Aida Sakiqi, ambasadorja e Shqipërisë në Gjermani, mësohet se është vënë nën hetim nga Prokuroria dhe është shpallur e pandehur për tre vepra penale, të cilat janë: “Shpërdorimi i detyrës” – Neni 248, “Falsifikimi i dokumenteve zyrtare” – Neni 186 dhe “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore” – Neni 245.
Hetimi ka nisur nga denoncimi i bërë nga disa qytetarë që jetojnë në Gjermani, por edhe nga zyrtarë të rëndësishëm të shtetit gjerman, ndërkaq burimet thonë se ka pasur kallzime edhe nga punonjës të ambasadës.
Prokurorët e çështjes, pasi janë njohur me kallëzimet e disa personave dhe me faktet përkatëse, kanë kryer hetime paraprake duke marrë në pyetje disa dëshmitarë.
Abuzimet e ambasadores Aida Sakiqi janë denoncuar nga disa zyrtarë të përfaqësisë diplomatike, por edhe nga autoritetet gjermane. Bëhet fjalë për dhjetëra dokumente të klasifikuara dhe të falsifikuara prej saj, si dhe për abuzime në menaxhimin e fondeve të ambasadës.
Prokurorët kanë kryer disa veprime hetimore dhe kanë konstatuar se shpërdorime ka pasur jo vetëm me financat, dokumentet, tenderët dhe fondet, por edhe në emërimin e personelit.
Gjatë hetimit është konstatuar se janë shkelur rregullat e sigurisë kombëtare në emërimin e stafit, duke punësuar persona me shtetësi ruse, bullgare dhe holandeze.
Më herët është dashur ndërhyrja e SHISH-it (Shërbimit Informativ Shtetëror) dhe e shërbimit sekret gjerman për largimin e një shtetasi rus të emëruar nga ambasadorja shqiptare.
Ende nuk ka një reagim nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë apo nga Kryeministri për shkarkimin e saj.
Ndërkohë, emërimi i ambasadores Aida Sakiqi erdhi pas shkarkimit të ambasadorit Artur Kuko, i shkaktuar nga një incident me Presidentin Bajram Begaj.
Emërimi i Aida Sakiqit në ambasadën më të rëndësishme në Evropë mësohet se pati si shtysë dhe një marrëdhënie të afërt që ajo ka me gruan e Edi Ramës, Lindën.
Marrëdhënie që është ngjizur më shumë gjatë kohës që vajza e gruas së kryeministrit studionte në Holandë dhe Sakiqi ishte ambasadore në Hagë.
Gjithsesi, pritet që prokuroria, në mesin muajit mars, t’i adresojë Kryeministrit dhe Presidentit kërkesën për masën e sigurimit ndaj të pandehurës Aida Sakiqi dhe pezullimin e saj nga detyra.
Aida Sakiqi është konsideruar si mikeshë e gruas së kryeministrit, Linda Rama.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
25 Shkurt09:41
U shkatërrua nga rrëshqitja masive e tokës, nis demontimi i urës së Dragostunjës tek “Arrat e Gurrës”
Ka nisur zyrtarisht mëngjesn e kësaj të mërkure puna për demontimin e urës së Dragostunjës në vendin e quajtur &l...
AKTUALITET
25 Shkurt09:09
Lirohen gjashtë banorët e Baks Rrjollit, Qytetari: Më kanë shoqëruar dhjetë herë në polici
Gjashtë banorët e Baks Rrjollit në Velipojë të Shkodrës, të cilët u shoqëruan një ditë më parë...
AKTUALITET
25 Shkurt09:03
Tirana e fundit për fuqinë blerëse mes qyteteve evropiane, sipas Numbeo
Tirana renditet në vendin e fundit për fuqinë blerëse mes 26 qyteteve evropiane të analizuara nga platforma ndërkombëtare N...
AKTUALITET
25 Shkurt08:54
Mjegull e dendur, policia njofton drejtuesit e mjeteve për kujdes
Qendra e qytetit, por edhe zonat e tjera të Fierit janë zgjuar këtë mëngjes të mbuluara nga një mjegull e ...
AKTUALITET
25 Shkurt08:32
DETAJE/ Kush është polici shqiptar që u kap duke transportuar 1 milionë euro nga Serbia në Kosovë
Dogana e Kosovës njoftoi se në pikëkalimin kufitar në Merdarë, që lidh Kosovën me Serbinë, janë kapur rreth 1 mil...
Nga Gëzim Zilj
AKTUALITET
25 Shkurt08:28
Shkurt 1991, djemtë e “Skelës” u përleshën me enveristët e Vlorës
Pesë ditë pasi në Tiranë u rrëzua dhe u tërhoq zvarrë shtatorja e diktatorit Enver Hoxha, më 25.02.1991, komitetit i p...
AKTUALITET
25 Shkurt08:02
Kadastra sqaron si të aplikoni për rivlerësimin e pasurisë përmes e-Albania
Kadastra Shqiptare ka publikuar një udhëzim që sqaron se si duhet të veproni për të bërë rivlerësimin e pasuris&e...
AKTUALITET
25 Shkurt07:58
Anulohet tenderi 5.5 mln euro për përmirësimin e bregdetit të Durrësit, KPP: Të rihapet nga e para
Komisioni i Prokurimit Publik i kërkoi Fondit Shqiptar të Zhvillimit që të anulonte procedurën me fond limit 540 milionë lek&eum...
AKTUALITET
25 Shkurt07:54
Rrëshqitja masive Librazhd–Prrenjas; Rrugë e re, aktivizohen pika doganore për tregtinë
Nga rruga e re provizore, tek studimet në terren mbi gjeologjinë e deri tek mënyra si do të veprohet me qarkullimin. Ishin këto disa ...
AKTUALITET
25 Shkurt07:36
Rreth 3.8 miliardë euro për rrugët, fondet në rekord, por cilësia në kolaps! Investimet e reja të bëra vitet e fundit po shkërmoqen
Shqipëria ka investuar në infrastrukturën e transportit rrugor një shumë prej 370 miliardë lekësh, gati 3.8 miliardë e...