Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
TIRANA- Gazetari Falmur Vezaj ka bërë një postim në rrjetet sociale ku i referohet çështje së hakerimit të email-eve të prokurorëve të SPAK. Vezaj ironizon situatën duke thënë se email-i i Dumanit që nuk u hakerua dot ishte prej titani, ndërsa adresate e të tjerët prej plasteline. Ai shton se SPAK hakerohet me një klik dhe bën heroin me vonesë.
Sipas tij, SPAK ka kohë që nuk funksionon si strukturë e pavarur, por si arenë gladiatorësh me email dhe deklarata. Ai thotë se tani edhe email-i është bërë mjet lufte. Gazetari thotë se ndërkohë që ne merremi me “peshkun e vogël”, peshkaqenët lëvizin lirshëm mes dosjeve, email-ave dhe tenderëve të cilët i shpërndajnë vetë, por më pas kërkojnë armikun.
"Kemi të bëjmë me një luftë të brendshme për informacion. Kushdo me sy e vesh e kupton që këto të dhëna nuk dalin me “peshkim”. Dalin sepse ka njerëz brenda që kanë interes të djegin kundërshtarët. Nuk jemi në vitin 1997. Këto shantazhe me “ta nxjerr emailin publik” janë më shumë luftë për pushtet brenda drejtësisë sesa sulm ndaj institucionit.
Por më keq se SPAK-u janë shoqatat e gazetarëve. Në vend që të mbrojnë lirinë e fjalës dhe punën e gazetarëve të ndershëm (jo të shantazhuesve), heshtin! Gazetaria nuk mund të jetë zgjatim i prokurorisë. Nëse ka ndihmuar në nxjerrjen e të vërtetës, bravo i qoftë. Jo hetim, por mirënjohje meriton. Askush nuk duhet të kërkojë leje nga SPAK për të publikuar", shkruan ai.
Postimi:
Email-i i Dumanit prej titani, të tjerët prej plasteline! SPAK-u që “hakerohet” me një klik dhe pastaj bën heroin me vonesë.
Më 12 mars 2025, dikush shpërndau në WhatsApp disa materiale të siguruara nga email-at e disa prokurorëve të SPAK-ut. Jo nga sistemi i brendshëm i IT-së – jo, jo – vetëm nga email-at. Dhe SPAK, për një muaj të tërë, s’tha asnjë fjalë. Heshtje totale. Si një institucion që, sapo i del boja, merr frymë thellë, pret të kalojë vala dhe bën sikur nuk ndodhi asgjë.
Por kur më në fund foli – më 4 prill – e bëri me stil: “Sistemi nuk është prekur, vetëm email-at janë sulmuar.” A thua email-at nuk janë pjesë e sistemit! A thua dosjet nuk qarkullojnë përmes tyre! Dhe akoma më qesharake: kanë tentuar të hyjnë në email-in e Altin Dumanit, por “pa sukses”. Çudi e madhe! Email-at e të tjerëve bien si domate të kalbura, por ai i Dumanit qenka prej titani. Mbrojtje presidenciale.
Ndërkohë, informacione të ndjeshme – që dyshohet se lidhen me hetime për Gjiknurin, dosjen e Ahmetajt, persona që kanë depozituar në Kushtetuese sepse u janë ekspozuar të dhënat personale – kanë dalë në qarkullim. Pyetje: kush i ka shpërndarë? Kush i ka kopjuar? Kush i ka porositur?
Çfarë bën SPAK? Kap dy individë: një që ka bërë phishing (thuhet), dhe një tjetër që i ka shpërndarë. Dhe me kaq mbyllet rrethi. Vetëm kaq? Dy djem me laptop dhe papritur kemi “grup të strukturuar kriminal”? Po financuesit? Urdhërdhënësit? Përfituesit e materialeve?
Kjo ngjan më shumë me një përplasje të brendshme për kontrollin e dosjeve. Një sistem që po i nxjerr sytë vetes. Prokurorët ndahen në një skemë klasike ballkanike: i nënës dhe i njerkës. Njëri mbrohet me bunker emailash, të tjerët klikojnë një link dhe lënë institucionin pa mbathje.
Ironia më e madhe? Në vend që SPAK të hetojë burimin real të rrjedhjes, firmos urdhra për gazetarët. Sepse, sigurisht, problemi nuk është rrjedhja e informacionit, por fakti që publiku mori vesh. Sot, gazetari duhet të njoftojë prokurorin para se të publikojë. Kemi hyrë në kohën kur censura quhet “koordinim”.
Të gjithë e dimë që nuk është hera e parë:
• Të dhënat e gjendjes civile – 2008
• Targat, patentat, pagat, patronazhistët, TIMS-i
• Hakerat iranianë që u bënë më të informuar se SHISH-i
• Dhe gjithmonë: askush nuk mbahet përgjegjës
Për çdo skandal, gjithmonë e njëjta skemë: një komunikatë, një konferencë, një arrest me zhurmë dhe pastaj – heshtje. Kush u dënua për patronazhistët? Kush për sulmet ndaj TIMS-it? Pse viktima është gjithmonë gazetaria dhe ata që publikojnë, por kurrë ata që nxjerrin informacionin?
Sistemet tona janë më të shpuara se kulmi i Teatrit Kombëtar para prishjes.
E megjithatë, sa herë ka rrjedhje, del një deklaratë. Arrestohen dy veta me të njëjtin stil si në kronikat e vjetra të policisë: “autori ishte pa precedentë dhe bashkëpunoi me drejtësinë”. Dosja mbyllet me justifikimin “nuk u preka sistemi”.
Po si nuk u lodhët duke na trajtuar si budallenj?
Kemi të bëjmë me një luftë të brendshme për informacion. Kushdo me sy e vesh e kupton që këto të dhëna nuk dalin me “peshkim”. Dalin sepse ka njerëz brenda që kanë interes të djegin kundërshtarët. Nuk jemi në vitin 1997. Këto shantazhe me “ta nxjerr emailin publik” janë më shumë luftë për pushtet brenda drejtësisë sesa sulm ndaj institucionit.
Por më keq se SPAK-u janë shoqatat e gazetarëve. Në vend që të mbrojnë lirinë e fjalës dhe punën e gazetarëve të ndershëm (jo të shantazhuesve), heshtin! Gazetaria nuk mund të jetë zgjatim i prokurorisë. Nëse ka ndihmuar në nxjerrjen e të vërtetës, bravo i qoftë. Jo hetim, por mirënjohje meriton. Askush nuk duhet të kërkojë leje nga SPAK për të publikuar.
Pastaj, pse ju desh SPAK-ut një muaj për të reaguar? Pse reagimi vjen vetëm pasi informacionet janë bërë publike? Pse dosja mbahet në hetim nga prokurori që ka dosjen dhe nuk i kalon një prokurorie tjetër, siç është praktikë normale në çdo sistem të drejtësisë moderne për shkak të konfliktit të interesit!? Sepse problemi nuk është hakeri. Problemi është frika nga transparenca.
SPAK ka kohë që nuk funksionon si strukturë e pavarur, por si arenë gladiatorësh me email dhe deklarata. Tani edhe email-i është bërë mjet lufte. Dhe ndërkohë që ne merremi me “peshkun e vogël”, peshkaqenët lëvizin lirshëm mes dosjeve, email-ave dhe tenderëve… të cilët i shpërndajnë vetë, por më pas kërkojnë armikun!
ITALIA- Të mërkurën në Portin e Shëngjinit pritet të mbërrije anija me rreth 100 emigrantë nga Italia që do ...
ITALI- Një 22-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohet për grabitje banesash në se...
GREQI- Një grup të burgosurish në Greqi kishin planifikuar që të arratiseshin nga burgu, duke marrë peng një punonjës ...
ITALI- Detaje të reja janë zbardhur nga dëshmija e 23-vjeçarit filipinas Mark Antony Samson, i cili vrau 22-vjeçaren sh...
KORÇË- Një 34-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme nga policia në Korçë. Arre...
TIRANË- Çmimet e ushqimeve kanë vijuar rritjen në mars 2025 me ritme më të larta se mesatarja e përgjithshme. Sipas INSTA...
GJERMANI- Aeroporti i Mynihut do të tërhiqet nga këshillimi për projektin e ndërtimit të aeroportit të ri në Vlorë...
TIRANË- Mediat ndërkombëtare kanë komentuar vizitën e kryenegociatores së Bashkimit Evropian në Tiranë Kaja Kallas.&nb...
rayyan alwan, fadi alwan TIRANË- Rayyan Alwan, 24-vjeçarja palestineze u gjet e vrarë me thikë nga babai i saj, Fadi Alwan në ba...
ITALI- Një aksident tragjik është regjistruar në Itali ku ka humbur jetën një 46-vjeçare shqiptare. Aksidenti iu regjistr...