AKTUALITET

Vrasja e Jani Aliajt/ Hetimet marrin kthesë tjetër, ja dyshimet e policisë greke

Piranjat Përditësimi i fundit 26 Janar 2026, 09:11

Vrasja e Jani Aliajt/ Hetimet marrin kthesë tjetër, ja dyshimet e

Orët e fundit, hetimet për vrasjen e 49-vjecarit Jani Aliaj në burgun e Koridhalos, kanë marrë kthesë tjetër.
Policia greke dyshon se autor i vrasjes së Aliajt mund të jetë 44-vjecari nga Tepelena, Xhuliano Halili. Ai ndodhej në të njëjtin sektor me Aliajn, në qeli afër njëri-tjetrit dhe cuditërisht rezulton i plagosur në këtë ngjarje.

Dyshimet e policisë kanë lindur për faktin se i burgosuri grek, 27-vjecari Kristos Vardhuniotis, është vetëofruar si autor tek policia greke duke deklaruar: “Ta dini, unë e vrava”, ndërkohë nuk kishte asnjë shenjë përleshjeje.

Nga ana tjetër rezultoi në vendngjarje i plagosur 44-vjecari Xhuliano Halili, i cili dy vite më parë kishte kryer vrasjen e Alfond Ndocit brenda në Koridhalo.

Në fakt, që pas ngjarjes së rëndë, brenda komunitetit të burgjeve, është diskutuar fakti që autor i vrasjes së Jani Aliajt ka qenë Halili, ndërkohë që greku është paguar ose kërcënuar për ta marrë përsipër. Kjo mesa duket ka rënë në vesh edhe të policisë greke, e cila orët e fundit ka nisur hetimet.

Të tjera burime bëjnë me dije se Jani Aliaj dyshohej prej vitesh se ishte përdorur në luftën e së ashtuquajturës “Mafia greke”. Kjo pasi ka pasur dyshime se ai ka qenë ekzekutor i një prej drejtuesve të grupeve kriminale greke që kontrollojnë jetën e natës në shtetin fqinj. Megjithatë këto dyshime kurrë nuk u vërtetuan.

Kush është Xhuliano Halili

44-vjecari nga Tepelena, Xhuliani Halili, i njohur edhe si “Niko”, rezulton i dënuar me burgim të përjetshëm në Greqi si vrasës me pagesë.

Ai akuzohet se në nëntor 2011, në Kalamata, ka vrarë shqiptarët Fillim e Oligert Mesaja, 35 e 2 vjec, me origjinë nga fshati Caj i Kukësit. Vrasja atëherë ishtë porositur nga krimineli famëkeq grek Vasilis Varelas për larje hesapesh. Halili mësohet se pasi kishte qëlluar me ciftë në kokë Fillimin, kishte therrur më pas në fyt djalin e mitur të tij.

Në vitin 2018 është arratisur nga Porti i Pireut teksa po transportohej drejt burgut. Bashkë me të u arratis edhe i dënuari Alfons Ndoci, por të dy u kapën shpejt nga policia.

Në qershor 2024, brenda burgut të Koridhalos, Xhuliano Halili vrau të burgosurin 35-vjecar Alfons Ndoci dhe plagosi 48-vjecarin Altin Vokrri. Vrasja e Ndocit, dyshohet se ishte porositur me pagesë nga jashtë.

Xhuliano Halili mësohet se është autor edhe i dy vrasjeve të tjera me pagesë, në vitin 2008 dhe 2009, ku viktima të tij ishin dy shtetas grekë.

Në nëntor 2022, në Skourta të Viotias në Greqi, u ekzekutua dhe u dogj 27-vjecari Sulo Halili nga Tepelena. Një ndër pistat që u hetua ishte edhe lidhja me Xhuliano Halilin, pasi ishin kushurinj me njëri-tjetrin.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?