''Osman Stafa u mor nga policia''/ Berisha dënon rrëmbimin e gazetarit: Kërkoj lirimin e menjëhershëm…
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar në lidhje me një lajm të denoncuar në media, ku gazetari Osman Stafa ësht...
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar në lidhje me një lajm të denoncuar në media, ku gazetari Osman Stafa ësht...
Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e kryeqytetit. Për herë të parë ata ecën në këmbë mbrëmje...
Protestuesit nisën marshimin masiv me ngjyra kuqezi në rrugët e kryeqytetit, pas dy orëve tubim para Kryeministrisë. Turma e madhe e ...
Kupa e Botës 2026 po dëshmon shkëlqimin e yjeve të reja të futbollit botëror. Lamine Yamal, supertalenti i Barcelonës, ka ...
Nga Lutfi Dervishi Një mik më dërgoi një mesazh që më bëri të mendohem gjatë:“Kur dolën nga burgu, Ma...
Ka përfunduar pjesa e fjalimeve dhe tubimit përpara godinës së Kryeministrisë në këtë ditë të 22-të t&e...
Një protestuese deklaroi nga protesta kundër Ramës se qytetarët janë lodhur nga padrejtësitë dhe nga premtimet boshe. Ajo ...
Aktori i mirënjohur Mehdi Malkaj ka marrë fjalën përpara mijëra qytetarëve, duke përcjellë një mesazh të for...
Edhe shqiptarët e Gjenovës në Itali kanë dalë në protestë këtë të diel për të kërkuar dor&eum...
Një vatër zjarri është regjistruar pasditen e kësaj të diele pranë fshatit Humelicë në Gjirokastër. Sipas i...

Policia e Elbasanit ka arrestuar 16 persona, 9 prej tyre të huaj në kuadër të operacionit të koduar “Metalurgjiku”. Të arrestuarit akuzohen se ushtronin aktivitetin e paligjshëm në përpunimin e mbetjeve.
Të arrestuarit janë Juncheol Chung – shtetas korean, Prakash Kadel – shtetas nepalez, Rahul Pal , Styend Pal, Munna Singh ,Rajesh Yadav , Aaditiya Raj, Rahul Pal , Dheeraj Kumar, shtetas indianë.
Ndërsa shqiptarët e arrestuar janë: Jakup Karaj, Ismail Dybeli ,Dorjan Xhufka, Elton Bejkolli, Besnik Abdiaj, Elton Beqi , Eglis Flaga.
“Nga hetimet intensive, si dhe inspektimet e kryera në bashkëpunim me Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, ka rezultuar se dy subjekte tregtare, të cilat ushtronin aktivitet në zonën e ish-Metalurgjikut, Bradashesh, Elbasan, kanë shkelur legjislacionin mjedisor, duke ndotur ajrin, ujërat dhe tokën, si dhe duke mos respektuar rregullat për menaxhimin e integruar të mbetjeve dhe përpunimin e mbetjeve të baterive”, thote policia.
Gjithashtu, për shkeljet e konstatuara lidhur me menaxhimin e integruar të mbetjeve, gjatë inspektimeve u vendosën masat administrative 3.000.000 lekë për një nga subjektet dhe 10.000.000 lekë për subjektin tjetër, si dhe u pezulluan aktivitetet e të dy subjekteve deri në përmbushjen e kërkesave ligjore.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Metalurgjiku”, i ndjekur prej disa muajsh me metoda speciale të hetimit, në bashkëpunim dhe nën drejtimin e Prokurorisë, për goditjen e krimeve kundër mjedisit.
Procedohen penalisht 2 subjekte juridike, bazuar në nenin 3 të ligjit Nr. 9754, datë 14.06.2007, “Për përgjegjësinë penale të personave juridikë”, të cilat ushtronin aktivitet të paligjshëm në përpunimin e mbetjeve dhe prodhimin e ferrokromit, duke shkaktuar ndotje të mjedisit.
