Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...

TIRANA- Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Tonin Vocaj, dha një deklaratë për shtyp për finalizimin e fazës së parë të operacionit policor të koduar “Tempulli 4”, ku njoftoi se janë arrestuar 24 persona. Vocaj tha se gjatë operacionit janë arrestuar shtetasit Vilson Tresa, Asllan Maqellara, Etgent Luzi, Kostandinos Deliu, Armand Haderllari, Blerim Biba, Ilir Tufa, Kevin Kolgegaj, Marios Saliaj, Damjan Hasani, Erblin Buci, Ervis Duro, Jurgen Xhafa, Aldo Grabovari, Gazmend Hoxha, Sajmir Gerbaj, Aleksander Kili, Orgest Beqo, Xhelo Ajasllari, Paolo Shyti, Ervin Rakipi, Erdi Kurti, dhe Adrian Ramushi.
Bëhet me dije se grupi kriminal shpërndante lëndë narkotike në shkolla e klube nate në kryeqytet. Nga 24 persona e rënë në pranga mësohet se 9 prej tyre janë arrestuar më parë dhe po hetohen me masën e sigurimit personal “Arrest në burg” pa afat, ndërsa 15 janë arrestuar ditën e sotme.
Gjithashtu bëhet me dije se u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
– 1.8 kg, lëndë narkotike kokainë;
– 18 kg, lëndë narkotike marijuanë;
– 350 doza, me lëndë të dyshuar narkotike sintetikeekstazi dhe LCD;
– aparatet celulare dhe automjetet e shtetasve tëimplikuar në këtë veprimtari kriminale.
DEKLARATA:
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Drejtues i Parë Tonin Vocaj, deklaratë për shtyp për finalizimin e fazës së parë të operacionit policor të koduar “Tempulli 4”.
Përshëndetje, Jam sot këtu së bashku me zëvendësdrejtorin për Hetimin eKrimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, zëvendësdrejtorin për Rendin dhe Sigurinë Publike, dhe shefin e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, për të bërë prezente rezultatet e fazës së parë të megaoperacionit të koduar “TEMPULLI 4” në kuadër të cilit u godit një grup që shpërndante lëndë narkotike kokainë, marijuanë,dhe droga sintetike, afër shkollave dhe në lokale nate, në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në zbatim të masave të përcaktuara në paketën e sigurisë në shkolla dhe të prioritetit të Policisë Shtetit, për të garantuar një mjedis sa më të sigurtë për nxënësit dhe për të parandaluar fenomenet negative në vijimësi, ka zhvilluar kontrolle dhe operacione për të goditur elementët apo grupe kriminale që tentojnë të zhvillojnë veprimtarinë kriminale duke bërë pjesë të rinjtë.
Sektori për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, dhe në vijim megaoperacioneve mbarëkombëtare Tempulli 1, 2, dhe 3, bazuar në inteligjencën informative, ka referuarmaterialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila ka regjistruar 2 procedime penale.
Pas një hetimi disamujor me metoda speciale të hetimit nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, u siguruan prova ligjore për dokumentinin e veprimtarisë kriminale të 28 shtetasve.
Mbi bazën e provave të siguruara gjatë hetimit, u organizua dhe finalizua faza e parë e operacionit “TEMPULLI 4”, në kuadër të cilit u kapën dhe u vunë në pranga 24 persona, 9 prej te cilëve janë arrestuar më parë të cilët po hetohen me masën e sigurimit personal "Arrest në burg” pa afat, ndërsa 15 janë arrestuar ditën e sotme. Gjithashtu vijon puna për kapjen e 4 shtetasve të tjerë ndiqen me masa kërkimi.
Gjatë operacionit janë arrestuar shtetasit Vilson Tresa, Asllan Maqellara, Etgent Luzi, Kostandinos Deliu, Armand Haderllari, Blerim Biba, Ilir Tufa, Kevin Kolgegaj, Marios Saliaj, Damjan Hasani, Erblin Buci, Ervis Duro, Jurgen Xhafa, Aldo Grabovari, Gazmend Hoxha, Sajmir Gerbaj, Aleksander Kili, Orgest Beqo, Xhelo Ajasllari, Paolo Shyti, Ervin Rakipi, Erdi Kurti, dhe Adrian Ramushi.
Gjatë hetimit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
- 1.8 kg, lëndë narkotike kokainë;
- 18 kg, lëndë narkotike marijuanë;
- 350 doza, me lëndë të dyshuar narkotike sintetikeekstazi dhe LCD;
- aparatet celulare dhe automjetet e shtetasve tëimplikuar në këtë veprimtari kriminale.
Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas shpërndanin lëndë narkotike, afër shkollave, në lokale nate dhe në ambiente të tjera të frekuentuara nga të rinjtë, në zona të ndryshe të Tiranës.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë në drejtimin e Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së parëtë Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë vijojnë veprimet hetimore për dokumentinin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të përfshirë.
Gjej rastin të përgëzoj Sektorin Kundër Narkotikëve dhe Sektorin e Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimin për hetimet cilësore me aplikim të metodave speciale të hetimit të kryera gjatë këtij viti dhe i nxis që këto hetime të vazhdojnë dhe në të ardhmen.
Po kështu në kuadër të bashkëpunimit të shkëlqyer mes Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe Drejtorisë Vendoretë Policisë Tiranë, falenderojmë prokurorin e këtyre procedimeve, z. Ritvan Suka dhe drejtuesin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Z. Arens Cela, për drejtimin, koordinimin dhe mbështetjen për finalizimin me sukses të operacionit.
Duke përfituar nga rasti dua të garantoj qytetarët, komunitetin e prindërve, nxënësit dhe stafet pedagogjike, se Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë në bashkëpunim edhe me oficerët e sigurisë në shkolla, është e angazhuar maksimalisht për të qënë në krah të stafeve petagogjike për të siguruar një proces mësimor sa më të qetë dhe normal.
LUSHNJË- Një 20-vjeçar është arrestuar sot në Lushnjë. Mësohet se O.V 20 vjeç, shiste kanabis në la...
ANGLI- Disa shqiptarë të cilët ndodhen në Qendrën e Dëbimit të Emigrantëve në Britani të Madhe, jan&eum...
MAT- Pronari i një lokali në lagjen "Partizani" në Burrel, është arrestuar ditën e sotme. Mësohet se A.D 29 vjeç...
At Nikolla Xhufka TIRANA- Kisha Othodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka reaguar pas pamjeve të publikuara në emisionin "Piranjat" mbr&eum...
HENRIGERT MITRI TIRANA- GJKKO ka lënë në qeli ish-drejtorin e Policisë së Lezhës, Henerigert Mitri. Ish-kreu i Policis&e...
ELBASAN- Në qarkun e Elbasanit janë goditur dy raste veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve teksa janë arrestu...
MALËSI E MADHE- Një 27-vjeçar është arrestuar në Malësi të Madhe pasi ka tentuar t’i vidhte bagëtit&...
TIRANA- Në shumë zona të kryeqytetit, si: zona pranë Pediatrisë, Alliasi, Fresku, Astir, tashmë prej ditësh paraqitet nj&eu...
TIRANË- Një aksident është regjistruar mëngjesin e djeshqm në aksin Lushnjë-Tiranë. Mësohet se nga aksidenti...
TIRANA- Menaxhimi i mbetjeve ndez sërish debatet në vend. Drafti i ri “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, që pë...