AKTUALITET

Elbasani një 'bombë' ekologjike/ Himçi: Si u vodhën 430 milionë euro për inceneratorë që nuk punojnë

Piranjat Përditësimi i fundit 27 Nëntor 2025, 10:29

Elbasani një 'bombë' ekologjike/ Himçi: Si u

Qarku i Elbasanit ndodhet përballë një emergjence të mirëfilltë ekologjike, e cila përshkruhet si një "bombë me sahat" për shëndetin e qytetarëve dhe mjedisin.

Në qendër të krizës qëndron afera e inceneratorëve, një projekt i propaganduar si zgjidhja përfundimtare për menaxhimin e mbetjeve, por që ka rezultuar në një dështim të kushtueshëm, me qindra miliona euro të shpenzuara nga buxheti i shtetit pa ofruar asnjë zgjidhje konkrete.

Situata dramatike në Elbasan rrjedh nga keqmenaxhimi shumëvjeçar i mbetjeve urbane.

Sipas analizës së situatës, qeveria pompoi me bujë idenë se inceneratori do të ishte shpëtimi, pavarësisht se projekti binte ndesh edhe me direktivat e Bashkimit Evropian.

Sipas Blendi Himçit deputet i Partisë Demokratike që ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në Syri tv, “vendimi për ndërtimin e tij u mor në mënyrë të përshpejtuar, me miratimin e njëkohshëm nga shtatë ministri, duke anashkaluar paralajmërimet dhe duke ecur përpara me një plan të destinuar të dështonte”.

Gjatë bisedës me moderatorin e emisionit Flavio Qarri ai tha se, “dëmi financiar është kolosal. Fillimisht, për inceneratorin e Elbasanit u alokuan 26 milionë euro, ndërsa bashkë me atë të Fierit, shuma arriti në 46.5 milionë euro. Sot, vlerësohet se dëmi total i shkaktuar buxhetit të shtetit nga kjo aferë kap shifrën marramendëse të 430 milionë eurove të hedhura dëm”. “Këto janë para të taksapaguesve shqiptarë që nuk kanë sjellë asnjë përmirësim në situatën e mbetjeve, e cila vetëm sa është përkeqësuar”.

Pavarësisht se nuk ka qenë funksional, premtimet për vënien në punë të inceneratorit të Elbasanit nuk kanë munguar, veçanërisht në periudha elektorale. Deklarata nga zyrtarë të lartë, përfshirë ministra dhe ish-ministra, se impianti "punon" ose "do të nisë së shpejti", kanë mbetur vetëm fjalë boshe, ndërsa qytetarët vazhdojnë të jetojnë mes ndotjes dhe një kaosi mjedisor të paprecedentë.

Blendi Himçi: Enë them që jemi para një emergjence ekologjike për gjithë qarkun e Elbasanit, por sidomos për qytetin e Elbasanit, e cila sot që ne flasim është një bombë ekologjike, e cila, i ka kushtuar miliona euro nga buxheti i shtetit dhe nuk është zgjidhur asgjë.

Flavio Qarri: Zgjidhet njëherë me të djegur.

Blendi Himçi: U pompua me të madhe nga ana e qeverisë që do jepej zgjidhje përfundimtare me inceneratorët. Ishte një projekt i cili dilte dhe në kundërshtim me direktivat e Bashkimit Evropian inceneratorët, pasi nuk ishin në në projekt inceneratorët tashmë në përafrimin e legjislacioneve. Sigurisht Edi Rama vazhdoi me kokën e vet dhe siç e kujtoni ato shtatë ministritë që dhanë mendimin në të njëjtën kohë dhe të njëjtën ditë për ngritjen e inceneratorit…

Dhe ajo që u konstatua ishte që u pompua dhe u propagandua me mënyrën më të madhe dhe më madhështore nga Edi Rama që këto ishin zgjidhja përfundimtare. U harxhuan për inceneratorin e Elbasanit 26 milionë euro, ndoshta mos gaboj bashkë me të Fierit 47.5 milionë euro. Sot që ne flasim jemi në vlerën e 430 milionë eurove të hedhura dëm nga ana e buxhetit të shtetit.

Flavio Qarri: Dhe ndërkohë përmbysin Dubrovnikun me plehra.

Blendi Himçi: Pa diskutim që po, sepse situata në të cilën ne vend ndodhemi është e tillë që mungojnë diferencimi i mbetjeve në burim, pra nuk ka koshat e plehrave dhe sigurisht edhe me ligjin për menaxhimin e integruar të mbetjeve.

Flavio Qarri: Jo mua më pëlqente se në fillim, në fillim bënin sikur e bënin diferencimin e mbetjeve dhe ti nëse do të qëndroje në një vend shumë gjatë, shife që vinte e njëjta makinë plerash dhe i merrte të gjithë dhe i bënte bashkë pastaj. Dhe të rroftë që kishe bërë diferencimin ti.

Blendi Himçi: Pikërisht, pikërisht. Edhe kur hidheshin, hidheshin në fushë depozitim se as landfill nuk quhen. Po në fushë depozitime, hidheshin të gjitha bashkë njëherësh. Dhe ajo të cilët neve flasim sot edhe për ligjin e miratuar jo më shumë se para një muaji.

Ky ligj nuk obligon bashkitë për t'i përcaktuar afate kohore, pavarësisht se ne si forcë politike kemi këmbëngulur edhe në komision, por edhe në kuvend, përsa i përket afateve që duhet t'i vendosë bashkive përsa i përket diferencimit të mbetjeve në burim.

Është një detyrim ligjor që bashkitë duhet ta marrin ndryshe duhet të paguajnë gjoba të majme në buxhetin e shtetit nëse në rast se drejtuesi apo administratori apo kryetari i bashkisë nuk niset për ta marrë këtë punë.

Momenti që ky ligj bëhet sa për sy e faqe në kuadër të përafrimit apo harmonizimit me legjislacionin e Bashkimit Evropian, sa për t'i thënë ndërkombëtarëve që ja unë e kam legjislacionin, por efektivisht nuk zgjidh asgjë dhe ne do vazhdojmë me vite të tëra të jemi në një kaos përsa i përket ë aspektit të mbetjeve urbane.

Ajo që shikojmë sot është që përsëri edhe me mosfunksionimin e inceneratorit, të paktën inceneratori duhet të ishin vënë në punë, të paktën i Elbasanit, sepse është. Para zgjedhjeve është Gledian Llatja tha që do punojë. Do punojë, tha dhe ministri i brendshëm, ai punon./Syri

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?