Vihen në pranga 16 shtetas (9 prej tyre shtetas të huaj), me role drejtuese, teknike dhe punonjës.
Shpallen në kërkim 8 shtetas, aksionerë.
Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale kundër mjedisit, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Elbasan dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, pas një hetimi disamujor të ndjekur me metoda speciale, finalizuan operacionin policor të koduar “Metalurgjiku”.
Si rezultat i operacionit u vunë në pranga 16 shtetas, konkretisht:
J. C., 64 vjeç, shtetas korean, E. F., 48 vjeç, banues në Elbasan, administratorë;
B. A., 62 vjeç, E. B., 48 vjeç, të dy banues në Elbasan, drejtorë prodhimi;
E. B., 51 vjeç, banues në Elbasan, A. R., 31 vjeç, shtetas indian, inxhinierë/drejtues teknik;
R. P., 24 vjeç, S. P., 27 vjeç, D. K., 32 vjeç, R. Y., 38 vjeç, M. S., 43 vjeç, R. P., 24 vjeç, gjithë shtetas indianë, P. K., 32 vjeç, shtetas nepalez, J. K., 63 vjeç, D. Xh., 45 vjeç, të dy banues në Elbasan, përgjegjës turni/operator furre/punëtor;
I. D., 60 vjeç, shefi i Sektorit të Mjedisit në Bashkinë Elbasan, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
Gjithashtu, u referuan materialet procedurale në Prokurori dhe u shpallën në kërkim shtetasit B. Z., 43 vjeç, D. K., 54 vjeç, F. M., 55 vjeç, Gj. B., 48 vjeç, A. Sh., 72 vjeç, S. O., 67 vjeç, I. L., 53 vjeç, A. K., 38 vjeç, aksionerë të subjekteve tregtare, për veprat penale “Ndotja e ajrit, ujërave dhe e tokës”, “Fshehja e të ardhurave”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim. Po punohet për kapjen e tyre.
Nga hetimet intensive, si dhe inspektimet e kryera në bashkëpunim me Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, ka rezultuar se dy subjekte tregtare, të cilat ushtronin aktivitet në zonën e ish-Metalurgjikut, Bradashesh, Elbasan, kanë shkelur legjislacionin mjedisor, duke ndotur ajrin, ujërat dhe tokën, si dhe duke mos respektuar rregullat për menaxhimin e integruar të mbetjeve dhe përpunimin e mbetjeve të baterive.
Gjithashtu, për shkeljet e konstatuara lidhur me menaxhimin e integruar të mbetjeve, gjatë inspektimeve u vendosën masat administrative si më poshtë:
3.000.000 lekë për një nga subjektet dhe 10.000.000 lekë për subjektin tjetër, si dhe u pezulluan aktivitetet e të dy subjekteve deri në përmbushjen e kërkesave ligjore.
U sekuestruan celularë dhe DVR.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme.
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrethin Libofshë të F...
Thatësira, mungesa e mekanizimit dhe kostot e larta po çojnë këtë vit drejt rënies deri në 50% të prodhimit të ...
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në dalje të Fushë-Krujës, ku një automjet tip fuoristradë ...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 81.7 lekë, në shitje me 82.9 lekë. Euro do të blihet me 96...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë n...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në dalje të Fushë Krujës gjatë natës. Mësohet se një automjet ka pë...
Hetimet lejuan të rindërtonin një aktivitet të dendur të trafikut të kokainës të destinuar për blerës të ...
Një aksident i rëndë është regjistruar në fshatin Prush, kur një automjet drejtuar nga një 23-vjeçar, ka për...
Trafik i rënduar është regjistrua mbrëmjen e sotme në aksin nacional Tiranë-Durrës dhe anasjelltas. Në videon e siguru...
Një i burgosur në burgun e Lezhës tentoi të arratiset nga qelitë. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve informoi se Adriano Berisha...