personat e burgosur me HIV/AIDS kanë ardhur të diagnostikuar me këtë sëmundje nga jeta e lirë.

Transmetimi - HIV përhapet përmes tre rrugëve kryesore: kontaktit seksual, ekspozimit të konsiderueshëm ndaj lëngjeve ose indeve të trupit të infektuara dhe nga nëna tek fëmija gjatë shtatzënisë, lindjes ose ushqyerjes me gji (i njohur si transmetim vertikal), nëpërmjet gjakut dhe produkteve të gjaku. 

“Nuk ka rrezik për të marrë HIV nëse ekspozohet ndaj feces, sekrecioneve të hundës, pështymës, djersës, lotëve, urinës ose të vjellave, përveç rasteve kur ato janë të kontaminuara me gjak”.

Mënyra më e shpeshtë e transmetimit të HIV-it është nëpërmjet kontaktit seksual me një person të infektuar, çka do të thotë se levizja e të burgosurve në seancat gjyqvsore apo në spitale nuk përben rrezik infektimi për stafin punonjës të shoqerimit. Nga ana tjetër evidentojmë se, në bashkëpunim me shoqatën STOP/AIDS në menyrë të vazhdueshme behën trajnime të stafit shëndetësor dhe psikosocial mbi menaxhimin dhe trajtimin e të burgosurve me sëmundje infektive (si Hepatiti B dhe C, HIV/AIDS, sëmundje seksualisht të transmetueshme), si edhe depistime vullnetare të të burgosurve për sëmundje infektive.

Në disa IEVP janë vendosur laborator, për realizimin e testeve të shpejta për sëmundjet infektive depistimin e të burgosurve me qëllim diagnostikimin e të burgosurve sa më herët, por edhe për parandalimin dhe menaxhimin e rasteve me probleme të sëmundjeve infektive. Personat e burgosur që rezultojnë të dyshimt për HIV/AIDS, menjëherë u realizohen ekzaminime mjekësore pranë ISHP (Institutit të Shëndetit Publik) dhe në rast se rezultojnë pozitiv, konsultohen me mjekun specialist infeksionist dhe trajtohen sipas protokollit të mjekimit me antiretroviral- mjekim, i cili sigurohet falas sipas skemës së rimbursimit.

Fillimisht alamrin për rastet me SIDA në burgjet dhe paraburgimet shqiptare e ka dhënë avokati Saimir Visha. Visha foli me numra konkret duke deklaruar se në sistemet e paraburgimit dhe burgjeve janë identifikuar 3 raste me SIDA. 

drejtoria e burgjeve sida

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë