Aksident në aksin Levan-Vlorë, rëndohet trafiku në autostradë
Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e së shtunës në aksin Levan-Vlorë, ku një automjet tip Fiat ë...
Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e së shtunës në aksin Levan-Vlorë, ku një automjet tip Fiat ë...
Dikur, aty nga vitet 2003–2004, endesha kodrave të Parkut të Butrintit, së bashku me “shkencëtarin e zogjve”, siç...
Dhunimi fizik që tre vëllezërit nga Tropoja i bënë të paraburgosurit Petrit Çakri, në sy të gjyqtarit të p...
Tirana pritet të jetë sot qendra e një proteste mbarëkombëtare, duke shënuar ditën e 21-të të mobilizimit t&...
Shqipëria ka hyrë në një periudhë të ashpër të zhvillimeve demografike, duke u renditur në katër vendet e pa...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 81.8 lekë, në shitje me 82.8 lekë. Euro do të blihet me 94...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë një mot kryesisht të kthjell...
Dashi Do të ndiheni shumë të vendosur, sidomos në punë, dhe kjo do t’ju ndihmojë të zgjidhni disa mosmarrëveshj...
News24 ka siguruar pamjet me dron nga protesta e 20-të në Tiranë. Mijëra qytetarët, pas mbledhjes para Kryeministrisë, kanë v...
Heqja e gardhit në Kakome është komentuar edhe gjatë protestës së sotme kundër qeverisë, ku një prej protestuesve...

Kadastra Shqiptare ka publikuar një udhëzim që sqaron se si duhet të veproni për të bërë rivlerësimin e pasurisë. Hapi i parë është të identifikoheni në në e-Albania;
Më pas zgjidhni shërbimin: “Rivlerësimi i Pasurisë”, klikoni “Përfaqësuesi është i njëjtë me aplikantin”; Në faqen pasardhëse, zgjidhni pasurinë që doni të rivlerësoni, automatikisht shtohet edhe shërbimi “Lëshim kopje kartele të pasurisë së paluajtshme”;
Në vijim ngarkoni një dokument pronësie ose aktin e ekspertimit dhe licensën e ekspertit në PDF, nëse rivlerësimin e keni kryer me ekspert të licensuar;
Në faqen pasardhëse është reflektuar tarifa minimale e shërbimit, në përfundim klikoni “Dërgo”.
Kadastra sqaron se tarifa e shërbimit që ju shfaqet gjatë aplikimit nuk është fikse, por do të përllogaritet në varësi të shumës së tatimit që do të rezultojë nga rivlerësimi:
– Deri në 150,000 lekë tatim → 3,500 lekë
– Nga 150,001 – 300,000 lekë tatim → 7,000 lekë
– Mbi 300,001 lekë tatim → 10,000 lekë
Pas përllogaritjes ose verifikimit të rivlerësimit të kryer nga eksperti i licensuar, përcaktohet tarifa e saktë e shërbimit e cila përfshihet në faturën që ju vjen në e-Albania, thuhet në sqarim.
Ditën e djeshme iu hap rruga nisjes së procesit të rivlerësimit të pasurive të paluajtshme me tatim 5% nga 15% që është aktualisht.
Në Fletoren Zyrtare është publikuar udhëzimi i përbashkët i Ministrisë së Financave dhe Drejtorisë së Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), që rregullon procesin e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme për individët.
Ky udhëzimi përcakton se mënyrat e rivlerësimit do të jenë pranë ASHK-së (me çmimet minimale fiskale) ose nga ekspert i licencuar.
Në udhëzim përcaktohet se në rast se individi zgjedh që rivlerësimin e pasurisë ta bëjë ASHK-ja, ai bëhet me çmimet minimale fiskale, që janë në fuqi në momentin e kryerjes së procesit të rivlerësimit dhe në përputhje me përcaktimet e udhëzimit të përbashkët nr. 34, datë 29.12.2023, “Për tatimin e kalimit të së drejtës së pronësisë së pasurisë së paluajtshme”.
Baza tatimore llogaritet si diferenca midis vlerës së dalë nga rivlerësimi dhe vlerës së zbritshme të regjistruar më parë. Për ndërtesat, nga çmimi i referencës zbritet 1% për çdo vit përdorimi, deri maksimumi 30%. Për tokat, çmimi minimal fiskal është ai për metër katror sipas hartës së vlerave në fuqi.
Në rast se individi zgjedh rivlerësimin e pasurisë nga një ekspert i licencuar, baza e tatueshme, llogaritet si diferencë ndërmjet vlerës së pasqyruar në aktin e vlerësimit të pasurisë dhe vlerës së zbritshme. Në çdo rast, vlera e pasqyruar në aktin e vlerësimit të pasurisë nga eksperti i licencuar nuk mund të jetë më e vogël se çmimi minimal fiskal./Monitor
Komisioni i Prokurimit Publik i kërkoi Fondit Shqiptar të Zhvillimit që të anulonte procedurën me fond limit 540 milionë lek&eum...
Nga rruga e re provizore, tek studimet në terren mbi gjeologjinë e deri tek mënyra si do të veprohet me qarkullimin. Ishin këto disa ...
Shqipëria ka investuar në infrastrukturën e transportit rrugor një shumë prej 370 miliardë lekësh, gati 3.8 miliardë e...
Sot, 25 Shkurt 2026, dollari amerikan blihet me 81.3 lekë dhe shitet me 82.3 lekë. Euro blihet me 96 lekë dhe shitet 96.6 lekë. Franga z...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak m...
Pamjet e kapura nga policia tregojnë momentin kur një trafikant droge 18-vjeçar kapet me më shumë se 300 pako kokainë, të...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar së fundmi në shkollën 9-vjeçare “100-vjetori i Pavarësisë&r...
Dy persona kanë përfunduar në pranga pas aksidentit fatal që i mori jetën një 7-vjeçari në Tiranë. Në prang...
Kryeprokurori i SPAK, Klodian Braho, veç dënimit të Rezart Taçit, kërkoi edhe konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit...
Doganat thonë se kanë marrë masa konkrete për të garantuar vijimësinë e qarkullimit të mallrave dhe kryerjen e formalite...