Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

DIBRA- Dy kushërinj, të shpallur në kërkim nga autoritetet italiane për vrasje dhe tentativë vrasje, janë arrestuar në Dibër ku fshiheshin dhe përdornin identitet tjetër. Bëhet me dije se në pranga kanë rënë Andon (alias Afrim) Sina, 51-vjeç, dhe Niko (alias Faslli) Sina, 48-vjeç, banues në fshatin Rreth Kale. Ata ishin në listën e 100 personave më të kërkuar në Itali dhe do të ekstradohen drejt shtetit fqinj.
Kushërinjtë akuzohen se në vitin 22 shtator 1999, kanë vrarë me sende të forta dhe mjetë prerëse shtetasin shqiptar me iniciale B.C dhe plagosën rëndë një tjetër shiptar, shtetarin me iniciale F.S.. Ngjarja ka ndodhur në Komunen Griciniano d’Aversa për arsye të lidhura me ndarjen e të ardhurave nga aktivitete të paligjshme.
Andon (alias Afrim) Sina dhe Niko (alias Faslli) Sina janë dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit të Napolit në Itali në vitin 2006, me nga 14 vjet e 11 muaj burgim secili për veprat penale “Vrasja me dashje e kryer në bashkëpunim”, dhe “Vrasja e mbetur në tentativë”.
Njoftimi:
Policia e Shtetit/Vijojnë nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit operacionet e njëpasnjëshme për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Difficult conditions”.
Operacioni në kushte të vështira të terrenit dhe të motit.
Kapen gjatë operacionit dhe vihen në pranga me qëllim ekstradimi dy të kërkuar të renditur në listën e 100 personave më të kërkuar në Itali.
Të arrestuarit të kërkuar në Itali që prej vitit 1999 të cilët fshiheshin në Dibër dhe përdornin identitet tjetër.
Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në kuadër të projektit të quajtur “Të kërkuarit”, që synon kërkimin dhe kapjen e të shtetasve me rrezikshmëri, bazuar në inteligjencën policore dhe bashkëpunimi i ngushtë me Zyrën e Ekspertit për Sigurinë në Shqipëri dhe Shërbimin për Bashkëpunimin Ndërkombëtar te Policisë, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Difficult conditions”.
Në kuadër të operacionit nga shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në bashkëpunim me Divizionin e 2-të dhe Zyrën e Ekspertit të Sigurisë në Shqipëri, në kushte shumë të vështira të terrenit dhe të motit, si dhe të rrezikshmërisë së lartë shoqërore të personave të kërkuar, u bë e mundur lokalizimi ne fshatin Rreth-Kale , kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimi drejt Italisë i dy shtetasve shqiptarë :
Andon (alias Afrim) Sina , 51 vjeç, dhe Niko (alias Faslli) Sina , 48 vjeç, banues në fshatin Rreth Kale Dibër.(kushërinj).
Këta shtetas janë dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit të Napolit në Itali në vitin 2006, me nga 14 vjet e 11 muaj burgim secili për veprat penale “Vrasja me dashje e kryer në bashkëpunim”, dhe “Vrasja e mbetur në tentativë”.
Këta shtetas në Komunen Griciniano d'Aversa, 22.09.1999, kanë vrarë me sende të forta dhe mjetë prerëse shtetasin shqiptar B.C dhe kanë plagosur rëndë shtetasin shqiptar F.S, për arsye të lidhura me ndarjen e të ardhurave nga aktivitete të paligjshme.
Hetimet e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Policinë Italiane, kanë bërë të saktësohet rruga e ndjekur e të arratisurve dhe kështu u bë e mundur zgjerimi i fushëveprimit të hetimit dhe u gjet vendndodhja e tyre në fshatin Rreth-Kale Dibër
Falënderim i veçantë për Shërbimin e Qendrës Operative dhe Skuadrën Fluturuese të Casertës, për koordinim të informacioneve dhe lëshim të urdhërarresteve nga Prokuroria e Përgjithshme pranë Gjykatës së Apelit të Napolit.
Bashkëpunim i ngushtë u realizua nga Divizionin e 2-të dhe Zyra e Ekspertit të Sigurisë në Shqipëri e Drejtorisë Qendrore të Policisë Kriminale Italiane.
Finalizimi i këtij operacioni me shkallë të lartë vështirësie, në vijim të dhjetëra operacioneve të zhvilluara më parë për kapjen e personave në kërkim për llogari të drejtësisë italiane, tregon qartë angazhimin maksimal dhe profesional të Policisë së Shtetit Shqiptar për të punuar me partnerët pa rezerva dhe si të barabartë, qoftë në veprime hetimore ashtu dhe në ato operacionale.
TIRANA- Dita e sotme do të jetë me mot të kthjellët dhe të ngrohtë gjatë orëve të paradites, ndërsa me ...
VLORA- Një ngjarje e rëndë ka ndodh në lagjen "Pavarësia" të Vlorës ku nëna rreth 35-vjeçe, e dyshuar si n...
VLORA- Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në Vlorë. Mësohet se një automjet tip "ML", me ngjyrë të z...
Sodiq Atanda VLORË - Një plagosje me thikë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Vlorë. Persona ende të p...
Foto ilustruese TIRANË - Në Shqipëri mjaft qytetarë janë përballur që prej fillimit të vitit me rritje të &cce...
KOSOVA- Një aksident fatal është regjistruar në Kosovë sot rreth orës 10:00 në aksin rrugor Domoroc-Hodonoc, në k...
Qytetari LEZHË - Pamje që shikoni më poshtë janë nga ngjarja që u regjistrua këtë pasdite në qytetin e Lezh&eu...
Foto ilustruese Lezhë - Qentë endacakë janë kthyer në një shqetësim për banorët e Lezhës, pasi kanë ...
TIRANË- Dita e Verës ka gjallëruar rrugët e Tiranës e cila është mbushur me familjarë e të rinj të cil&...
TIRANË- Të dhënat finale mbi treguesit ekonomik të ndërmarrjeve në vitin 2023 tregojnë se të ardhurat nga shitjet n&eu...