Radhë kilometrike në Kakavijë, pala greke vijon kontrollet me ritme të ngadalta
Radhë e gjatë automjetesh është krijuar në pikën kufitare të Kakavijës, në krahun e palës greke. Burime nga...
Radhë e gjatë automjetesh është krijuar në pikën kufitare të Kakavijës, në krahun e palës greke. Burime nga...
Aktivisti Edison Lika ka bërë një bilanc të 100 ditëve të protestës, ndërsa ka paralajmëruar vijimin e aksionit q...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të sotëm në 7 shtator në port&eum...
Qytetarët shqiptarë kanë paguar 70 milionë euro taksa për të rivlerësuar pasuritë e tyre të patundshme nga moment...
Një qytetar që ka vizituar Valbonën për pushime ka sjellë në redaksinë e “Piranjat News” pamje shqetësuese...
Babai i Eduart Kuçit, Arsimi, ka reaguar për herë të parë pas videos së bërë virale në rrjetet sociale, ku djal...
Një zjarr ka rënë në zonën e Bërzhitës, duke përfshirë një sipërfaqe me bimësi dhe shkurre. Flak&...
Një ngjarje tragjike goditi familjen shqiptare Manati, me origjinë nga Lushnja, në Jacksonville të Floridës, ku tre fëmijë hu...
Gazetarja Anila Hoxha raporton se ai përdori kartën e mikut të mirë dhe tha se i riu ishte shfaqur i shqetësuar për paratë ...
Kavaja, Himara, Vlora, Kamza, Durrësi, Vora janë bashkitë më të varura nga të ardhurat që gjeneron ndërtimi, pasi t&eu...

Një ambjent i përshtatur për kultivimin e lëndëve narkotike është zbuluar nga Policia në Shkodër.
Për pasojë janë arrestuar Përparim Ndrevataj, 27 vjeç, Sebastian Gjoka, 24 vjeç dhe Artan Bilali, 58 vjeç, ndërsa u shpall në kërkim K. P., 33 vjeç.
Gjithashtu, u ndaluan dy punonjësit e OSHEE-së Genc Aliaj, 63 vjeç dhe Blendi Cufaj, 33 vjeç, dhe u proceduan penalisht edhe pesë punonjës të tjerë për shpërdorim detyre.
Njoftimi i policisë:
Ndalohen gjithashtu 2 punonjës të OSHEE-së dhe procedohen penalisht edhe 5 punonjës të tjerë, për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” të kryer në bashkëpunim.
Sekuestrohen 119 bimë të dyshuara narkotike kanabis, 2 kg e 170 gramë të kësaj lënde të tharë, 284 pajisje elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike, 7 celularë, 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, disa dokumente italiane dhe një palë targa angleze, të cilat dyshohen si të falsifikuara, 3 byzylykë, 1 unazë dhe 1 orë dore Rolex, 1 DVR, 1 fenelinë si ato të policisë, 1 këllëf arme dhe rripa për mbajtjen e armës, si dhe një shumë vlerash monetare në paund.
Në vijim të planit të masave për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e specializuara ne DVP Shkoder, ne bashkepunim me Komisariatin e Policise Shkoder, te mbeshtetura nga Forca Operacionale dhe “Shqiponja”, kanë ushtruar kontrolle intensive në ambiente të mbyllura, me qëllim konstatimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike me anë të llambave, tharjes dhe përpunimit të tyre për shitje.
Në këtë kuadër u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Neonët 3”.
Në kuadër të operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit P. N., 27 vjeç, banues në fshatin Torovicë; S. Gj., 24 vjeç, banues në fshatin Mjedë; dhe A. B., 58 vjeç, banues në Shkodër.
Si dhe u shpall në kërkim shtetasi K. P., 33 vjeç, banues në Shkodër.
Në vijim të operacionit u ndaluan edhe shtetasit G. A., 63 vjeç, dhe B. C., 33 vjeç, të dy banues në Shkodër, dhe nisi procedimi penal për shtetasit G. Z., 36 vjeç; I. Rr., 34 vjeç; D. T., 54 vjeç; D. P., 32 vjeç; D. S., 39 vjeç; të gjithë banues në Shkodër dhe të gjithë punonjës të OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim.
Nga kontrollet në një ambient (magazinë) në lagjen “Mark Lula”, të përshtatur për kultivimin dhe tharjen e bimëve narkotike kanabis, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 119 bimë të dyshuara kanabis, 2 kg e 170 gramë të kësaj lënde të tharë, 284 pajisje elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike dhe 7 celularë.
Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit K. P., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, municion luftarak, disa dokumente italiane dhe një palë targa angleze të cilat dyshohen si të falsifikuara, 3 byzylykë, 1 unazë dhe 1 orë dore Rolex , 1 DVR, 1 fenelinë si ato të policisë, 1 këllëf arme dhe rripa për mbajtjen e armës, si dhe një shumë monetare në paund anglez.
Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit K. P. dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.
Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.
Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në Facebook, ish-kryeministri Sali Berisha komentoi protestën e fundit të opozitë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi marrjen të pandehur nga SPAK të Majlinda Bufit, kryetares së Bashkisë Roskovec....
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha iu përgjigj Edi Ramës, i cili e quajti “e keqja më e madhe e vendit”. Berisha th...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët u pyet për protestën e ditës së hënë, dhe ...
Kryetari i Partisë Demokratike denoncoi se Edi Rama shpenzoi 7 milionë euro për spektaklin me “Giro d’Italia”, duke shtuar se...
Policia e Tiranës ka arrestuar një 40-vjeçar, pasi mashtronte qytetarët se do t’i siguronte dokumentet për të udhët...
Qytetarë dhe aktivistë janë mbledhur paraditen e sotme në një protestë kundër ndryshimeve ligjore që prekin konceptin ...
Gazetarja e Syri TV, Alba Kepi, zbardh letrën që Luftar Hysa i dërgoi më 22 maj 2023 Ambasadorit amerikan në Meksikë, Ken Salaza...
Veliaj-Manastirliu-Rama Kryeministri Edi Rama konfirmoi se Ogerta Manastirliu do të mbetet kandidatja e Partisë Socialiste për të drejt...
Aktivistja, Kimete Klenja, gjatë fjalës së saj në protestë ka bërë thirrje për mbrojtjen e familjes tradicionale dhe j...