AKTUALITET

EMRAT/ Kultivuan mbi 2 mijë bimë kanabis në Lezhë, Kurbin dhe Mirditë, arrestohen dy persona dhe shpallet në kërkim një tjetër

S.B Përditësimi i fundit 29 Qershor 2024, 12:40
EMRAT/ Kultivuan mbi 2 mijë bimë kanabis në Lezhë, Kurbin
pamje nga ngjarja

LEZHË- Arrestohen dy persona dhe shpallet në kërkim një tjetër. Mësohet se gjatë kontrolleve në Lezhë, Kurbin dhe Mirditë janë gjetur dhe sekuestruar 2105 bimë kanabis të kultivuara.

Gjithashtu janë arrestuar kultivuesit 45-vjeçari Gjovalin Lleshi dhe 57-vjeçari Dilaver Lika. Ndërkohë është shpallur në kërkim 48-vjeçari Martin Marku për kultivimin e mbi 300 fidanëve kanabis në Mirditë.

Njoftimi i Policisë:

Gjatë kontrolleve nga toka e ajri nëpërmjet përdorimit të dronëve të cilësisë së lartë, si dhe si rezultat i hetimeve proaktive, brenda 24 orëve të fundit janë finalizuar tre operacione policore për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, në Lezhë, Kurbin dhe Mirditë.

Gjatë këtyre operacioneve janë  evidentuar dhe asgjësuar me anë të djegies, 2105 fidanë e bimë kanabis.

Janë vënë në pranga dy shtetas si autorëve të dyshuar të kultivimit të bimëve të asgjësuara në Lezhë dhe Kurbin, si dhe vijon puna për kapjen e autorit të kultivimit të fidanëve narkotikë të evidentuara në Mirditë.

-Në Lezhë, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë u finalizua operacioni Policor i koduar “Verdikti” ku janë evidentuar dhe asgjësuar nëpërmjet djegies 1445 bimë të dyshuara narkotike kanabis, të kultivuara në fshatin Kashnjet, të Njësisë administrative Ungrej. Gjatë këtij operacioni, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit  Gj.Ll., 45 vjeç, banues në Lezhë, pasi nga terësia e veprimeve hetimore të kryera në kuadër të hetimit proaktiv të nisur mbi kultivimin e këtyre bimëve, janë siguruar prova, ndër to edhe filmike se ky shtetas është autori i kultivimit të bimëve të gjetura.

-Në Kurbin, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Giykatës së Shkallësë Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, u finalizua operacioni policor i koduar “No More”. Në kuader të këtij operacioni, në fshatin Fushë Gjormë, u kap brenda një parcele të kultivuar me 360 bimë të dyshuara narkotike kanabis, si dhe u arrestua në flagrancë shtetasi D.L., 57 vjeç. Arrestimi i tij u bë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, si autor i dyshuar i bimëve të gjetura në atë parcelë.

Në Mirditë, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, në kuadër të operacionit “Kubikët”, është bërë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasit M. M., 48 vjec, lindur në Xhuxhë, Fan, Mirditë dhe banues në Durrës, ku vijon puna intensive për kapjen e tij.

Gjatë operacionit, Policia gjeti dhe sekuestroi në vendin e quajtur  “Kroi i Kingjit”, në fshati Xhuxhë, Njësia administrative Fan, Bashkia Mirditë, 300 fidanë të dyshuar narkotikë të kultivuara në kubikë plastikë. Nga veprimet e shpejta profesionale dhe hetimore, Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë bënë të mundur identifikimin e  autorit të dyshuar, 48-vjeçarin e shpallur në kërkim, ku dhe gjatë kontrolit të ushtruar në banesën e tij, u gjetën edhe dy automjete me të cilët dyshohej se ky shtetas kishte transportuar kubiket me fidanë për ti kultivuar në tokë, si dhe u gjetën e sekuestruan edhe prova të tjera që kanë lidhje me këtë aktivitet kriminal.

Megaoperacioni kombëtar “Territor i pastër” vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Dilaver Lika , ndërsa është ndaluar Gjovalin Lleshi. Gjithashtu në kërkim është shpallur Martin Marku.

droge kanabis

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan