AKTUALITET

Ekspertiza mjeko-ligjore për vdekjen e Egli Progës, e motra: Për të tretën herë u përdhos kujtimi i vëllait tim! Pyetja për dy mjekët: A nuk punon motra juaj...

r.ll Përditësimi i fundit 6 Shtator 2024, 22:02
Ekspertiza mjeko-ligjore për vdekjen e Egli Progës, e motra: Për
jonida proga

TIRANË- Motra e Egli Progës ka reaguar pas publikimit të ekspertizës mjeko-ligjore mbi vdekjen e 42-vjeçarit që u dhunua barbarisht nga Denis Meçe.

Përmes një njoftimi në Facebook, Jonida Proga shkruan se ditën e sotme Policia e Shtetit ka "përdhosur" për të tretën herë kujtimin e vëllait të saj. Ajo ka përmendur sërish lëvizjen e makinës nga vendngjarja, parakolpi i së cilës, sipas saj ishte mbuluar me gjak. 

Jonida ka akuzuar dy mjekët që kanë kryer ekspertizën për mashtrim. Ajo shkruan se motra e njërit prej tyre ka punuar si vartëse e ish-drejtorit të Posta Korçë, Valter Gora, i cili është daja i dhnuesit Denis Meçe.

Motra e të ndjerit ka rreshtuar dhe shumë të tjera lidhur me ngjarjen, ndërs ashkruan se do t'i shkojë çështjes deri në fund dhe do të kërkojë drejtësi për të vëllanë e saj. 

Reagimi i plotë:

Sot për të tretën herë Policia e Shtetit ka përdhosur kujtimin e vëllait tim të dashur Eglit. Me një paturpësi të papërshkrueshme shpërndanë për publikim herët në mëngjes pjesë të shkëputura nga raporti mjeko ligjor i vdekjes së Eglit duke tentuar të fshihen pas gënjeshtrave e të deformojnë të vërtetën. Policia që dështoi në mënyrë të turpshme në hetimin e vrasjes së Eglit kur vrasja sapondodhi, dështoi në mbledhjen e provave, që dështoi edhe me kapjen në FLAGRANCË TË AUTORËVE vazhdon të dezinformojë. Mbrëmë në emisionin “Opinion” një përfaqësues policie tentoi të justifikojë live të vërtetën e shkatërrimit të provave në sy të kamerave televizive.

Ishte ora 19:20 e ditës së mallkuar 10 gusht kur mediat fiksuan me kamerat e tyre vendin e ngjarjes, trotuarin me gjak, makinën tek e cila kriminelët rrëzuan Eglin. Në Tv dallohen kriminelët që bënin sehir GJYSMË ORE PAS VRASJES NË TË NJËJTIN VEND KRIMI.

Asnjë polic në botë nuk mund të justifikojë lëvizjen e makinës së bardhë me targa AD049T nga vendi i krimit. Asnjë polic i ndershëm shqiptar nuk do lejonte që ajo makinë me prapakolp lyer me gjak të largohej nga vendi i krimit rrethuar me piketa policie. E kundërta ndodhi në sy të POLICISË, Arjan Manellari merr makinën e Leonidha Guçes dhe largohet. Asnjë polic në planet nuk do bënte sehir pak minuta pas vrasjes nëse do shihte si pinin kafe te STROPCKA kriminelët Arjan Manellari, Leonidha Guçe bashkë me Voltan Shkulakun që NUK PANË ASGJË. Kriminelat rrinin ulur pa u shqetësuar te vendi I KRIMIT Z. POLIC. Ata nuk janë njerëz që ndaluan për kafe në vendin e një krimi. Ata janë kriminelët e sigurt që JU NUK I ARRESTONI Z. POLIC.

Familjarët e mi nuk mbyllin dot sytë se kanë parë fotot e fytyrës së masakruar të vëllait tim. Një vëlla, një bir, një bashkëshort i gjakosur nga koka te këmbët në organet jetike dhe delikate, i gjithë integriteti fizik i Eglit u prek rëndë derisa vdiq dhe kanë guximin të thonë me lehtësi të pabesueshme se ishte “grusht", se “kishte pirë”. Qoftë Prokurorja që iku nga çështja, qoftë kryepolici që foli një ditë më pas, qoftë policët që lane kriminelat të ikin, qoftë dy mjekët ligjor që bënë një akt të çalë, Gjergji Kaçauni me Klevis Shella të gjithë do mbajnë përgjegjësi para LIGJIT për vrasjen e Eglit që kërkohet të mbulohet.

Pyetja për dy mjekët ligjor ishte: Me çfarë mjeti janë shkaktuar këto dëmtime?

Përgjigja e tyre: Këto dëmtime janë shkaktuar me mjet të fortë mbretës, siç mund të jetë edhe goditja me grusht.

Përse kërkoni ta çoni vrasjen te GRUSHTI “MJEKË”? A nuk mund të jetë goditje me dorëz hekuri, me levë, a me mjete të rënda MBRETËSE? Pyetja nuk ishte “A janë shkaktuar me grusht ose jo dëmtimet ZOTËRINJ MJEK.

