Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

LEZHA- Një aksion për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve është zhvilluar në Lezhë nga ku mësohet se në dy fshatra përkatësisht në Rrabosht dhe në Gocaj janë zbuluar dy sera në të cilat ishin kultivuar 1 640 fidanë dhe bimë narkotike kanabis sativa.
Bëhet me dije se në pranga kanë rënë tre persona, Gjovan Gjini, Agustin Çotaj dhe Pashk Ndreca, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim, të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Nga hetimet dyshohet se këta persona bashkëpunonin me 2 të tjerë që u konstatuan një ditë më parë, duke transportuar rreth 34 kg kanabis, për kultivimin, prodhimin dhe shitjen e kanabisit.
Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i plotë i policisë:
Lezhë/Vijon operacioni i koduar “Vakumi”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.
Si rezultat i hetimeve me metoda proaktive dhe i kontrolleve, zbulohen në fshatrat Rrabosht dhe Gocaj, 2 sera në të cilat ishin kultivuar 1 640 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa.
Vihen në pranga 3 shtetas që u kapën në flagrancë në sera. Shpallen në kërkim 2 shtetas të tjerë të dyshuar të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas bashkëpunonin me 2 shtetasit që u konstatuan një ditë më parë, duke transportuar rreth 34 kg kanabis, për kultivimin, prodhimin dhe shitjen e kanabisit.
Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Lezhë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, dhe me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të DVP Lezhë, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, në vijim të operacionit të koduar “Vakumi", kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:
Gj. Gj., 46 vjeç, banues në fshatin Rabosht, A. Ç., 33 vjeç, banues në fshatin Balldre dhe P. N., 31 vjeç, banues në fshatin Ungrej.
Gjithashtu, shpallën në kërkim shtetasit A. B., 40 vjeç, banues në fshatin Rabosht dhe M. D., 31 vjeç, banues në fshatin Ungrej.
Bazuar në informacionet e siguruara nga hetimet, shërbimet e Policisë kanë ushtuar kontroll në territoret e fshatrave Rrabosht, njësia administrative Kallmet, dhe Gocaj, njësia administrative Balldre, ku kanë zbuluar 2 sera në të cilat ishin kultivuar në total, në tokë dhe në vazo, 1 640 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa. Një pjesë e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me anë të djegies.
Gjithashtu, u sekuestruan 7 automjete dhe 7 celularë, që do t’i shërbejnë vijimit të hetimeve.
Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë. Ndërkohë, vijon puna për kapjen e shtetasve që janë shpallur në kërkim.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
atentati ne tirane TIRANË- Dy atentatet e ndodhura mbrëmjen e djeshme në Lezhë dhe Tiranë kanë tronditur vendin. Në Lezh...
vendngjarja ne lezhe LEZHË- Një automjet i djegur është gjetur ditën e sotme rreth 300 metra larg autostradës pranë...
gjykata e fierit FIER- Gjykata e Fierit ka caktuar "arrest në burg" për Ledjan dhe Klaudio Kapllanaj dhe Gerald Kollçakun, të ci...
altin dumani DURRËS- Kryeprokurori i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani ishte i pranishëm sot në Konferencën e...
TIRANA- Katerina Beqo është gruaja e Roan Brahimit, të ekzekutuar një vit më parë në Greqi, që dyshohet se ishte ...
TIRANË- Atentati i mbrëmshëm në Tiranë, kishte për synim eleminimin e bashkëshortes së Roan Brahimit, i vrarë...
TIRANA- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me dy atentatet e ndodhura mbëmjen e djeshme një në Lezhë dhe një në ...
foto e postuar nga flamur vezaj TIRANË- Gazetari Flamur Vezaj ka komentuar vendimin e Gjykatës së Posaçme për të akuzuarit ...
TIRANA- Personi në foto është 34-vjeçari Arenc Stafa, i cili u plagos në atentatin e mbrëmjes së shkuar në zon&...
vendngjarja ne lezhe dhe tirane TIRANË- Vendi është tronditur mbrëmjen e djeshme nga dy atentate mafioze. Në Lezhë, autor&eum...