Dy shtetas shqiptarë janë dënuar në Itali për grabitjen e rëndë ndaj një biznesmeni, ndërsa një tjetër shqiptar, i dyshuar si organizatori i bandës, pritet të dalë në gjyq në korrik. Lajmi është bërë i ditur nga mediat italiane, sipas të cilave Klodjan Cesku, 31 vjeç, dhe Arsild Memaj, 21 vjeç, kanë pranuar fajin dhe janë dënuar me 4 vite e 3 muaj burg, si dhe 1,200 euro gjobë.
Ndërkohë, Marjan Ndrekaj, 44 vjeç, do të përballet me drejtësinë si i dyshuar për drejtimin e grupit kriminal. Gjykata rrëzoi kërkesën e tij për gjykim të shkurtuar, duke caktuar seancën në muajin korrik.
Të tre akuzohen për grabitje në bashkëpunim me rrethana rënduese.
Ngjarja ndodhi natën mes 7 dhe 8 tetorit 2025 në Trento. Katër persona hynë në vilën e biznesmenit 72-vjeçar, Eugenio Gallizioli, e kërcënuan me armë dhe e mbajtën peng për rreth katër orë. Sipas hetimeve, viktima refuzoi të tregonte kodin e kasafortës, çka detyroi autorët të përdorin një mjet prerës për ta hapur dhe për të marrë rreth 300 mijë euro.
Lëvizjet e autorëve u zbardhën përmes kamerave të sigurisë dhe përgjimeve, ndërsa tre prej tyre u arrestuan pas disa javësh në zona të ndryshme në Itali. Një person i katërt mbetet ende në kërkim.
Biznesmeni është paraqitur si palë civile dhe ka kërkuar 400 mijë euro dëmshpërblim për dëmet materiale dhe morale.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
17 Prill17:56
Pak orë nga protesta e PD, policia “blindon” Kryeministrinë! Skënder Hitaj zbret vetë në terren
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj, ka ndjekur nga afër masat për mbarëvajtjen e protestë...
AKTUALITET
17 Prill17:52
Zjarri në pallatin pranë QSUT/ Bllokoi rrugën për zjarrfikësen, IMT shemb farmacinë pa leje
IMT ka shembur sot një objekt pa leje pranë pallatit që mori flakë në zonën përballë QSUT-së.
Objekti i ident...
AKTUALITET
17 Prill17:48
VIDEO/ Peqini e Mati drejt Tiranës, shtohet pjesëmarrja në protestën e opozitës
Protesta e opozitës në orën 19:00 po shoqërohet me lëvizje gjithmonë e më të mëdha nga rrethet. Pas Kukësit,...
AKTUALITET
17 Prill17:41
Fotolajm/ Ky është Brian Dëma, polici fierak që përdori të miturin për të shitur drogë
Personi në foto është efektivi i forcave “Shqiponja” në Fier, Brian Dëma, i cili është dërguar për gjyk...
AKTUALITET
17 Prill17:36
Forca të shumta policie rrethojnë Kryeministrinë në kuadër të protestës së opozitës, i pranishëm edhe Skënder Hita
Protesta kombëtare e opozitës do të zhvillohet sot në orën 19:00, ndëra forca të shumta policie kanë rrethuar godin...
AKTUALITET
17 Prill17:23
Skandali i Sterilizimit/ Pasi u zhbë afera, Klodjan Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj 'mbyllin hesapet' me burgun
Ish zv/ministri i Shëndetësisë Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj 'mbyllin hesapet me burgun' në të njëjtin vit kur m...
AKTUALITET
17 Prill17:17
Zbulohet një tjetër bazë Call Centeri që mashtronte qytetarët europianë në Tiranë, sekuestrohen kompjutera dhe celularë
Policia e Tiranës ka zbuluar një tjetër ambient Call Centeri, ku dyshohet se mashtroheshin qytetarët europianë. Policia bën me dij...
AKTUALITET
17 Prill16:53
Protesta e opozitës/ Qytetari: Sot Kukësi marshon para narkoshtetit
Një numër i lartë qytetarësh dhe mbështetës të opozitës janë mobilizuar sot nga Kukësi drejt Tiranës, p...
AKTUALITET
17 Prill16:37
Bilanc tragjik nga aksidenti në Rrugën e Kombit, shkon në dy numri i viktimave! Plagosen 5 persona
Detaje të reja janë zbardhur lidhur me aksidentin e rëndë të ndodhur në Rruga e Kombit, në segmentin Rrëshen–Milot...
AKTUALITET
17 Prill16:29
"Udhëtim të mbarë, engjëlli im i vogël"/ Të afërmit dhe miqtë i japin lamtumirën e fundit 19-vjeçares Myrto
I gjithë komuniteti vendas është zhytur në zi për vdekjen tragjike të Myrtos në Argostoli të Kefalonisë. Prind&eu...