Vihen nën hetim ish-kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu. Akuzohet për fyerje ndaj Erdoganit
Prokuroria e Ankarasë njoftoi se ka nisur një hetim kundër Ahmet Davutoglu, ish-kryeministrit të Turqisë, për veprën p...
Prokuroria e Ankarasë njoftoi se ka nisur një hetim kundër Ahmet Davutoglu, ish-kryeministrit të Turqisë, për veprën p...
Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, ka reaguar ndaj deklaratave kryeministrit Edi Rama se do të krijojë një portal për të...
“Starchitect shkoni në shtëpi!” Më 3 qershor, mes flamingove të fryra dhe pankartave që shpallnin “Shqipëria n...
Banka Qendrore e Holandës ka zhvendosur një pjesë të konsiderueshme të rezervave të saj të arit nga Amerika e Veriut drejt ...
Edi Rama foli për rreth 70 minuta në Facebook për Besën, Pasqyrën dhe dialogun me qytetarët. Një fjalim i gjatë, i nd&...
I ftuar në një intervistë në edicionin e mesditës në Syri TV, avokati Saimir Vishaj u shpreh se GJKKO-ja ka tejkaluar kompetenca...
Vapa përvëluese e këtij viti, sipas Kombeve të Bashkuara, është paralajmërim për katastrofën globale të klim&e...
Një ditë pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për gjobat dhe kontrollet, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, reagoi ...
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh “kërcënues” për deputetët në mbledhjen e tij me grupin parlament...
Nga sot, Shqipëria ndalon zyrtarisht importin e mishit nga Brazili. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njoftoi disa ditë më parë se ky ve...

Në vijim të përplasjes së ndodhur në një hotel në Malin e Robit, Golem, në redaksinë e “Piranjat News” kanë mbërritur të tjera pamje, të dërguara nga Arbër Habilaj, një prej personave të përfshirë në konflikt dhe aktualisht i shpallur në kërkim nga Policia.
Këtë herë, Habilaj ka dërguar disa fotografi që, sipas tij, tregojnë momentet para përleshjes së filmuar në videon e publikuar më herët nga “Piranjat News”.
Në fotot e dërguara në redaksi duket një person me plagë dhe gjak në pjesën e kokës. Sipas versionit të Habilajt, bëhet fjalë për vëllain e tij, i cili, sipas tij është goditur me gotë në kokë nga kamarieri 18-vjeçar, Genti Nela.
Sipas rrëfimit të Habilajt, kjo ka qenë pikënisja e konfliktit dhe më pas situata ka agravuar, duke çuar në përleshjen e filmuar në videon e siguruar nga “Piranjat News”.
Në pamjet e publikuara më herët shihet momenti kur 18-vjeçari përfshihet në përleshje me disa persona. Sipas Habilajt, pas incidentit me gotën, kanë ndërhyrë edhe persona të tjerë dhe konflikti është përshkallëzuar në dhunë fizike.
Habilaj pretendon se fotografitë e dërguara në redaksi janë prova të asaj që ka ndodhur përpara momentit të regjistruar në video dhe se versioni i tij ndryshon nga pretendimi se përplasja ka nisur për shkak të një page të papaguar.


Megjithatë, “Piranjat News” nuk mund të verifikojë në mënyrë të pavarur momentin kur janë realizuar fotografitë, rrethanat e dëmtimit apo identitetin e personave që shfaqen në to. Për këtë arsye, pretendimet e mësipërme paraqiten si versioni i Arbër Habilajt, i cili është një nga personat e përfshirë në ngjarje dhe aktualisht në kërkim nga Policia.
Për ngjarjen, Florian Habilaj dhe Enold Dragoti janë lënë në arrest në burg për 45 ditë dhe akuzohen për “Plagosje të rëndë me dashje”, ndërsa Arbër Habilaj është shpallur në kërkim.
Ndërkohë, vijojnë hetimet për të zbardhur të plotë dinamikën e konfliktit, përfshirë edhe momentet që kanë paraprirë përleshjen e filmuar.
Fotot e publikuara më poshtë janë siguruar dhe dërguar në redaksinë e “Piranjat News” nga Arbër Habilaj dhe publikohen në funksion të informimit të publikut./Piranjat News
Ngjarja tragike e ndodhur ditën e djeshme ku një 37-vjeçare shtatzënë e cila po transporohej nga Pogradeci në drejtim të ...
Rrjeti SafeJournalists ka reaguar lidhur me rregulloren e re të Gjykatës së Posaçme, posaçërisht për pikat dhe dispozit...
Dy vite pas përplasjes me armë zjarri të ndodhur para shkollës 9-vjeçare në Rrilë të Lezhës, ku mbeti i plagosu...
Banorët e zonës së përfshirë në projektin TID janë paraqitur pranë Bashkisë së Durrësit, ku kanë a...
Pamjet që shikoni në videon e mëposhtme janë nga ngjarja e rëndë e regjistruar pak ditë më parë në Golem, ku...
Shtetet e Bashkuara kanë përshëndetur dhe vlerësuar Shqipërinë për operacionin e fundit të riatdhesimit të shteta...
Vera përvëluese në Europë do t’u lërë vendin reshjeve që mund të përshkallëzojnë deri n...
Pas tragjedisë ku humbën jetën dy të rinj, David Deda dhe Sokol Preka, qytetarët e Vaut të Dejës kanë dalë në...
Policia e Shtetit ka bërë disa ndryshime në strukturat drejtuese, me emërime dhe transferime në disa drejtori vendore dhe në dep...
Pas vdekjes së 36-vjeçares shtatzënë, Marjana Karolina Bunaj, e cila ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë, P...