Tani kam unë një pyetje për ju: A ka punuar Anduena Kaçauni, motra e njërit prej jush si vartëse e ish drejtorit të Posta Korçë, Valter Gora daja i kriminelit Denis Meçe?

Nëse po atëherë edhe unë kam të drejtën që të dyshoj që Akt ekpertimi mjekoligjor numër 70 nuk ka treguar të vërtetën e vdekjes së Eglit, pasi ka mangësi dhe shtrembërime të pyetjeve të hetimit që mund të jenë shkaktuar nga shkaqe si ato që vijnë nga NDIKIMI I KORRUPSIONIT.

AKTI DO RIBËHET ZOTËRINJ MJEKË TË IML!Po e vazhdoj vetë hetimin e vrasjes së Eglit se askush nuk më ka dhënë përgjigje pse e vranë Eglin. Po përpiqen ta reduktojnë krimin në një “grusht”. Shoh heshtje, frikë dhe dorëzim përballë kriminelëve që po terrorizojnë qytetin e Pogradecit, atyre që kanë lidhje me policinë, me drejtësinë, me pushtetin e lartë vendor në Pogradec.

Ka ende shumë pyetje pa përgjigje që do u shkoj deri në fund.

Si u dorëzua me Range Rover brenda në Komisariat krimineli Denis Meçe?

Kush polic negocioi me të kur ai nuk “gjendej” dot askund se ku dhe me kë po “flinte gjumë”?

Pse nuk u kontrollua kurrë shtëpia e tij në Pogradec por “u trokit” vetëm te gjyshërit e tij në Buçimas?

Çfarë kërkonte Leonidha Guçe në dyert e spitalit një orë pasi e vranë Eglin?

Çfarë bisedonte një orë më pas në dyert e Komisariatit Pogradec me miqtë e tij policë ky kriminel?

Pse u la të pastrohej vendi i krimit, lokali Stropcka nga brenda dhe jashtë, sidomos tualeti, nga pronari bashkpunëtori në krim Voltan Shkulaku dhe më pas u bë këqyrja?

Pse nuk u mbyll që në çastin kur mbërriti policia në vendngjarje lokali që të fiksohej çdo gjë? A nuk vdiq një njeri????
Me kë ka komunikuar Valter Gora, më datë 10 gusht? Po në 11 gusht?

Kam me dhjetra pyetje të tjera që do t'ua marr përgjigjet medoemos.

Po kërkoj vetëm të vërtetën. Kam dëshmi e prova që po i mbledh me vështirësi pavarësisht se njerëzit kanë frikë të flasin, se kanë frikë nga kriminelat. Frika ka mbërthyer zemrat e tyre sepse askush nuk i mbron në Pogradec. Janë bashkë. Kriminelat lëvizin lirshëm, fshihen prapa krahëve të atyre që duhej të kishin bërë drejtësi. Ata që duhej të ruanin provat, ata që lejuan të pastrohej vendi i krimit, ata që duhej të kishin ndaluar krimin, heshtën dhe kthyen sytë nga ana tjetër.

Do kërkoj pafund e deri në fund DREJTËSI PËR EGLIN. Vrasësit që janë jashtë, ai brenda dhe gjithë ata që ndihmuan në fshehjen e së vërtetës do paguajnë me dënim para ligjit që nga zyrtari më i vogël që ka shpërdoruar detyrën e është korruptuar deri te ai më i larti. Ky është vetëm fillimi i betejës sime për drejtësi. Për të vërtetën e VRASJES që duhet të dalë me çdo çmim në dritë.

Ju përulem me mirënjohje të gjithë njerëzve që kanë ndihmuar Eglin dhe familjen e tij.
Ju përulem me respekt të gjithë atyre që më janë gjendur dhe më kanë ndihmuar në këto ditë të vështira.
JUAJA

Në akt-ekspertimin mjeko-ligjor përshkruhen dëmtimet e konstatuara në trupin e viktimës, në ballë, në hundë, vesh, në faqe, në supin e majtë, të cilat janë shkaktuar me mjet të fortë mprehës, siç mund të jetë edhe goditja me grusht. Sipas aktit të ekspertimit, shkaku i vdekjes së 42 vjeçarit është hemorragji në cipen e trurit dhe hemorragji e indit trunor.

“Në mostrën e gjakun të viktimës u zbulua prani e alkoolit etilik në vlerën mesatare 2.82 g/ L”, thuhet në akt-ekspertim. Ndërkohë, akt-ekspertimi mjeko-ligjor i është dërguar Prokurorisë së Korçës e cila po vijon hetimet për vrasjen e Egli Progës.

Egli Proga dyshohet se u dhunua nga 29-vjeçari Denis Meçe. Ky i fundit është i arrestuar, ndërsa hetimet për ngjarjen vijojnë ende pasi ka dyshime se ngjarja ka tentuar të fshihet nga autoritetet. Në pranga bashkë me autorin janë vënë edhe tre persona të tjerë, Voltan Shulkun, Leonidha Guçen, Arian Manellarin. Ata akuzohen për veprat penale “Moskallzim krimi”, dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Ata kanë qenë të pranishëm kur ka ndodhur ngjarja dhe nuk kanë kallëzuar krimin duke penguar zbardhjen e së vërtetës.

jonida proga egli proga

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan