Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
TIRANË- Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ditën e sotme ka pranuar kërkesën e SPAK për zgjatjen e masave të sigurisë ndaj grupit kriminal që trafikonte persona drejt SHBA dhe Kanadasë. Ky aktivititet i tyre bëhej kundrejt shumave të majme, që varionin nga 20 mijë deri ne 45 mijë dollarë.
GJKKO ka vendosur që personat nën hetim, Luc Melaj, Emanuel Melaj, Gëzim Camaj, Tonin Melaj dhe Bashkim Çokaj, të vijojnë të jenë nën masat e sigurisë të përcaktuara më herët. Luc Melaj do të vijojë të jetë në “arrest në burg”, ndërsa ai të dërgohet menjëherë në institucionin e paraburgimit, për të qëndruar aty në dispozicion të organit procedues.
Ndërsa Emanuel Melaj, Gëzim Camaj, Tonin Melaj, Bashkim Çokaj, do të vijojnë te jenë në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, duke iu ndaluar të largohen nga banesat e tyre.
1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë
24.07.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Marrjen në pyetje dhe
verifikimin e kushteve dhe kritereve të zbatimit të masës së sigurimit personal, e caktuar me vendimin nr. 81, datë 25.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ndaj personave nën hetim Luc Melaj, Emanuel Melaj, Gëzim Camaj, Tonin Melaj, Bashkim Çokaj.”.
2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe
Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, bazuar në nenet
112, 228, 229, 230, 238 dhe 248 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 88, datë 25.07.2024,
vendosi:
1. Vazhdimin e zbatimit ndaj personit nën hetim Luc Melaj, i dyshuar për kryerjen e
veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim
në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave
dhe i vizave” kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup
i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe
grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara nga nenet 298/1 – 28/4; 189/1 – 28/4,
333/a/2 dhe 334/1 të K.Penal; “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në
bashkëpunim parashikuar nga neni 298/3 i Kodit Penal; “Ushtrim i ndikimit të
paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni
245/1/1 i Kodit Penal, të masës së sigurimit personal “Arrest në burg” e parashikuar
nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin Nr. 81, datë 21.07.2024 të Gjykatës
së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
2. Vazhdimin e zbatimit ndaj personit nën hetim Emanuel Melaj, i dyshuar për kryerjen
e veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim
e parashikuar nga neni 298/3 i Kodit Penal, të masës së sigurimit personal “Arrest në
shtëpi” e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin Nr. 81, datë
21.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin
e Organizuar.
3. Urdhërohet personi nën hetim Emanuel Melaj që të mos largohet nga banesa e tij që
ndodhet në adresën: ****.
4. Vazhdimin e zbatimit ndaj personit nën hetim Gëzim Camaj, i dyshuar për kryerjen
e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim
e parashikuar nga neni 298/3 i Kodit Penal, të masës së sigurimit personal “Arrest në
shtëpi” e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin Nr. 81, datë
Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; ëëë.gjp.gov.al
21.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin
e Organizuar.
5. Urdhërohet personi nën hetim Gëzim Camaj që të mos largohet nga banesa e tij që
ndodhet në adresën: ****.
6. Vazhdimin e zbatimit ndaj personit nën hetim Tonin Melaj, i dyshuar për kryerjen e
veprës penale “Shpërdorim i detyrës”, e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, të
masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi” e parashikuar nga neni 237 i
K.Pr.Penale, caktuar me vendimin Nr. 81, datë 21.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të
Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
7. Urdhërohet personi nën hetim Tonin Melaj që të mos largohet nga banesa e tij që
ndodhet në adresën: ****.
8. Vazhdimin e zbatimit ndaj personit nën hetim Bashkim Çokaj, i dyshuar për kryerjen
e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”, e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, të
masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi” e parashikuar nga neni 237 i
K.Pr.Penale, caktuar me vendimin Nr. 81, datë 21.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të
Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
9. Urdhërohet personi nën hetim Bashkim Çokaj që të mos largohet nga banesa e tij që
ndodhet në adresën: ****.
10. Urdhërohet Policia Gjyqësore, që personi nën hetim Luc Melaj, të dërgohet
menjëherë në institucionin e paraburgimit, për të qëndruar aty në dispozicion të
organit procedues.
11. Urdhërohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për
ekzekutimin e këtij vendimi.
12. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 5 (pesë) ditëve në Gjykatën e
Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, afat i cili fillon nga
dita njoftimit të vendimit të gjykatës. Tiranë, më datë 25.07.2024. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar
Besnik Hoxha TIRANË- Gjyqtari i 21 janarit, Besnik Hoxha është përjashtuar përfundimisht nga sistemi i drejtësisë. Kole...
Stephan Morgenstern TIRANË– Gjykata e Lartë ka hedhur poshtë kërkesën e Prokurorisë së Tiranës për ekstr...
foto ilustruese BELGJIKË- Dënohet me katër vite burg një shqiptar në Belgjikë. Mësohet se shqiptari është...
foto ilustruese ANGLI- Dënohet me 32 javë heqje lirie një 35-vjeçar shqiptar në Britani. Mësohet se Klajdi Musta 35 vj...
foto ilustruese KAKAVIJË- Ndalohet në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës një 39-vjeçar shqiptar i shpallur n&eu...
Jan Prenga TIRANË-Ditën e sotme Gjykata e Lartë ka marrë vendimin për të vendimin e Apelit të GJKKO-së në lidh...
pamje nga zjarret MALIQ- Përfshihet nga flakët një sipërfaqe kodrinore mes fshatit Blacë dhe fshatit Podgorie në Maliq. ...
Mbledhja TIRANË- Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani ishte i ftuar i Akademisë Diplomatike të Ministrisë p&eum...
Pamje nga vendngjarja VLORË- Mesditën e sotme është raportuar se është përfshirë nga flakët fusha e ...
ANGLI- Një shqiptar i cili mbahej në një spital psikiatrik në Angli u dërgua drejtpërdrejt nga spitali, në një fluturi...